Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet të ecë përpara me aneksimin e Bregut Perëndimor.
Kështu deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë me revistën “Time”, në lidhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e botuar sot.
Trump u pyet në lidhje me ata që ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të aneksuar të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor.
“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe”, tha Trump. “Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Ne kemi mbështetje të madhe nga vendet arabe. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nuk do të ndodhë. Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodh”, vijoi ai.