Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer në një prononcim për mediat sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore.
Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë.
“Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme. Më ka marrë 52 zgjoj blete 15 thi . Me këto jetoj unë. Dhe me këtë hotel çfarë kam pas në hotel të gjitha i ka marrë përveç mallit e dëmeve materiale në hotel. Shteti mirë është të na ndihmojë, por nuk besoj në të. Edhe herë të tjera jemi përmbytur, por jo si këtë herë”, tha ai.















