• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
në RAJONI

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se çfarë do ta priste pas tyre.

Sfidë në konstituim të Kuvendit, ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, dhe rrezikim të fondeve të huaja në vlerë të qindra miliona eurove.

Kur duket se s’ka ku shkon më keq, del çështja e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm – i cili, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, pritet të jetë rreth 3.5 miliardë euro. Për ish-ministrin e Ekonomisë, Haki Shatri, situata momentale është shumë shqetësuese.

“Buxheti është baza materiale e funksionimit të shtetit. Nëse i rrënohet kjo bazë, shteti falimenton, nuk mund të funksionojë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Për të mos arritur deri aty, buxheti duhet të kalojë nëpër disa faza, që të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Fazat e miratimit të buxhetit

Lexo edhe:

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet qysh në muajin mars, në disa qarkore buxhetore, dhe më pas u shpërndahet për shqyrtim të gjitha institucioneve që financohen nga buxheti.

Në kushte ideale, Qeveria i kryen të gjitha përgatitjet dhe, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, datë të fundit për miratim të buxhetit e ka 30 tetorin.

Kështu, deputetët i kanë dy muaj kohë, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, që ta shqyrtojnë dokumentin në dy lexime, në komisione, dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura. Por, problemi i parë tani është që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

Relativisht mirë deri këtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dytë, pasi është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse Kuvendi është konstituuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe varësisht vendimit mund të zvarritet edhe procesi i miratimit të buxhetit.

“Eventualisht, nëse mbesim pa [formim] të Qeverisë dhe pa Kuvend, rrezikohet që nga data 1 janar të mos ketë buxhet dhe asnjë procedurë pagese nuk mund të ndodhë pa një vendim të Kuvendit”, thotë Shatri.

Në mesin e pagesave që bllokohen janë: pagat, pensionet, ato për karburante të Policisë dhe ushtrisë, apo edhe ato për furnizime me material shpenzues të institucioneve.

“Praktikisht, i bie vënia e drynit shtetit”, vlerëson Shatri.

Duke folur për afatet e miratimit të buxhetit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha ditë më parë se Qeveria “do të bëjë çmos, në të mirë të shtetit, në të mirë të republikës, që institucionet të funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme siç kemi bërë deri më tani”.

Opsioni i dytë

Për të mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe një mundësi. Në rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputetët vonohen në përfundim të procedurave të nevojshme, atëherë ekzekutivi mund të bëjë propozim për plotësim/ndryshim të Ligjit aktual për Buxhetin, në mënyrë që ai të mos skadojë më 31 dhjetor, por të mundësohen shpenzimet vijuese për janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore të vitit paraprak, ose siç njihet ndryshe rregulli 1/12.

Shatri kujton se diçka e tillë i ka ndodhur Kosovës dy-tri herë prej shpalljes së pavarësisë. Çfarë ligji mund të propozohet, nëse arrihen afatet kohore?

Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe pak ditë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe për të kuptuar nëse ajo i merr votat e nevojshme.

Edhe nëse ai apo dikush tjetër arrin ta formojë Qeverinë, dhe nis me procedim të buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do të jetë shumë mirë i menduar, marrë për bazë situatën nëpër të cilën ka kaluar vendi deri më tani.

Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur ministër të plotfuqishëm që do të mund të hartonte politika adekuate zhvillimore për vitin e ardhshëm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhshëm mund të jetë kopje e atij paraprak.

Dëmet tjera ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po e vuan shumë ekonomikisht mungesën e institucioneve fuqiplota.

“Bizneset duan parashikueshmëri, për të kuptuar se çfarë politika fiskale do të ketë, cilat janë investimet në projekte kapitale, që më pas investimet publike të tërheqin investime private”.

Ai thotë se fokusi në ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të jetë, ndër të tjera, në reforma në politikat fiskale, në rritjen e buxhetit për investime kapitale dhe në përmirësimin e imazhit të shtetit, që ua hap dyert investimeve të huaja.

Shatri përmend edhe nevojën e shfrytëzimit të mundësive për kredi dhe hua publike, që të sigurohet një hapësirë për zhvillim dinamik të vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, parashihet rënie e rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën, në 3 për qind në 2025-tën, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, e cila, megjithatë, mbetet pak mbi mesataren e rajonit./REL

Etiketa: BEbuxhetiKosova

Lajme të lidhura

BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025
AKTUALITET

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025
KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
RAJONI

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

21:33 : 12/11/2025
Para

Bishani, fshati ku banorët bëjnë akrobaci nëpër tuba për të shkuar në arat e tyre

TË GJITHA

Dinamo Zagreb shpërblen Arbër Hoxhën me kontratën e re, paga e majme që do të përfitojë ylli i Kombëtares

09:26 : 13/11/2025

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar/ EMRI

09:21 : 13/11/2025

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

09:11 : 13/11/2025

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

09:01 : 13/11/2025

Bashkëpunuan në pengmarrjen dhe dhunimin e 27-vjeçarit, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)

08:50 : 13/11/2025

Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona

08:43 : 13/11/2025

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

08:36 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com