Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur rreth orës 00:10, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në afërsi të një marketi.
Makina tip Porsche që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj.
17-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar në polici, teksa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Dyshohet se i riu që drejtonte makinën mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.
Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.














