Emisioni “Plug”
Sonte do t`ju njohim me çuçkën e Kolonjës. Erion Isai, aktori që u bë kryetar bashkie, që duket në periferi të vendit, por nga shkalla e abuzimeve nuk është i tillë. Që prej vitit 2019 kur shkeli në Bashkinë Kolonjë, Erion Isai ka shpërdorur rreth 10 milionë euro fonde publike, vetëm për ndërtim ujësjellësash. Gjithashtu, drejtorët e tij kanë ndërtuar skema të ngjashme si ajo “5D” në Bashkinë e Tiranës, ku firmosin tendera për kompanitë e tyre apo të miqve të tyre, madje punimet që prokurohen nuk kryhen kurrë.
Jo vetëm tendera, por drejtori kryesor, i përfshirë në çdo tender dhe aferë të bashkisë Kolonjë, Armand Tafili, përfiton fonde nga IPARD për të ndërtuar agroturizëm, ndërsa objekti është ndërtuar pa leje dhe për këtë përgjegjës direkt sipas KLSH, është Erion Isai.
Në muajin shtator të këtij viti, SPAK mori nën hetim kryebashkiakun e Ersekës Erion Isai. Ndaj Isait dhe disa vartësve të tij, është ngritur deri më tani vetëm një akuzë, “shkelja e barazisë në tendera”. Veç Erion Isait, nën hetim me të njëjtën akuzë janë marrë dhe disa vartës së tij: shtetasit Muharem Tartari, Engjell Dine, Ermal Zylfo, Armand Tafil (për të cilin Plug ka folur te fondet IPARD), Erjon Cenko dhe Shpëtim Liço.
Ngritja e akuzave nga SPAK për kryetarin e bashkisë Kolonjë dhe vartësve të tij, është bërë pas hetimeve të nisura nga një kallëzim penal i regjistruar që në vitin 2020 në lidhje me projektin e rrugës Korçë-Ersekë, ku projekti u hartua dhe më pas zbatimi u mbikqyr nga kompania e Entela Çanos, që gjithashtu është marrë nën hetim nga SPAK. Kallëzimi është bërë nga inxhinieri Romeo Nazarko, njeriu që gjithashtu denoncoi te OLAF abuzimet me fondet IPARD. Emisioni Plug do t`ju tregoj sonte abuzimet me projektin e kësaj rruge, por edhe skemën korruptive që Erion Isai ka ngritur në bashkinë Ersekë me drejtorët e tij.
Pesë vjet nga regjistrimi i kallëzimit penal, SPAK sqaron në dosjen hetimore, se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, objekt i hetimit të këtij procedimi penal rezulton të jenë procedurat e prokurimit si më poshtë:
1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë),
2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)”,
3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”,
4.Procedura e prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”,
Dyshimet e ngritura nga SPAK janë se Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe bashkëpunëtorët e tij, në vetëm katër procedura prokurimi, dyshohet se kanë abuzuar me një vlerë prej 20 milionë eurosh.
Plug do të tregojë sonte, sesi miqësia e Erion Isait dhe Entela Çanos do të shndërrohet një histori vjedhjesh, korrupsioni dhe shpërdorimi i parave publike. Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Ersekës dhe të disa fshatrave nga burimet e Kozelit, është pikënisja e një afere që i ka kushtuar miliona euro dëm shtetit shqiptar.
Më 25 shtator 2020, Armand Tafili, njeriu që vetëm pak javë më parë u shfaq në investigimin e emisionit Plug si një nga përfituesit e fondeve IPARD, i dërgon një kërkesë Agjencisë së Prokurimit Publik ku kërkon zhvillimin me disa lote të për ndërtim ujësjellësi.
Dy ditë më pas, APP aprovon kërkesën e Armand Tafilit, që sipas hetimit të SPAK, mbante detyrën e Drejtorit të Prokurimeve në Bshkinë Kolonjë. Më 6 tetor, vetëm dhjetë ditë më pas, Erion Isai ngre një komision të posaçëm për prokurimin publik të disa procedurave. Komisioni përbëhet nga Muharem Tartari, Kryetar i Komisionit, Engjëll Dine dhe Ermal Zylfo anëtar komisioni.
Plug verifikoi pozicionet e tre anëtarëve të komisionit. Muharem Tartari, të cilit Entela Çano dhe vartësi i tij në këtë komision, Engjëll Dine i falsfikuan firmën për projektin e rrugës Korçë-Ersekë, rezulton se është Urbanist në Bashkinë e Kolonjës, dhe madje rezulton se është punonjësi më i paguar në këtë institucion. Sipas të dhënave, Tartari, në vitin 2020, rezulton se merrte një pagë bruto prej 1.4 milionë lekësh, gati dy herë më të lartë se dhe vetë Erion Isai, që merrte një pagë bruto prej rreth 850 mijë lekësh.
Vartësi i Muharem Tartarit në këtë komision, që aktualisht është dhe personi me akuzën më të rëndë të ngritur nga SPAK deri tani, Ëngjëll Dine, rezulton se në vitin 2020, ishte punëtor ngarkim shkarkimi me një pagë prej 39 mijë lekësh. Ermal Zylfo është gjithashtu një nëpunës zyre, me pagë 540 mijë lekë.
Mbetet e pashpjegueshme, pse Erion Isai në një komision tenderash me vlerë disa milionë euro, veç kryetarit me profesion inxhinier, vendosi edhe dy punëtorë të thjeshtë të bashkisë. Në të njëjtën ditë, që u ngrit për hartimin e specifikieve teknike dhe përllogaritjes së fondit limit, komisioni , i drejtohet personit përgjegjës për prokurimin, Armand Tafil, duke vënë në dijeni dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Isai, për dërgimin e termave të referencës dhe përllogaritjen e fondit limit.
Në procesverbalin e mbajtur nga komisioni i përllogaritjes së fondit limit për “Mbikqyrje Punimesh Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshaterave Faza e Dytë nga burimet e Kozelif”, bëjnë me dije se, vlera max është 3,852,518.02 lekë pa tvsh dhe vlera min 3,148,418.68 lekë pa tvsh.
Me një urgjencë dhe shpejtësi si ajo e zërit, Armand Tafili, po në datën 6 tetor, me anë të relacionit mbi procedurën e prokurimit i drejtohet Kryetarit të Bashkisë, Erion Isai dhe Drejtoreshës së Financës, Sofika Rexhepi, për 4 (katër) procedura prokurimi për mbikëqyrje punimesh, ku me nr 2 identifikohet objekti: Mbikqyrje Punimesh Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshaterave Faza e Dytë nga burimet e Kozelit.
Dhe pas këtij momenti, po brenda ditës, pra në datën 6 tetor, Erion Isai dhe Drejtoresha e Financës, Sofika RExhepi, i drejtohen përsëri me një tjetër shkresë Armand Tafilit, duke miratuar fillimin e procedurës së prokurimit, ku konkretisht me nr 2 identifikohet procedura e prokurimit me objekt: Mbikqyrje Punimesh Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshaterave Faza e Dytë nga burimet e Kozelit, me fond limit 3,852,518.07 lekë pa tvsh.
Dhe po në të njëjtën ditë, Erion Isai, urdhëron tenderimin e supervizimit të ujësjellësit të Kozelit, duke ngritur edhe komisionin të prokurimit i cili përbëhet nga Armand Tafili kryetar, Erjon Cenko anëtar, që nga verifikimi i Plug rezulton se ishte ekologjist në bashki dhe Shpëtim Liço anëtar, që në atë kohë ishte me detyrë inspektor taksash.
Në të njëjtën ditë, Erion Isai ngre edhe një tjetër komision, atë të verifikimit të ofertave i përbërë nga Ejona Mydini, nënkrytare e bashkisë, Erjon Hymeri me detyrë përgjegjës zyre dhe Gentjana Duka nëpunëse e zyrës së financës.
Ajo e martë e 6 tetorit 2020, duket se ka qenë një nga ditët më intensive në bashkinë Ersekë. Grupi i ngritur nga Erion Isai për të zhvilluar katër tendera, po në të njëjtën ditë, plotëson dosjet me kriteret teknike për të katër procedurat, dhe në të njëjtën ditë njoftohet edhe hapja e garës për katër tendera me objekt prokurimi supervizim punimesh.
Erion Isai dhe dy grupet e prokurimit të ngritur prej tij, u japin operatorëve ekonomik vetëm 12 ditë kohë për të dorëzuar ofertat, ndonëse për procedura prokurimi të tilla kërkohet më shumë kohë. Por kufizimi i kohës shpjegohet me faktin, se tenderat ishin të paracaktuar, madje vetë letrat, siç do t`ju tregojmë në vijim ishin hartuar Entela Çano. Në total për të katër këto procedura Prokurimi, Bashkia e Kolonjës tenderoi një fond prej rreth 60 mijë eurosh. Dhe siç rezulton më pas, dy nga tenderat u fituan pikërisht nga kompania e Entela Çanos.
Konkretisht, kompania e Entela Çanos fitoi tenderin e lotit të dytë me objekt: Mbikqyrje Punimesh Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshaterave Faza e Dytë nga burimet e Kozelit, me vlerë rreth 38 mijë euro pa TVSh dhe tenderin me objekt. Mbikqyrje Punimesh Rikonstruksioni i rrjetit ujitës të rezervuarit të Gjonçit, Bashkia Kolonjë me vlerë rreth 14 mijë euro pa tvsh. Pra në total, Entela Çano vetëm për të mbikqyrur puniemt e dy ujësjellësave, dokumnetacionin e të cilëve e kishte hartuar vet, përfitoi 52 mijë euro.
Por arritja deri në këtë pikë, kishte kaluar më parë në seri procedurash ekstraligjore, apo thënë ndryshe, tenderat i kishte kopsitur Entela Çano e A&E Engineering, Erion Isai dhe Arand Tafili. SPAK ka zbërthyer telefonin e Entela Çanos, për një tjetër hetim dhe rastësisht gjeti edhe të dhëna të aferës me Erion Isain. Më 1 korrik 2020, Erion Isiai dhe Entela Çano shkëmbejnë mesazhe në whats up.
Nga mesazhet, zbardhet fakti se Erion Isai i kërkon Entela Çanos të përgatis dokumentacionin e tenderit për ndërtimin e ujësjellësit të 14 fshatrave, që më pas do të tenderohej nga Bashkia Ersekë.
ERION ISAI – “Miremengjes, Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtem deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”.
ENTELA ÇANO — “Mirmengjes..ok.. mi dërgo Ok..te njejten gje po bejme edhe ne..reduktim parametrash”.
ERION ISAI — “Sa me shpejt s Pls”.
ENTELA ÇANO — “Ok..pa merak”.
ERION ISAI –“Me duhet deri te premtenMe duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla Nje zjarr te luteeeeem
ENTELA ÇANO –“Pa merak..do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme”.
ERION ISAI –“Je yll
ERION ISAI –“Kemi gati ndonje prevrntiv Te ndonje fshati?”
ENTELA ÇANO –“Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka..po sforcohemi shume per te arritur vleren..230 me tvsh..jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”.
ERION ISAI –“330 Eshte maх”.
ENTELA ÇANO “Shyqyr..”.
ERION ISAI –“Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une Te premte mengjes herët Duhen dorezu”.
ENTELA ÇANO — “Do bëj më të mirën e mundshme.. mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”.
ERION ISAI —“Ishte teeeepeeeeer e larte As behej fjale”.
ENTELA ÇANO — “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane..”.
Tre ditë pas bisedës së parë, Erion Isai zhvillon një tjetër bisedë me Entela Çanon, ndërsa kjo e fundit i dërgon një dokument me titull ““Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”. gjithashtu shtetasja Entela Çano i dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Njeri variant..eshte edhe nje tjeter qe do te te dergoj”.
Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”.
Pasi Entela Çano kopsit projektin, që ia kishte marrë Tomor Spahiut, Erion Isai nuk humbet kohë dhe e dorëzon në Agjencinë Kombëtare të Ujërave dhe Mbetjeve të Ngurta, që në atë kohë drejtohej nga Alqi Bllako. Erion Isai dhe Entela Çano zhvillojnë disa biseda deri në datën 15 shtator, kur kryebashkiaku i Eresekës, i jep Entela Çanos numrin e vartësit të tij, Armand Tafili, me qëllim që së bashku të pregatisin tenderin e paracaktuar të supervizimit të ujësjellësit, që do të fitohej nga Entela Çano.
ERION ISAI — “Armand Tafili, Do te te marre Per superviz.”.
ENTELA ÇANO — “Faleminderit shume”.
Ky është detaji shumë i rëndësishëm, që tregon se Erion Isai nuk i harron nderet ndaj miqëve. Ai i jep Entela Çanos numrin e Armand Tafilit, me qëllim që ky i fundit si drejtues i Prokurimeve, të shpërblente mikeshën e kryebashkiakut.
Në datën 17 shtator 2020, Entela Çano i dërgon Armand Tafilit një mesazh në telefon bashkëngjitur edhe dokumentin me titull: ar“1-KËRKESË_PËR_PROPOZIM_SHËRBIME_UJESJELLES KOZEL.docx”. Në një tjetër mesazh, Entela Çano i shkruan Tafilit, duke e sqaruar se punonjësit e bashkisë: 09.2020, në orën 12:25, shtetasja Entela Çano i dërgon shtetasit Armand Tafili mesazhin “Kane vetem daten per te ndryshuar Dhe personin qe e ka hartuar”, si dhe ka dërguar dokumentin e titulluar “2-DETAJIMI 1 MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx”. Pasi ka marrë mesazhet e mësipërme, shtetasi Armand Tafili ka dërguar mesazhin:
ARMAND TAFILI: “Dakort Entela.Shumë faleminderit. Mbetemi në kontakt.”.
ENTELA ÇANO — “Ok. Faleminderit”
Në datën 24 shtator 2020, Entela Çano dhe Armand Tafili shkëmbejnë të tjera mesazhe, ku drejtori i Erion Isait i tregon vlerën e fondit që pronarja e kompanisë A&E Engineering, pritet të përfitojë pasi të zhvillohet tenderi.
ENTELA ÇANO — “Armand pershendetje..si je ? Po te dergoj llogaritjet..por te lutem kjo vlere duhet mbajtur sekret..askush nuk duhet ta dije te lutem”, gjithashtu, i dërgon edhe një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.
ARMAND TAFILI –“Mire si je ti Patjeter”.
ENTELA ÇANO — “Ky eshte procesverbali.. Faleminderit ty..por te lutem askujť”.
ARMAND TAFILI — “Ri e qete”.
Rezulton se vlera maksimale e mbikëqyrjes 3,852,518.07 lekë pa tvsh, është vlera e fondit limit të procedurës së prokurimit me objekt me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, e publikuar nga Bashkia Kolonjë në datën 07.10.2020.
Vlera minimale është informacion shumë i rëndësishëm në këto procedura prokurimi, pasi nëse plotësohen kapacitetet (vlera e punëve të ngjashme, profili dhe numri i inxhinierëve, licencat e shoqërisë dhe të stafit, certifikimet) për të realizuar shërbimin, fitues shpallet operatori ekonomik që jep ofertën më të afërt me vlerën minimale që ka llogaritur autoriteti kontraktor.
Kjo, pasi nëse japin një vlerë më të ulët se vlera minimale e llogaritur nga autoriteti kontraktor, operatori ekonomik skualifikohet,pra, garën e fiton operatori ekonomik me ofertën më të ulët se konkurentët e tjerë por të barabartë ose më të lartë sesa vlera minimale. Rëndësia e informacionit mbi llogaritjen e vlerës minimale shprehet gjatë komunikimeve edhe nga vetë shtetasja Entela Çano, e cila i kërkon shtetasit Armand Tafili që këtë vlerë ta mbajë sekret.
Një tjetër moment i rëndësishëm, janë mesazhet e datës 5 tetor 2020, pra një ditë përpara se Erion Isai dhe gjithë stafi i tij, të firmosnin një mori letrash, procesverbalesh dhe të shpallnin brenda ditës, tenderin për mbikqyrjen e punimeve të ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit.
Në datën 5 tetor, Entela Çano interesohet drejtpërdrejtë tek Armand Tafili, për të marrë informacion se çfarë po bëhej me këtë tender.
ENTELA ÇANO — “Armand përshëndetje ..si je ?”.
ARMAND TAFILI –“Mire si je ti”.
ENTELA ÇANO –“Çfarë po bëhet me MBKQ e Kozelit ?”.
Por pas kësaj bisede Armand Tafili telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike, ku mesaduket drejtori i Erion Isait ka zgjedhur ta informojë me fjalë arkitekten Entela Çano për tenderin. Një ditë më pas, në datën e famshme 6 tetor 2020, Armand Tafili zhvillon një tjetër bisedë me Entela Çanon ku i kërkon konfirmim nëse dokumentat e tenderit për ujësjellësin e Ersekës janë në rregull.
Në datën 7 tetor 2020, Armand Tafili informon Entela Çanon të shoh Agjencinë e Prokurimit Publik, pasi tenderi më në fund ishte shpallur.
ARMAND TAFILI — “Si kalove E pe besoj”.
ENTELA ÇANO — “Mirë faleminderit..po e pashe..rrofsh..dorën e mbarë..”
ARMAND TAFILI –“Mbarë.”.
Një ditë pasi tenderi u shpall në publik, Armand Tafili i kërkon Entela Çanos t`i dërgojë tre nipte kompanish, përfshi të sajën, për t`u bërë ftesë në lidhje me këtë procedurë prokurimi. Entela Çano nuk humbet kohë, por i kërkon punonjëses së saj, Erjona Bujupi, që t`i dërgojë niptet dhe më pas ato ia kalon Armand TAfilit Kompanitë që u bëhet ftesë për këtë tender, janë “A&E Engineering shpk e Entela Çanos, M.A.K Studio e Tomor Spahiut, me të cilin Çano do të fitojë një nga tenderat e tjerë të shpallur në 6 tetor 2020, dhe SON Engineering & Construction, kjo ef undit kompani e Erind Bejlerit, mik i Erion Veliajt dhe Endri Fugës.
Në përfundim fituese shpallet pikërisht A&E Engineering e Entela Çanos për vlerën e 37 mijë eurove. Nga të dhënat e dosjes hetimore, rezulton se Erion Isai dhe vartësit e tij: Muharem Tartari, Engjell Dine, Ermal Zylfo, dhe në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço, kanë shkelur barazinë në tendera, duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik në disa nene.
SPAK
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.280 të vitit 2020, rezulton se shtetasi Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, 31 i duke vepruar nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor,Bashkia Kolonjë, për procedurën e prokurimit të sipërcituar, në bashkëpunim me personat përgjegjës të tjerë të autoritetit kontraktor, shtetasit Muharem Tartari, Engjell Dine, Ermal Zylfo, Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Por, situata bëhet edhe më e rëndë, pasi SPAK konstaton gjithashtu se Entela Çano kishte akses të plotë në Bashkinë e Kolonjës, duke hartuar vetë kriteret me të cilat fitonte tenderat që i firmoste Erion Isai.
SPAK
“Anëtarët e komisionit në përllogaritjen e fondit limit janë bazuar pa kryer një studim real të tregut, duke u mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi, “A&E Engineering” sh.p.k. Po ashtu, specifikimet teknike janë hartuar në të vërtetë nga administratorja e hoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k., e pandehura Entela Çano’
“Humori” Erion Isait me taksat, 7 milionë euro shpërdorime për ndërtim ujësjellësash
Deri më tani, treguam atë që SPAK ka gjetur nga hetimet për ndërtimin e Ujësjellësit të Kozelit. Entela Çano i dhuron Erion Isait një projekt për rrugën Korçë Ersekë, dhe si shpërblim merr pas disa tendera nga kryebashkiaku i Kolonjës. Madje, jo vetëm kaq, por Erion Isai i lë dorë të lirë mikeshës së tij inxhiniere, që të vendos vetë krieteret e pjesëmarrjes në garë dhe kompanitë që do të kishte rivale. Por, ajo që Erion Isai dhe Entela Çano duket se nuk kanë llogaritur, është fakti se veprimet e tyre do të shkaktojnë pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, të cilat janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Tenderi për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit, u shpall në datën 12 gusht 2020, ndërsa fituesi u shpall në datën 7 tetor 2020. Fituese rezultoi kompania ANK, e biznesmenit Agim Kola, i cili ndërtoi edhe Rrugën Korçë-Ersekë sipas projektit të falsifikuar të Entela Çanos. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 5 milionë euro me TVSH, ndërsa projekti, u hartua nga kompania M.A.K Studio e shtetasit Tomor Spahiu, për të cillin Plug do të vijojë investigimet në emisionet në vijim.
Sipas një auditimi të Kontrollit të LArtë të Shtetit, kryer në Ministrinë e Financave në vitin 2020, reuzlton se Bashkia e Kolonjës prokuroi ndërtimin e ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit, pas pasur fonde të mjaftueshme.
Në vitin 2020, qeveria shqiptare kishte parashikuar rreth 39 milionë euro fonde për ndërtimin e disa ujësjellësave në Bashkitë e Vendit. Sipas të dhënave, qeveria do të mbështeste edhe bashkinë e Kolonjës me rreth 99 milionë lekë, apo rreth 1 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit.
Por ndryshe nga sa parashihte qeveria, Erion Isai vendosi të tenderojë plotë 497,280,095 lekë për ndërtimin e Ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit, ndërsa afati i përfundimit të punimeve ishte dy vjet. Por, Sipas KLSH, Erion Isai, i ka shtrirë këmbët më shumë sesa kishte jorganin, duke shkelur ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar në të cilin është përcaktuar që “Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme mund të ndërmarrë angazhime të reja gjatë vitit buxhetor, por jo më vonë se data 15 tetor e çdo viti buxhetor…”.
Fondet e detajuara për këtë projekt investimi në muajin Korrik 2020 të vitit 2020 të cilat kaë mbetur të pa ndryshuara paraqiten si në tabelën e mëposhtme: Ndertim ujesjellesi per qytetin Ersekë dhe fshatrat, Faza e II-të nga Burimet e Kozelit vlera në muajin Korrik është 99,600,000 dhe vlera në muajin dhjetor është 99,600,000 lekë. Pra deri këtu është e qartë që Erion Isai ka shkelur së paku ligjin për Menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë. këtë e konstaton KLSH, e cila shprehet se kjo shkelje e Erion Isait shkakton një borxh prej 3 milionë eurosh për bashkinë Ersekë.
KLSH
“Ndërtim ujësjellësi për qytetin Ersekë dhe fshatrat, Faza e II-të nga Burimet e Kozelit, nuk rezulton i parashikuar në PBA 2020-2022 dhe është kontraktuar nga Bashkia Kolonjë në shumën 497 milion lekë me afat zbatimi 24 muaj. Nga auditimi konstatohet se shpërndarja e buxhetit sipas viteve nuk përputhet me afatin kohor të zbatimit të punimeve prej 24 muaj. Fondet e detajuara për këtë projekt investimi në muajin Korrik 2020 të vitit 2020 paraqiten në shumën 99.6 milion lekë dhe në PBA 2021-2023 vlera totale e parashikuar për tu financuar paraqitet në shumën 189.6 milion lekë. Për rrjedhojë diferenca paraqitet angazhim pa fonde buxhetore në shumën 307.7 milion lekë”
KLSH ka shkuar tre vjet me radhë në Bashkinë e Kolonjës duke audituar Erion Isain, ku ndër dhjetëra shkelje me pasoja të rënda financiare, janë dhe ato për ndërtimin e ujësjellësave.

Në një raport të vitit 2022, KLSH shprehet se Erion Isai ka shkelur ligjin për buxhetin e shtetit, në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit.
KLSH
“Nga auditimi konstatohet se sipas formularit të njoftimit të fituesit dhe fondet e regjistruara në SIQ sipas viteve, dhe shpërndarja e buxhetit sipas viteve, nuk përputhet me afatin kohor të zbatimit të punimeve prej 24 muaj duke krijuar detyrime të prapambetura për vitet në vijim pasi shpërndarja e fondeve të investimeve është përtej periudhës së faturimit të punimeve, si dhe kontrata është lidhur më vonë se data 15 tetor në kundërshtim me Ligjin për Buxhet. Nga auditimi konstatohet se për kontratën më sipër është kaluar limiti 3- vjecar i financimit të kontratës duke mos respektuar përcaktimet e bëra në ligjin për buxhet, ku citohet se e drejta për të kryer shpenzime mund të zgjatet përtej vitit buxhetor, por jo më shumë se 3 vjet pas përfundimit të vitit buxhetor, si dhe për rrjedhojë do te cojë në lindjen e detyrimeve të prapambetura të pa shmangshme në periudhat e më vonshme.”
Në të njëjtin raport, KLSH ka gjetur një tjetër shkelje të Erion Isait, i cili ka shpërdoruar 20 milionë lekë duke bërë përllogaritje të pasakta në vlerën e fondit limit, që do të prokurohej për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Ersekës duke shkelur VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
KLSH
“Bashkia Kolonjë ka realizuar përllogaritje të pasaktë të fondin limit të kontratës, pasi fondi i vënë në dispozicion nga AKUM është 498,000,000 me TVSH ose 415,000,000 pa TVSH, me një diferencë prej 1,963,458 lekë (416,963,458 – 415,000,000) më tepër. Veprimi i mësipërm ka ardhur si rezultat i mos heqjes së TVSH-së, për Makineri dhe pajisje. Sa më sipër konstatohet shkelje të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik.”
Sikur të mos mjaftonte falja e 20 milion lekëve ndaj kompanisë fituese për ndërtimine Ujësjellësit të Kozelit, Bashkia e Kolonjës, ka paguar para edhe për punime të pakryera.
Në vitin 2023, KLSH ka kryer një tjetër inspektim në bashkinë e drejtuar nga Erion Isai, rezulton se nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit të kontratës për punë publike me objekt “Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e Dytë nga burimet e Kozelit” Bashkia Kolonjë, me vlerë 497,280,095 lekë me TVSH, fituar nga “ANK” Sh.P.K, rezultuan diferenca në volume dhe punime ndërtimi, në vlerën 290,800 lekë pa TVSH. Për këtë arsye KLSH i ka lënë detyrë të menjëhershme bashkisë Kolonjë të arkëtojë vlerën prej 290,800 lekë pa TVSH nga shoqëria ANK shpk.
Nga të dhënat e thesarit, rezulton se Erion Isai ka paguar shumën e 497 milionë lekëve, apo më shumë se 5 milionë euro për llogari të kompanisë ANK shpk, në lidhje me punimet e ndërtimit të ujësjellësit të ri të Ersekës nga burimet e Kozelit.
Shpërdorimet e financave publike nga Erion Isai janë dhe më të mëdha. Raporti i KLSH i vitit 2024, tregon se janë të pesë raste ku kryebashkiaku i Kolonjës ka paguar dhjetëra mijëra euro pagesa për punime të pakryera ndaj kompanive që kanë ndërtuar disa ujësjellësa në Kolonjë.
Konkretisht, Erion Isai i ka falur 942,303 lekë pa TVSH apo gati 11 mijë euro me TVSH kompanive Arkonstudio Shpk & 4 A-M Shpk, për punimet që këto dy kompani nuk i kanë kryer kurrë në projektin “Rikonstruksion i rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të furnizimit me ujë të qytetit të Leskovikut. gjithashtu këto kompani, deri në vitin 2024, nuk kanë vendosur nuk kanë vendosur në punë disa pajisje të scadës, ndërsa vlera e dëmit përllogaritet në rreth 4.4 milionë lekë, apo 45 mijë euro.
Edhe për projektin e ndërtimit Rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë në 14 fshatrat e Kolonjës, Erion Isai ka paguar një shumë prej rreth 13 mijë eurosh pa tvsh për punime të pakryera ndaj kompanisë AGI KONS.
KLSH ka gjetur se janë shpërdoruar edhe 12 mijë euro pa tvsh për kolaudimine punimeve të projekteve të ujësjallësave në fjalë.
Nga përllogaritjet e emisionit Plug, rezulton se vetëm për punime të pa kryera kurrë në katër projektete ujësjëllsash, Erion Isai ka paguar plotë 8,211,344 lek apo rreth 83 mijë euro. Pra, thënë ndryshe, bamirësi kryetari bashkisë së Ersekës, Erion Isai, jo vetëm që ka tenderuar projektet e ujësjellsave me dokumentete të dyshuara të falsifikuara, apo duke prokuruar punë publike në shkelje të ligjit të buxhetit të shtetit, por është bërë bamirës ndaj kompanive që kanë fituar tenderat, duke u falur një faturë prej 83 mijë eurosh për punime të pakryera.
Nëse kjo nuk duket një shumë e madhe, skandali është dhe më i madh pasi po sipas një hetimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryer në vitin 2024, Erion Isai dhe drejtorët e tij, kanë abuzuar me rreth 7 milionë euro tendera vetëm për ujësjellësat.
KLSH
“Kryetari i Bashkisë Kolonjë, të analizojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë për kualifikimin e ofertave ekonomike të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese të Dokumenteve Standarde të Tenderit, me pasojë përdorimin pa efektivitet dhe eficencë të fondeve publike për vlerën 713,328,744 lekë pa TVSh. – Komisioni i Vlerësimit të Ofertave gjatë procedurës së vlerësimit duhet të vlerësojë të vlefshme dhe të kualifikojë një ofertë vetëm kur ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe dokumentet e tenderit që autoriteti kontraktor ka vlerësuar të nevojshme, duke shpallur fituese ofertën me çmimin më të ulët, kur ky i fundit është kriteri përcaktues.”
SKANDALI ‘5D’ NË ERSEKË – Erion Isai ‘qerasi’ drejtorin Spiro Zoto me 210 mijë euro për Vitin e Ri
Deri më tani treguam se Erion Isai, vetëm për ndërtim ujësjellësash, ka abuzuar mbi 7 milionë euro. Ndërsa SPAK ende nuk ka arritur të shkojë pikërisht te abuzimet e mëdha, duke u ndalur vetëm te afera prej 50 mijë eurosh mes Erion Isait dhe Entela Çanos.
Në vijim, do t`ju tregojmë se kryebashkiaku i Ersekës, e ka pasur dorën e lëshuar te financat publike, ku në disa investime ka paguar mbi 250 mijë euro të tjera, për punime që nuk u kryen kurrë. Dhe paratë përfunduan pikërisht në kompanitë e drejtorëve apo vartësve të Erion Isait, duke ngritur dyshime të forta për një tjetër skemë “5D” në Bashkinë e Kolonjës.
Në datën 6 dhjetor 2023, pra vetëm tre javë larg nga fundi i atij viti, Erion Isai tenderoi rikonstruksionin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita Malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë.
Vlera e tenderit ishte 240 mijë euro. Kompanitë fituese të këtij tenderi ishin kompania REHOVARI SHPK dhe B93 II shpk. Sipas tenderit, brenda katër muajve nga nënshkrmi kontratës, pra nga data data 6 dhjetor 2023 deri në datën 6 prill 2024, kompanitë duhet të kishin përfunduar punimet për rikonstruksionin e digës së Rezervuarit të Gjonçit.
Projekti parashikon rikonstruksion dhe punime të ndryshme për riparimin e digës së rezervuarit të Gjonçit, duke përfshirë punime si prerje bimesh, rrafshim skarpate, riparim kalldrëmi, punime në kurorën e digës si ndërtimi i parapetit B/a, shtresë çakëlli, shtresë stabilizanti, punime për riparimin e ujëlëshuesit, punime për riparimin e shkarkuesit katastrofik duke përfshirë edhe një urë 4 m mbi të.
Në digë ka punime te tjera si vendosje reperash topografik, vendosje pajisjesh pjezometrike për matjen e nivelit të ujit, vendosje pajisje inklinometër vertikal për monitorimin e devijimit të mundshëm në drejtimin vertikal të digës, mbjellje skarpatës së poshtme etj.
Financimi për këtë projekt, u bë nga buxheti i shtetit, konkretisht nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shoqëria REHOVARI SHPK do të kryente 18.63 % të punimeve ndërsa shoqëria tjetër, B93 II shpk do të kryente mbi 80 % të punimeve.
Nga kqyrja e faqes së spendingdata, rezulton se kompania REHOVARI SHPK, tre javë pasi nënshkroi kontratën me bashkinë Kolonjë për rikonstruksionin e rezervuarit të Gjonçit, ka marrë në datën 29 dhjetor 2023 një pagesë në vlerën e 210 mijë eurosh nga Bashkia Kolonjë.
Sipas kontratës, kontraktori do të paguhet për sasinë e punës së realizuar, me tarifën në preventivin në njësi për secilin zë punimesh, pra thënë ndryshe, pagesat për këtë tender ndaj kompanive që do të kryenin punimet, do të disbursoheshin pasi të ishin dorëzuar situacionet e kryerjes së punimeve.
Dhe më tej, kontrata parashikonte se mbikëqyrësi i punimeve duhet të kontrollojë punimet e ekzekutuara nga kontraktori dhe duhet të verifikojë shumën që duhet t’i paguhet kontraktorit, brenda 20 ditëve pune nga data që kontraktori paraqet komunikatën e tij 134 tek drejtuesi i projektit.
Ndërsa një tjetër pikë e kontratës, parashikonte që nëse Autoriteti Kontraktor gjatë zbatimit të kontratës, ka informacion për veprime korruptive informon organet kopetente. Nga kjo e fundit, kuptohet që ishte detyrë e Bashkisë Kolonjë dhe kryetarit të saj Erion Isai, që jo vetëm të mos paguante para pa përfunduar punimet, por nëse konstatonte se kompanitë nuk kishin kryer punime dhe kishin dorëzuar situacione të rreme, bashkia duhet t`i dërgonte për hetim në Prokurori.
Në faqen e Prokurimeve Publike, rezulton se bashkia Kolonjë ka anuluar procedurën për mbikqyrjen e punimeve, ndërsa sipas një raporti të KLSH, Erion Isai ka nënshkruar kontratë me një kompani që identifikohet vetëm me gërmën e parë të saj “V” shpk dhe përfaqësues ligjor shtetasin me inicialet M.S. Nga verifikimet e Plug, rezulton se kompania me incialet “V” është Viking Enginneering, ndërsa edhe incialet M.S, përputhen me ato të administratorit të kompanisë, Shtetasit Marvi Shamat.
Një tjetër detaj që konfirmon këtë fakt është se bashkia Kolonjë ka anuluar tenderin e mbikqyrjes, ndërsa KLSH ka gjetur gjithashtu se për kontratën prej rreth 5 mijë eurosh nuk janë kryer pagesa nga bashkia kolonjë për mbikqyrsin e punimeve. Sipas kontratës, mbikqyrësi i punimeve, është përgjegjës për fondin e veprës.
Situacionet e paraqitura nga kontraktori pas kryerjes së punimeve në faza të ndryshme mund të paguhen nga Investitori vetëm pasi të jenë shqyrtuar dhe firmosur nga mbikëqyrësi i punimeve; Pika 20. Kur vërehen shkelje të dispozitave ligjore Investitori ka të drejtë t’i urdhërojë mbikëqyrësit pezullimin e punimeve dhe i lind e drejta të kryej prishjen e kontratës duke kërkuar dëmshpërblim mbikëqyrësit. Vlera e shërbimit të mbikëqyrjes është 486,235 lekë pa TVSH, e cila nuk është likuiduar nga Bashkia Kolonjë. Por në këtë rast, rezulton se kontrata mes bashkisë Kolonjë dhe Mbikqyrësit të punimeve ka qenë fiktive.
Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion referuar Urdhër shpenzimit nr. 1117 datë 27.12.2023, konstatohet se deri më datë 05.04.2024, referuar protokollit të Bashkisë Kolonjë për muajin Dhjetor 2023 të administruar nga grupi i auditimit, nuk disponohet Akti Dorëzimit të sheshit të ndërtimit i cili duhet të mbahej midis palëve. Nuk disponohet asnjë dokument në lidhje me Njoftimin për fillimin e punimeve në objekt, por disponohet vetëm Vendimi i Kryetarit të Bashkisë E. I., Nr. 51 datë 27.12.2023 “Për miratimin e deklaratës për kryerje punimesh”.
Në vendimin Nr. 51 datë 27.12.2023, miratohet deklarata e kryerjeve të punimeve të riparimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të infrastrukturës së ujitjes, për objektin e rezervuarit të Gjonçit dhe mbrojtje lumore. Pra, tre javë pasi ishte lidhur kontrata mes bashkisë Kolonjë dhe kompanisë REHOVARI shpk, jo vetëm që nuk ishte dorëzuar sheshi i ndërtimit për kryerjen e punimeve, por kryetari i bashkisë Erion Isai firmos deklaratën për kryerjen e punimeve, duke nxjerr njëkohësisht edhe urdhër xhirimi për kryerjen e pagesave në favor të kompanisë Rehovari shpk.
Pra deklarata për kryerje punimesh është firmosur 21 ditë më vonë nga data e lidhjes së kontratës. Me shkresën e sipërmarrësit “Rehovari.” shpk nr. 15 prot., datë 27.12.2023, protokolluar në Bashkinë Kolonjë nr. 6183 prot., datë 27.12.2023 (21 ditë pas lidhjes së kontratës), drejtuar vetëm mbikëqyrësit të punimeve, por jo për dijeni Bashkisë Kolonjë, kërkohet likuidimi i situacionit nr. 1 i punimeve datë 27.12.2023 në vlerën prej 22,167,288 lekë me TVSH.
Duke zbritur 5 % garancinë e punimeve në masën 1,108,364 lekë, vlera për tu likuiduar është 21,058,924 lekë me TVSH. Situacioni pjesor nr. 1 është nënshkruar nga mbikëqyrësi i punimeve M. S. si përfaqësues i shoqërisë “V.” shpk, kontraktorit dhe Kryetarit të Bashkisë Kolonjë E. I.. Situacionit pjesor nr. 1, në masën 96 % të punimeve, ku nuk disponohet 135 asnjë relacion bashkëlidhur apo raport mbi ecurinë e punimeve pas 21 ditësh nga lidhja e kontratës dhe në të njëjtën ditë për lejimin e kryerjes së punimeve sipas vendimin Nr. 51 datë 27.12.2023 të Bashkisë.
Vlera e situacionit të mësipërm ishte e pamundur të realizohej në masën 96 % të kontratës dhe kjo dëshmon për një fiktivitet pagesash, duke favorizuar drejtëpërdrejtë kontraktorin e punimeve.
Dhe sipas KLSH, ky abuzim ngarkon me përgjegjësi drejpërdrejtë Kryetarin e Bashkisë Erion Isai, i cili ka shkelur së paku 2 ligje, një VKM dhe tre udhëzime të qeverisë. Skandali është dhe më i madh, pasi jo vetëm që Erion Isai pagoi 210 mijë euro tre javë pasi nënshkroi kontratën dhe pa kryer asnjë punim, por as katër muaj më pas, pra kur kompania duhet të përfundonte zyrtarisht punimet, në digën e rezervuarit të Gjonçit nuk u realizua asnjë punim.
KLSH
“Më datë 06.04.2024, referuar kontratës së zbatimit, përfundon edhe afati i zbatimit të kontratës dhe nga ana e BOE “Rehovari” & “B93 II.” shpk, nuk është realizuar asnjë zë pune duke mos ngritur as kantierin e punimeve. Pra, pas 4 muajsh nga nënëshkrimi i kontratës, nuk ishte realizuar asnjë punim dhe nuk ishte marrë asnjë masë nga Bashkia Kolonjë, kjo gjë ka çuar në përfitimin e padrejtë të fondeve të buxhetit të shtetit në vlerën 21,058,924 lekë me TVSH, e cila përbën Dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit.”
Kompania që fituese e këtij tenderi, Rehovari SHPK, ngre dyshime serioze se është një version “5D” i Erion Isait në bashkinë e Kolonjës. Kompania është krijuar në 1 mars 2017 nga shtetasi Spiro Zoto, ndërsa selia e kompanisë ishte pikërisht fshati Rehovë, aty ku Erion Isai ka përqëndruar vitet e fundit të gjitha investimet e bashkisë.
Objekti i aktivitetit të kompanisë ishte fusha e ndërtimeve publike dhe civile, ndërsa kapitali i kompanisë ishte 1 milion lekë. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, kompania nuk dorëzon asnjë bilanc në qendrën kombëtare të biznesit, duke ndonëse menjëherë pas themelimit të saj, shoqëria Rehovari përfitoi dy tendera, një në 2 qershor 2017 për rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit Kronjza në Leksovik dhe një vit më vonë përsëri nga bashkia Kolonjë fitoi sërish një tnder me të njëjtin objekt, rikonstruksion i linjës së ujësjellësit Kronjza në Leskovik. Të dy tenderat janë shënuar me flamur të kuq.
Në vittin 2023, kompania dorëzon për herë të parë bilance në QKB pesë vjet pasi ishte krijuar. Për vitin 2022 kompania deklaron 27 milionë lekë apo rreth 270 mijë euro xhiro, ndërsa për vitin 2021, kompania deklaron rreth 200 mijë euro të ardhura. Nëvitin 2022 kompania deklaron gjithashtu një fitim të pashpërndarë në vlerën e 14 mijë eurove.
Në balance, për vitin 2022, Rehovari me pronar Spiro Zoton, deklaron llogari të arkëtueshme, nga disa biznese, përfshi shoqërinë Zeqillari shpk në pronësi të Adriatik Zeqillarit, një tjetër personazh që ka marrë tendera të shumtë nga Erion Isai, Qendrën Shëndetësore Çlirim në bashkinë Erseë, AMU shpk. Në total, Zeqillari deklaron se ka për të mbledhur një shumë prej 42 mijë eurosh. Një detaj tjetër është fakti se kompania REHOVARI shpk, edhe pse gjeneron të ardhura të konsiderueshme, dekalron se nuk ka asnjë lloj pasurie të regjistruar në aktivet e saj, ndërsa numri i punonjësve është mesatarisht 4 punonjës në vit.
Ndonëse një kompani që gjeneronte të ardhura dhe kishte fitime të pashpërndara, në datën 4 tetor 2023, Spiro Zoto vendos çuditërisht të dhurojë kompaninë te një bashkëqytetar i tij, shtetasi Euljon Kasko, banues në fshatin Starje të Kolonjës.
Pra Spiro Zoto vendos të falë një kompani me kapital 1 milion lekë, dhe me një fitim të pashpërndarë prej 190 mijë eurosh, ndërsa deri në 1 janar 2024, fitimi i pashpërndarë rezulton në vlerën e 210 mijë eurosh.
Plug ka siguruar një dokument, që dëshmon se Spiro Zoto deri në tetor 2023, ka qenë Kryeplak i fshatit Rehovë, ndërsa në tetor 2023, Spiro Zoto do të emërohet Kryetar i Njësisë Administrative Qendër në bashkinë Kolonjë.
Dy muaj më vonë, Erion Isai do të firmoste për kompaninë e Spiro Zotos, që ia dhuroi Euljon Haskos, edhe tenderin për rezervuarin e Gjonçit duke i paguar paradhënie 210 mijë euro pa kryer asnjë punë. Plug ka siguruar gjithashtu një dokument që tregon se edhe Euljon Hasko është një funskionar në bashkinë e Kolonjës, pasi rezulton se është kryeplak i fshatit Starje.
Tashmë i mbetet SPAK të vërtetojë se ku shkojnë paratë e dy prestanomeve të kompanisë Rehovari, të cilët janë njerëzit e besuar të Erion Isait.
Fiktivitetin e kompanisë REHOVARI SHPK, e dëshmojnë edhe bilancet vitit 2024. Nga të dhënat e bilanceve, shtatë vjet pas themelimit, kompania e Spiro Zotos dhe Euljon Kaskos, rezulton se nuk ka në pronësi asnjë tokë, asnjë ndërtesë, asnjë pajisje, asnjë kompjuter, apo asnjë zyrë. E vetmja pasuri e kompanisë që merr tendera nga Erion Isai, është vetëm një makinë me vlerë 240 mijë lekë të rinj.
“Vendimmarrje e jashtëligjshme”, Erion Isai u kujdes personalisht për agroturizmin pa leje ndërtimi të drejtorit Armand Tafili
Është e qartë deri këtu se Erion Isai, ka krijuar një mini “5D” në bashkinë Kolonjë. Ku kryetarit të njësisë administrative të Rehovës dhe kryeplakut të fshatit Starje, u bën dhuratë 210 mijë euro nga taksat e qytetarëve në fundin e vitit 2023. Kompania e drejtorëve të Erion Isait, merr paradhënie të gjithë fondin e tenderit dhe nuk kryen asnjë punim në digën e rezervuarit të Gjonçit.
Nga ana tjetër, kompania rezulton se nuk ka as dhe një lopatë në dispozicion për të kryer punime, por paratë që i merr nga Erion Isai i kapitalizon si fitim neto, që tashmë pret të shpërndahet në formën e dividentit. E teksa këto janë shkelje të faktuara, “5D”, Plug do t`ju tregoj detaje nga një tjetër “5D” e bashkisë Kolonjës, Armand Tafilin, drejtorin që përfitoi mbi 230 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar Agro Turizëm.
Siç edhe e keni kuptuar deri më tani, emri i Armand Tafilit është i lidhur me çdo aferë të Erion Isait në bashkinë e Kolonjës. Ai ka firmosur pothuajse çdo tender, ku siç dëshmohet, dëmet ndaj buxhetit të shtetit shkojnë në miliona euro.
Dhe duket se për shërbimet që i ka bërë shefit të tij, Erion Isai, Armand Tafili u shpërblye, duke përfituar një grant prej 234 mijë eurosh nga IPARD, për të ndërtuar një agro turizëm. Plug, po risjellë përsëri në kujtesë sesi Armand Tafili, ky nëpunës i thjeshtë i bashkisë së Kolonjës, u bë papritmas biznesmenë me fondet e IPARD, në konflikt të hapur interesi.
Ky shtetas nuk ka pasur asnjë lidhje me bujqësinë, pasi së paku nga të dhënat publike nuk rezulton se është një fermer. Provë është edhe fakti se Armand Tafili u regjsitruar me nipt si person fizik në 7 prill të vitit 2021. Është e qartë, se qëllimi i regjistrimit të këtij nipti ka qenë për të përfituar plotë 234 mijë euro nga fondet IPARD me qëllim ndërtimin e Agro Turizëm Rohan. Dhe siç shihet nga foto, ky agroturizëm është vatra e zyrtarëve socialistë të juglindjes për të ngrënë dreka e darka në një biznes të ndërtuar me paratë që duhet t`i merrnin fermerët shqiptarë.
Siç paralajmëroi Plug, ka vijuar investigimin për Armand Tafilin. Ky shtetas, ka regjistruar nipt si person fizik në datën 7 prill 2021. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Armand Tafili ka regjistruar emailin e tij dhe të bashkëshortes Matilda Tafili. Kjo e fundit, rezulton gjithashtu të jetë punonjëse në Bashkinë Kolonjës, si edukatore në një nga kopshtet e qytetit. Nga themelimi i këtij biznesi e deri më sot, Armand Tafili nuk ka regjistruar asnjëherë bilance në qendrën kombëtare të biznesit.
Nga një hetim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se Erion Isai miratoi leje ndërtimi për vartësin e tij drejtor, Armand Tafili, duke shkelur disa ligje.
Sipas KLSH, Erion Isai miratoi certifikatën e përdorimit jo në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi për lejen e ndërtimit, duke gjetur të paktën tetë shkelje të rënda ligjore, të cilat do të mjaftonin për të dërguar para drejtësisë Erion Isain dhe disa vartës së tij.
“Nga auditimi i procedurës së miratimit të çertifikatës së përdorimit, për të cilën është marrë vendimi për miratim të Kryetarit të Bashkisë Kolonjëpër objektin “Ndërtim objekte në funksion të agroturizmit”, me adresë në Ersekë, Bashkia Kolonjë, paraqitur nga zhvilluesi Armand Tafaili u konstatua se:
1. Aktet e kontrollit sipas fazave të ndërtimit nuk janë përpiluar dhe dorëzuar elektronikisht sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, neni 27/1, pika 1. Nga auditimi i dokumentacionit të ngarkuar elektronikisht në sistemin e-lejet konstatohet se mungojnë të gjitha aktet e kontrollit.
2. Mungon akti përkatës i lëshuar nga institucionet kompetente për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, kjo në kundërshtim me VKM-në nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, neni 27/2, pika 1, nënpika ë).
3. Mungon projekti as-built, kjo në kundërshtim me VKM-në nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, neni 27/2, pika 1, nënpika g). Projekti as-built, duhet të ngarkohet në çdo rast kur objekti nuk ka respektuar projektin arkitektonik të miratuar.
4. Mungon dokumentacioni i plotë i ngarkuar në sistemin e-leje tek i cili nuk u gjetën fotografi në të gjitha anët e fasadave, kjo në kundërshtim me VKM-së nr. 408, datë 13.5.2015, “Për miratimin e rregullores së 146 zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, në nenin 27/2, në pikën 1, gërma j, përcaktohet që në dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për pajisjen me certifikatë janë fotografi të objektit në të gjitha orientimet.
5. Mungojnë licencat profesionale të shoqërisë ndërtuese, kjo në kundërshtim me VKM-në nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, Neni 27/2, pika 1, nënpika k).
6. Mungon kontrata midis zhvilluesit dhe mbikëqyrësit të punimeve, kjo në kundërshtim me VKMnë nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, Neni 27/2, pika 1, nënpika l).
7. Mungon akti përkatës për menaxhimin e mbetjeve urbane, kjo në kundërshtim me VKM-në nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, Neni 27/2, pika 1, nënpika ë).
8. Mungon çertifikata përfundimtare e auditimit të eficencës energjitike, kjo në kundërshtim me Ligjin nr.124/2015 “Për eficencën e energjisë”, pika 5, nënpika b).
Për miratimin e çertifikatës së përdorimit në kundërshtim me përcaktimet ligjore të sipërcituara, ngarkohen me përgjegjësi tre zyrtarë të bashkisë Kolonjë dhe kryebashkiaku, Erion ISai, që sipas KLSH, ka bërë vendimarrje të jashtëligjshme.
KLSH
“Gjithashtu, në zbatim të Ligjit 107/2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, neni 29, pika a), për vendimmarrjen e jashtëligjshme lidhur me aplikimin për leje ndërtimi në territorin administrativ të Bashkisë Kolonjë, ngarkohet me përgjegjësi: Erion Isai., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë”
Plug ka siguruar të dhëna të tjera, që tregojnë thellojnë këtë skandal. Erion Isai edhe pse ishte në dijeni të plotë për shkeljet ligjore që po kryente, është kujdesur personalisht për ndërtimin e Agroturizëm Rohan, të drejtorit të tij Armand Tafili, duke e promovuar pa asnjë droje. Në 24 tetor 2023, Erion Isai publikon në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me Armand Tafilin dhe një tjetër person, duke inspektuar punimet për ndërtimin e katër vilave të Agro Turizëm Rohan.
Madje, kryebashkiaku krenohet me investimin duke shkruar: Një super hapësirë po i vjen Kolonjës. Një bujttinë sharmante në shpat të Gramozit në Starje! Turizmi është porta e madhe e kësaj krahine që vetëm këtë vit është rritur 2,5 herë nga viti i kaluar. Falë mbështetjes se fondeve të BE Armandi dhe familja e vet po na shton një mrekulli në “gjoks” të Gramozit; Starje!
Më 26 shkurt, Olta Xhaçka dhe Erion Isai, bujtin në agroturizmin e Armand Tafilit, duke bërë përsëri një inspektim të imtësishëm të punimeve, për ndërtimin e vilave, që ndërtoheshin pikërisht me paratë që duhet t`i merrnin fermerët shqiptarë, por që përfunduan në xhepin e drejtorit të Erion Isait.
Dhe pavarësisht këtyre shkeljeve ligjore, Ministria e Mjedisit, në vitin 2020, ka licensuar Armand Tafilin ME “CERTIFIKATË PARAPRAKE PËR VEPRIMTARI PRITËSE TË CERTIFIKUAR SI AGROTURIZËM”.
Armand Tafili, rezulton se është punësuar në Bashkinë Kolonjë, në vitin 2016, ku Plug ka siguruar një dokument që tregon se drejtori i ardhshëm i Erion Isait, filloi punë në zyrën e gjendjes civile, duke u kualifikuar për këtë pozicion pune me vetëm 14 pikë nga 100 që duheshin gjithësej nga testimi që zhvillohej për pranimin në shërbimin civil.
Por pavarësisht njohurive të tij të dobëta, shërbimet ndaj Erion Isait, Elisa Spiropalit, Niko Peleshit dhe Olta Xhaçkës, duket se e shndërruan këtë personazh në jo vetëm drejtor të rëndësishëm në bashkinë Ersekë, por edhe në një drejtor “5D”, që përfiton leje ndërtimi nga shefi i tij dhe mbi të gjitha me këtë leje ndërtimi të paligjshme, përfiton 234 mijë euro grant nga fondet IPARD për të ndërtuar një agroturizëm.
Nga kaq sa ju paraqitëm, e kuptoni pse Erion Isai la aktrimin, ku fitonte të ardhura të konsiderueshme, për të punuar si kryebashkiak i Ersekës me një rrogë prej vetëm 84 mijë lekësh të rinj në muaj.
Ju treguam, se me firmën e tij, sot qytetarët shqiptarë llogarisin një dëm financiar prej më shumë se 10 milion eurosh vetëm për ndërtim ujësjellësash.
Treguam se Erion Isai, me dijeni të plotë mbështeti skemat “5D” të drejtorëve, duke u firmosur diku qindra mijëra euro tendera për punë që nuk u kryen kurrë, dhe diku, duke u kujdesur personalisht për ndërtim agroturizmi me paratë e fermerevë dhe mbi të gjitha, me 8 shkelje të rënda ligjore.
Javën e ardhshme, do t`ju tregojmë se Erion Isai e pati dorën dhe më të rëndë, ku përsëri me firmë të tij, u falsifikua projekti i rrugës Korçë-Ersekë, që u kushtoi qytetarëve shqiptarë mbi 82 milionë euro.














