Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kanosur me armë policin e zonës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. Sh.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti sapo ka parë policin me shërbim dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu (pistoletë), të cilën e mbante pa leje.
Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se shtetasi L. Sh. po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Policia ka sekuestruar armën sportive dhe automjetin që drejtonte i dyshuari. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.














