• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

Shumë të rinj në mbarë botën e ëndërrojnë një mundësi studimi në SHBA. Por peizazhi politik po ndryshon dhe pasiguria po rritet. A mund të dalin vende të tjera që t'i tërheqin ata? Cilat po bëhen destinacionet e reja?

08:40 : 20/10/2025
në BOTA

Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit është thuajse falas.

Po të bësh krahasimin arsimi i lartë në SHBA është një biznes shumë më i madh – dhe shumë më i shtrenjtë, thotë Karin Fischer nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë: “Diploma e një universiteti amerikan është një nga eksportet më të mëdha, që kanë Shtetet e Bashkuara, gjë që është interesante ta mendosh në këtë kontekst, kur zhvillohen gjithë këto debate rreth importeve, eksporteve dhe tarifave.”

Sipas Wido Geis-Thöne nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln, “Gjermania mund të përfitojë qartazi nga emigracioni amerikan. Si rezultat kemi një numër më të lartë studentësh, që duan të studiojnë jashtë, që janë në gjendje të studiojnë në universitetet amerikane, por po kërkojnë alternativa të tjera”.

Nevojat në tregun gjerman për specialistë

Lexo edhe:

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

Më e rëndësishme se numri i studentëve është se sa prej tyre qëndrojnë këtu dhe hyjnë në tregun gjerman të punës, i cili ka nevojë urgjente për punonjës të kualifikuar. Andreas Schleicher nga OECD, drejtor për edukimin dhe kualifikimin thekson, se “Evropa është qartësisht më e fortë në zhvillimin e talenteve… por Shtetet e Bashkuara janë shumë më të afta në shfrytëzimin e mirë të talentit. Kjo është sfidë për Evropën. Tregu i punës është ende shumë i izoluar dhe i ngurtë në krahasim me SHBA-në. Atje tregu i punës e ka më të lehtë të kuptojë, se ku është talenti dhe pastaj ta shfrytëzojë atë më mirë”.

Festa e mbylljes së studimeve në Harvard
Studentët në Harvard pas përfundimit të studimeveFotografi: Brian Snyder/REUTERS

Garë ndërkombëtare për talente dhe specialistë

Por Evropa apo Gjermania e ka kapur ritmin në vitet e fundit dhe ka bërë disa ndryshime reale. Shifrat e pasqyrojnë qartë këtë. Wido Geis-Thöne vë në dukje, se “rreth 45 përqind e atyre, që vijnë në Gjermani si studentë ndërkombëtarë, janë ende këtu dhjetë vjet më vonë. Kjo është kuota më e lartë, pak përpara Kanadasë, shumë më e lartë se në shtetet e tjera anëtare të OECD-së”.

E ardhmja demografike e Gjermanisë varet nga këto talente. Deri në vitin 2030 vendit do t’i mungojnë dy milionë punonjës të kualifikuar. Dhe universitetet janë porta drejt fuqisë punëtore. Tani edhe programi më prestigjioz i shkëmbimit në Amerikë është vënë nën presion: Programi Fulbright, një bursë ndërkombëtare për promovimin e paqes përmes shkëmbimit akademik. Bordi i tij dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike dhe bllokim të bursave. Pra universitetet gjermane po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Gara për talentet globale ka filluar. Nuk është vetëm Evropa, Kanadaja apo SHBA, Kina po konkurron gjithashtu me universitete dhe qendra kërkimore të reja për talentet më të shkëlqyera./DW

Etiketa: europestudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
AKTUALITET

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025
BOTA

SHBA redukton numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive evropiane

12:42 : 30/10/2025
SPORT

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025
BOTA

Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

08:27 : 17/10/2025
BOTA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025
Para

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

TË GJITHA

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

17:28 : 09/11/2025

Qytetari denoncon kompaninë “VIPA”: Bleva patatina, kishte brenda 4 copë! Janë mashtruesa

17:16 : 09/11/2025

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

16:51 : 09/11/2025

Dy orë nga mbyllja e procesit zgjedhor, sa është pjesëmarrja e qytetarëve në secilën bashki

16:37 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com