Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Durrësit, ku një 25-vjeçar ka vrarë me thikë të atin. Viktima është identifikuar si 69-vjeçari Pjetër Kodheli, i cili humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Autori i dyshuar, Marjan Kodheli, u kap pas rreth dy orësh nga policia, në një lokal në pronësi të së motrës në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas burimeve, i riu ishte larguar menjëherë pas krimit nga banesa familjare.
Raportohet se 25-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.













