• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Qeveria ka shpallur objektivin për të bërë një ekonomi cashless brenda vitit 2030 duke nënkuptuar kanalizimin e shumicës së pagesave drejt instrumenteve alternative. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë një rritje të shpejtë të pagesave elektronike në Shqipëri, por sidoqoftë, pagesat cash ngelen dominuese dhe objektivi i qeverisë duket ambicioz.

Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ekonomie cashless (pa para fizike) brenda vitit 2030.

Në vazhdim, ministrja e Ekonomisë ka paralajmëruar aplikimin e masave për uljen e përdorimit të cash në ekonomi vitin e ardhshëm.

Objektivi për një ekonomi cashless nënkupton zëvendësimin e pjesës më të madhe të transaksioneve që kryhen me para fizike me forma alternative të pagesave, ku përfshihen shërbimet që ofron sektori bankar dhe financiar, si transfertat nga llogaria apo pagesat me kartë.

Me zhvillimin e teknologjisë, transfertat nga llogaria sot mund të kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike (internet banking), madje edhe pagesat me kartë në pikën e shitjes prej vitesh po konkurrohen me pagesat direkte nga llogaria, nëpërmjet QR Code.

Lexo edhe:

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

Në Shqipëri, teknologjia e pagesave në vitet e fundit ka ecur me ritme të shpejta. Kjo është reflektuar edhe në rritjen e numrit të pagesave nëpërmjet kanaleve alternative.

Por, të dhënat e disponueshme, tregojnë se Shqipëria ngelet një ekonomi me dominim të përdorimit të parasë cash në transaksionet ekonomike.

Dominimi i parasë fizike është i lidhur me faktorë të shumtë, duke filluar nga informaliteti dhe evazioni fiskal, niveli modest i edukimit financiar apo perceptimi se format alternative të pagesave janë më të kushtueshme, pa vendosur shpesh në balancë kostot dhe përfitimet e secilës formë pagese.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, objektivi për t’u zhvendosur drejt një ekonomie cashless në një afat pesëvjeçar duket ambicioz, por, megjithatë, së pari, ai duhet përkthyer në kontekstin e duhur.

Një ekonomi cashless nuk duhet kuptuar si një ekonomi ku paraja cash nuk përdoret fare, por si një ekoomi ku ajo përdoret vetëm në një pakicë të transaksioneve të pagesave.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se edhe në ekonomitë më të zhvilluara të Europës, paraja cash ngelet instrumenti kryesor i kryerjes së transaksioneve ekonomike, megjithëse pagesat elektronike janë në ekspansion të vazhdueshëm.

Eurozona, 52% e pagesave kryhen në cas

Sipas një ankete të kryer nga Banka Qendrore Europiane (ECB) me 40 mijë pjesëmarrës, 52% e transaksioneve ekonomike në Eurozonë gjatë vitit 2024 u kryen me para cash.

Në 14 nga 20 vendet e Eurozonës, paraja cash është metoda më e përdorur e pagesës dhe përbën midis 45% dhe 55% të transaksioneve në gjysmën e vendeve anëtare.

Duke krahasuar vendet në Eurozonë, përdorimi i parave të gatshme varion nga 22% në Holandë në 67% në Maltë.

Europa Jugore dhe Lindore mbeten veçanërisht dominuese në përdorimin e parasë cash, me Italinë, që regjistron një total prej 61%, Spanjën, me një total prej 57% dhe Slloveninë, me 64%.

Europa Veriore dhe Perëndimore, përfshirë Holandën (22%), Finlandën (27%), Luksemburgun (37%), Belgjikën (39%) dhe Francën (43%), priren më shumë drejt pagesave dixhitale.

Midis katër ekonomive më të mëdha të BE-së, Franca është i vetmi komb nën mesataren e Eurozonës prej 52% për përdorimin e parasë cash, ndërsa Gjermania qëndron pak mbi këtë, në nivelin 53%.

Megjithatë, e matur në vlerë, pesha e transaksioneve në cash është ndjeshëm më e ulët, me 39% të totalit në Eurozonë. Pesha e përdorimit të pagesave cash fillon nga 17% në Holandë, deri në 59% në Lituani.

Mbështetje e lartë në para cash, me më shumë se 50% të shpenzimeve totale të bëra në para të gatshme, vërehet edhe në Sllovaki (56%), Slloveni (56%), Austri (56%), Maltë (54%) dhe Kroaci (51%).

Italia (49%), Portugalia (47%), Spanja (45%), Irlanda (44%), Qiproja (43%) dhe Greqia (42%) janë në nivelin e mesëm të mbështetjes në para fizike, të matur sipas vlerës.

Në gjashtë vende, pjesa e parave të gatshme është 35% ose më poshtë, ku përfshihen Holanda (17%), Finlanda (28%), Luksemburgu (29%), Gjermania (30%), Franca (34%) dhe Belgjika (35%).

Rezultatet tregojnë se, për sa i përket vlerës monetare, paratë cash janë ende të rëndësishme në Europën Qendrore, Lindore dhe Jugore, ndërsa Europa Veriore dhe Perëndimore mbështeten shumë më tepër në pagesat dixhitale.

ECB gjithashtu zbuloi se paraja cash është metoda më e përdorur e pagesës për blerjet me vlerë të vogël, megjithëse kartat përdoren më shpesh për pagesat mbi 50 euro.

Kur u pyetën për avantazhet e perceptuara të parasë cash krahasuar me pagesat me kartë, të anketuarit theksuan disa arsye.

Avantazhi kryesor ishte se “paraja cash është anonime dhe mbron privatësinë” (41%), e ndjekur nga “paraja cash i bën njerëzit më të vetëdijshëm për shpenzimet e tyre” (35%), dhe “transaksionet me para cash kryhen menjëherë” (30%).

Një tjetër prej 28% e të anketuarve tha se përdorën para të gatshme sepse pranohen në më shumë situata, ndërsa rreth një në pesë persona përmendi se paratë e gatshme janë më të lehta ose më të shpejta. Vetëm 18% përmendën paratë cash si më të sigurta.

Dallimet mund të bëhen edhe sipas moshës, pasi klientët më të rinj në përgjithësi ndihen më rehat me metodat e pagesës dixhitale.

Të dhënat tregojnë se konsumatorët nën 40 vjeç përdorën para të gatshme për më pak se 50% të transaksioneve të tyre, ndërsa individët e moshës 65 vjeç e lart kryen 57% të pagesave të tyre me para fizike.

Pagesat me kartë kalojnë tërheqjet nga ATM

Pesha e pagesave elektronike po rritet jo vetëm për transfertat nga llogaria, por edhe për transaksionet në pikat e shitjes (fizike ose virtuale), që kryhen nëpërmjet kartave të pagesave.

Pagesat me kartë po shënojnë rritje të shpejtë edhe këtë vit, madje për herë të parë, ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraje cash.

Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.

Në një horizont kohor më afatgjatë, rritja është shumë e lartë. Një dekadë më parë, më pak se 10% e veprimeve me karta ishin pagesa në POS.

Duke pasur parasysh se periudha e pikut turistik korrik – gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.

Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024, numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al

Etiketa: ATMekonomiaeurozonakartapara fizikeShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
Para

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose...

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com