• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

22:00 : 21/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i pavarur për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, FLorjan Binaj duket se ka “ndezur motorët” e fushatës, ku sot zhvilloi një takim me përfaqësuesit e partive opozitare, të cilat e mbështesin.

Pjesë e takimit ishte dhe poliologu Ermal Hasimja, i cili në një intervistë për Vizion Plus tha se në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe ndarja e punëve midis partive.

Hasimja u shpreh optimist në bashkëpunimin e opozitës, teksa nënvizoi se pesë muaj më përpara askush s’do e besonte që forcat opozitare të ishin kaq të bashkuara.

INTERVISTA E PLOTË:

Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por tanimë mund të themi veprimtar politik. Si e vlerëson takimin e sotëm?

Lexo edhe:

Shkoi për takim intim por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë (Detajet)

Morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për para, arrestohen 2 persona në Tiranë

Hasimja: Ishte një takim fillestar për të shprehur gatishmërinë, për të deklaruar dhe shpallur gatishmërinë e partive opozitare për të bashkëpunuar në këtë projekt të përbashkët që kanë në mbështetjen e Florian Binajt. Pra, ishte një hap i parë, ku secili praktikisht shpall atë mbështetjen e vet dhe nis puna koordinuese tani midis partive. Kështu e shikoj unë, të paktën, sepse gjithsesi edhe unë isha më shumë spektator aty, meqenëse nuk është se as nuk përfaqësoj ndonjë parti dhe as nuk jam subjekt politik vetë.

Duke marrë pjesë aktivisht në një aksion politik, sigurisht që beson në kauzën apo qëllimin e këtij aksioni. A beson, ose sa beson, se funksionon apo do të funksionojë bashkimi i opozitës?

Hasimja: Deri tani ka rezultuar që funksionon. Po të kthehemi në fakt nja katër, pesë muaj më përpara, askush nuk e mendonte që do të ishim në këtë lloj pike ku e gjithë opozita do të bashkohej praktikisht. Dhe unë mendoj që është një arritje e madhe kjo dhe është një arritje që u bë e mundur pikërisht falë kësaj ideje për një kandidat të pavarur që do të vinte jashtë partive politike. Kjo më duket shumë pozitive, për aq kohë sa të gjitha partitë e opozitës kanë të njëjtin qëllim dhe objektiva politikë.

Disa javë më parë, Partia Mundësia u paraqiti idenë e kandidatit Ermal Hasimja. Tani, kur kanë kaluar disa javë, çfarë mund të thuash duke reflektuar,  përse nuk funksionoi ajo skemë politike?

Hasimja: Nuk është se nuk funksionoi. Mua më duket që funksionoi shumë mirë. Jo në raport me emrin tim, por me emrat që u paraqitën, domethënë Florian Binaj dhe tre emra të tjerë. Më duket që pati, se është dhe vështirë pasi të flas për diçka kur kam qenë i përfshirë dhe vetë, që duket si mendjemadhësi. Po, domethënë, pati reagime shumë pozitive për këtë lloj procesi. Pati reagime pozitive për emrat që u paraqitën, por mbi të gjitha për idenë që të gjitha Partitë e opozitës mund të bashkoheshin duke marrë, në fakt, mbështetjen jo thjesht të njëra-tjetrës në këtë projekt, në këtë garë, por duke i garantuar në një farë mënyre edhe elektoratit të lëkundur ose të zhgënjyer që edhe ata e kanë të ofruar përfaqësuesin e tyre në këtë lloj bashkëpunimi.

Ermal, tani si vëzhgues apo si analist politik, me këtë që ndodhi,  me këtë pezullim të fushatës të datës në 9 nëntor për Tiranën. Kur beson, kur mendon se do të ketë zgjedhje për Tiranën?

Hasimja: Nuk e di, sepse janë versione të ndryshme. Tani është e vështirë të parashikohet, aq më tepër kur këtu edhe vendimet e drejtësisë paragjykohen. Unë nuk do çuditesha as sikur të kishim zgjedhje në fillim të nëntorit, as në mes të dhjetorit, as edhe pastaj në fund të janarit. Kështu që është komplet e paparashikueshme, fatkeqësisht. Do duhej që në një vend ku Kushtetuta respektohet, kur dhe institucionet e tjera respektojnë Kushtetutën, do duhej në fakt që gjërat të ishin plotësisht të parashikueshme. Megjithatë, në thelb nuk ka ndonjë rëndësi aq të madhe, aq më tepër që të dy kandidatët në një farë mënyre njihen, nuk janë të panjohur për publikun. Beteja do të zhvillohet. Tashmë e ka atë komponentin e vet teknik. Natyrisht, çfarë do të propozojnë të gjitha palët, por ndoshta më e rëndësishme sesa kjo është çështja e gjykimit të vetë personazhit. Nuk është situata ideale politike. Në një situatë ideale do duhet të gjykoheshin edhe programet. Por në rastin konkret program do të ketë, po nuk do të jenë ato, me shumë gjasë, që do të marrin vëmendjen kryesore, por do të gjykohet mbi të gjitha vullneti i mirë i një kandidati dhe i tjetrit për të qeverisur Tiranën. Kjo do të jetë, elementi që do të bëjë që të anojë balanca në një kah ose në një tjetrin.

Etiketa: Ermal Hasimjaflorjan binajTiranezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi për takim intim por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë (Detajet)

21:11 : 10/11/2025
AKTUALITET

Morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për para, arrestohen 2 persona në Tiranë

15:54 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:24 : 10/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025
Para

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë "VIP", ja simbolika e tyre

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com