• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

Në seancën e KS-it të OKB-së ku u diskutua raporti për Kosovën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara tha se në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë dhe mbështeti mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

11:50 : 22/10/2025
në RAJONI

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjella në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Në këtë mbledhje, nga ministrja Gërvalla dhe përfaqësuesi amerikan në OKB, u kërkua që misioni i UNMIK-ut të mbyllet, sepse sipas përfaqësuesit amerikan, në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë.

Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut, që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator, u paraqit në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 2023, ku një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj pjesëmarrësve të sulmit në Banjskë, ndërsa Serbia jo, ndonëse shumica prej tyre strehohen në Serbi, përfshirë edhe Milan Radojçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.

Raporti i UNMIK me vlerësime pozitive, por edhe shqetësime

Zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, në raport përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe dy takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shin përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen nga Prishtina zyrtare të institucioneve paralele serbe në komunat në veri. “Është thelbësore që autoritetet në Prishtinë të përfshijnë sinqerisht të gjitha komunitetet e prekura përpara se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe të kërkojnë alternativa të vlefshme për të shmangur ose zvogëluar efektet negative”, tha Shin.

Lexo edhe:

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është “i anshëm dhe i paplotë” dhe se “nuk përmban fakte themelore”. Sipas saj, “në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme”. “Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor, me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë”, theksoi ministrja Gërvalla.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla duke folur në Këshillin e Sigurimit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ,tha se raporti i UNMIK-ut është “i anshëm dhe i paplotë” Fotografi: Press office of the Kosovo Minister for Foreign Affairs

Akuza ndaj Serbisë

“Çdo ditë, po shohim një makinë propagande nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit publikun për agresion kundër vendit tonë”, tha Gërvalla duke shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar ndaj dialogut.

“Serbia tregoi se ishte e gatshme për luftë dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin, Milan Radojçiq, ishte krahu i djathtë i Vuçiqit.” Sipas Gërvallës, “komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi. Nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, përfundoi ajo.

Qëndrimi i Serbisë: Kurti po bën “spastrim të qetë etnik”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si “të balancuar dhe realist”, ndërsa vlerësoi se “të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i “incidenteve me motive etnike është rritur”. “Nga koha kur Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq, duke akuzuar Kurtin për, siç thotë ai, “spastrim të qetë etnik”.

Mministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq duke folur në një takim
Mministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha “të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht”Fotografi: Filip Stevanovic/Anadolu/Abaca/picture alliance

“Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe, institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Marko Gjuriq.

BE kërkon uljen e tensioneve

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stavros Lambrinidis, theksoi se Brukseli mbetet i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. “Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet, për t’u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese që do të çonin në rritje të tensioneve dhe dhunës”, përfundoi Lambrinidis. Edhe përfaqësuesi i SHBA-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog./DW

Etiketa: kosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
RAJONI

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025
Para

Aksident në aksin Kukës-Krumë, tre të plagosur

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com