• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Rama “blen” kryetarin e PD-së së Kuçovës, Nerian Pasho, me një tender 220 milionë lekë që i është dhënë këto ditë nga kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Memaj. Dyshimi lind menjëherë sepse prokurimi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës: kompaninë “3 V – PASHO” Sh.p.k.

Kompania e mësipërme është krijuar më dhjetor 2018 nga Nerian Pasho, i cili ka për ortak vëllezërit e tij.

Pasho është një politikan lokal në Kuçovë, i cili u zgjodh në 2022, kryetar i degës së PD-së, duke përfaqësuar rrymën e Rithemelimit.

Nuk do të kishte asgjë për të komentuar mbi statusin e Pashos, nëse do të merrte pjesë në një garë të vërtetë me firma të tjera ndërtimi, që në qarkun e Beratit nuk mungojnë. Në fakt, është zhvilluar një procedurë “pa konkurrencë’.

Lexo edhe:

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

Nga ana tjetër, “gruaja e hekurt” e Dimalit e cila ka plot klientë të tenderave për të bërë favorizime në interesin e vet, nuk do arrinte tek kundërshtari i saj politik. I vetmi pazar që mund të jetë bërë me kryetarin e PD-së është politika.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Dimal me objekt: “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra e të pa favorizuara”. Për këtë projekt janë caktuar 18 926 250,00 lekë pa TVSH, që do të dalin nga buxheti i shtetit.

Janë 23 familje të varfra që presin prej disa vitesh nga bashkia për rindërtimin e shtëpive të tyre. Shtëpitë janë në fshatra të ndryshëm ku jetojnë familje në kushte të vështira dhe me banesa të cilat janë me probleme strukturale dhe nuk mund të rikonstruktohen.

Sipas projektit, ndërtesat do të rindertohen për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe me probleme sociale.

Janë parashikuar ndërtesa njëkatëshe për arsye se familjet me këtë kubature i plotesojne kushtet e strehimit dhe qytetarët do të ndërtojnë në pronën e tyre.

Banesat ekzistuese janë tejet të amortizuara e të ndërtuara me materiale të ndryshme si me mur guri me plithare, me kallëma etj. duke e bërë të pamundur jetesën normale në to.

Bashkia ka planifikuar t’u ndërtojë nga një kat banimi me siperfaqe ndërtimore deri ne 60 m2 me një ambjent gatim + ndënje, një dhomë gjumi, një tualet dhe një koridor dhe do të mbulohet me çati. Kjo është shumë pak, por në kushtet që janë këta banorë nuk kanë pretendime.

Formalisht tenderi është mbajtur më 9 shtator 2025 me vetëm një pjesëmarrës. Kompania “3 V – PASHO” Sh.p.k, duke e ditur se do të jetë e vetme në tender, ka nërë ofertë gati sa fondi limit: 18 224 982,00 pa TVSH dhe dhe 21,869,978.4 lekë me tvsh.

Më 30 shtator 2025, bashkia Dimal ka shpallur fituesin ekontratës me kohëzgjatje 5 muaj nga data e nënshkrimit.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “flamur të kuq”, shenja që përdoret për të treguar riskun e korrupsionit.

Gjithsesi riku i ia vlen sepse bëhet fjalë për “neutralizimin” e butë të kundërshtarit politik. Të njëjtën skemë e ka përdorur kryeministri edhe në raste të tjera: kompania “Shkëlqimi 07” shkëlqeu me tenderat pas ndarjes nga Berisha të ish-deputetit të PD-së dhe ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj. Janë me dhjetëra raste të tilla, që tregojnë blerjen e eksponentëve të PD-së nga Rama.

Ndërsa kryebashkiakia e Dimalit, Juliana Memaj, megjithëse ka përfunduar me një dosje në SPAK, gëzon mnështetjen e fortë të Edi Ramës.

Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifimkim dokumentash”.

Gjykata e Beratit e ka përcjellë në SPAK vendimin për të hetuar kryebashkiaken e Demalit Juliana Memaj pasi në vitin 2020 bashkia u prishi pronën familjes Baho nga fshati Poshnje të cilët bënë kallëzim penal ndaj Memajt./ Gijotina.com

Etiketa: Juliana MemajKucoveNerian PashoPDpstender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

16:41 : 11/11/2025
Para

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com