Historia që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një konflikt familjar, i cili i kalon kufijtë e njerëzores.
Një grua rrëfen se në kushte të rënda psikologjike ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe djalin prej 16 vitesh në familjen e saj, edhe pse ata janë të martuar prej vitesh, sepse kunata dhe kunati kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk i lejojnë që të hyjnë brenda, edhe pse gruaja rrëfen se shtëpia me dokumente është në emër të bashkëshortit.
Gruaja rrëfen se po kalon një situatë të vështirë, madje kjo situatë u përdor publikisht, gjë që e çoi gruan në tentativë vetëvrasjeje.
Ndërkohë në emision bashkëshorti i saj rrëfen se kunata I ka dhunuar bashkëshorten kur kjo e fundit ishte shtatzanë.
“Motra ime ka goditur bashkëshorten time kur ishte shtatzënë. I gatshëm të bëj kompromis më bashkëshorten e të ndahemi. Gruaja më kërkon të mos shkoj më në banesën e prindërve, por nuk kam çfarë të bëj”, tha ai.














