• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ I mituri në gjendje të rëndë dhe me aftësi ndryshe, mjekja Ana Llukani refuzon ta trajtojë

20:57 : 20/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku një nënë denoncon se një mjeke e këtij institucioni ka refuzuar t’i japë ndihmë mjekësore djalit të saj 16-vjeçar, i cili vuan nga sindroma Down dhe një sërë sëmundjesh të tjera të rënda.

Sipas denoncimit të bërë nga nëna Entela Rapi, mjekja në fjalë e identifikuar si Ana Llukani, e njohur gjithashtu me emrin Athina Çoni, ka refuzuar të kryejë një analizë të domosdoshme për nivelin e oksigjenit në gjak të djalit të saj, Miço Rapi, i cili, përveç sindromës Down, vuan nga insufiçencë respiratore, probleme kardiake dhe sëmundje të tjera kronike.

Mjekja Ana Llukani në fushatë politike

Miço ka pësuar dy infarkte të miokardit, ka insufiçensë respiratore, ka probleme me organe të tjera jetike në organizëm, dhe merr një mal me barna për të qëndruar në këtë gjendje siç është.

Fatkqesisht, ai është rritur dhe pa babain, për shkak se i humbi jetën nga një slmundje e rëndë, teksa e ëma periodikisht i kryen analizat e fëmijës së saj të vetëm për t’i kontrolluar gjendjen e plotë, por përballet dhe me arrogancën e bluzave të bardha.

“Kalvari i Miços dihet, është shumë i gjatë, është një fëmijë që ka lindur me sindromën down, bashkëshoqëruar me probleme në zemër, në stomatk, etj. Në datën 22 Qershor, Miçoja ka qenë në Tiranë, ka ikur në gjendje kritike nga Gjirokastra, atje nuk pretendoja që fëmija im të kthehej prap në jetë. Vuajtëm shumë gjatë gjithë kësaj periudh. Dal me sukses nga Tirana dhe vijmë në Gjirokastër, ndërkohë që Miçoja ka një rutinë 15 ditore, 1 mujore, që duhet të vizitohet tek një pneumolog, te kardiaku dhe të bëj një lloj analize për oksigjenin, sepse i ulet oksigjeni.

Lexo edhe:

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

Ndërkohë, dje qe problematika më e madhe e imja, vete e vizitoj te pneumologia, e vizitova dhe tek kardiaku, i bëmë edhe ekon e zemrës dhe vete për t’i bërë analizën e gjakut që i bëhet për uljen e oksigjenit. Është me dy aparatura që i vendos gjatë natës, jam një nënë që nuk e mbyll syrin për atë fëmijë. E shikoj çdo një ore dhe natën nëse merr frymë apo nuk merr frymë, ndërkohë që oksigjeni i ulet dhe i rrimë me aparat në gisht, me oksimetër.” – tregon fillimisht Entela për gjendjen shëndetësore të të birit.

Mjekja Ana Llukani

Më tej, e ëma e 16-vjeçarit tregon momentin kur shkoi për të kryer analizën e oksigjenit në gjak për Miçon, por u përball me një sjellje “të ftohtë, arrogante dhe krejtësisht të papranueshme” nga mjekja Ana Llukani, edhe pasi rastin e kishte denoncuar edhe tek drejtori i spitalit.

“Por dje, vemë në një doktoreshë, Ana quhej, dhe i them për t’i bërë analizën e oksigjenit, në mënyrën sa vajtëm, nuk mu përgjigj në moment, ishte duke folur në telefon dhe as që i bëri përshtypje që qe një fëmijë i tillë. Nuk ma ka dhënë shërbimin e duhur. Ndërkohë, pas saj, shkoj tek drejtori i spitalit që e lajmëroj. Më thotë do t’i bëj një rekomandim të brendshëm, ndërkohë që s’ka nevojë për rekomandim të brendshëm, sepse sëmundja e tij dihet. Unë vajta dhe kërkova ndihmën e shpejtë për oksigjenin e fëmijës time, që në qoftë se atij, e kishte më të ulët seç duhet, mund ta vendosnin në oksigjen. Ti jepte ndihmën e shpejtë, ajo nuk ja dha. Kam qenë shumë e qetë prap, e hëngra përbrenda të gjithë atë të doktoreshë Anës, nuk i ktheva asnjë lloj përgjigje. Bisedova dhe me drejtorin e spitalit, i dha urdhër që merre shikoje, sepse ai nuk është aq kompetent në mjekësi. Ana Llukani prap nuk i dha asnjë lloj shërbimi, kam pritur rreth 40 minuta mbrapa saj, asnjë lloj gjëje, kam marrë djalin dhe vetëm dy fjalë i kam thënë. Në qoftë se fëmija im pëson gjë sonte, ti do të mbash përgjegjësi të plotë. Sepse po vij kërkoj ndihmë në spital dhe ti nuk po më jep shërbimin.

Që të hash kapriço me një fëmijë të tillë nuk ka logjikë dhe sens. Është turp që të hahesh me një fëmijë me sindromën down.  Nuk i kërkova asgjë më tepër, thjesht një analizë. Ajo me atë indeferencën e saj, nuk bëhet. Për çfarë nuk bëhet? Nuk kam fjalë.  Në qoftë se unë nuk ja bëj këtë analizë çdo 15 ditë djalit, ose mund të ketë dhe raste të rënda që nuk i ngrihet oksigjeni gjatë gjithë ditës dhe ajo analizë bëhet çdo gjysmë ore, ajo nuk e bëri.” – rrëfen Entela.

Në dëshminë e saj, nëna shpjegon se nuk është hera e parë që përballet me të njëjtën mjeke gjatë rasteve urgjente, duke pretenduar se edhe më herët ajo ka treguar neglizhencë dhe mungesë humanizmi në trajtimin e fëmijës.

“Një javë para 22 Qershorit, kur e çova djalin në gjendje të rëndë, ka qenë kjo në turn, nga ora 12 i natës, deri në orën 11 i paradites, i kam thënë lajmëro pleumologen, ndërkohë që djali im mbushej me pika, sepse nuk i funksiononte oksigjeni, thoshte e ka nga shtrëngata. Nga cila shtrëngatë? Qe i bllokuar i nxihej buza, i nxiheshin dhe gishtat. Asnjë reagim. I kam thënë lajmëro doktoresh Teutën, jo tha se është e shtunë. Spitali s’ka pushim në raste të tilla. Kur nuk e di kush e lajmëroi dhe doktoreshë Teuta erdhi dhe më është përgjigjur në moment dhe më tha që numrin tim e ka një Gjirokastër e tërë, si ka mundësi që nuk e ke ti. Doktoresh Teuta e vizitoi, kemi dalë nga spitali dhe doktoreshë Ana asnjë reagim dhe nuk e di dhe nuk e kuptoj se ku e ka mllefin me fëmijën tim.” – rrëfehet nëna.

E dëshpëruar, Entela apelon drejtpërdrejt tek Ministria e Shëndetësisë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm për rastin dhe masa ndaj mjekes që, sipas saj, “nuk e meriton atë vend pune”.

“Një sjellje e tillë indiferentizmi s’më ka rastisur kurrë. Mjekë të tillë nuk duhet të jenë në sistem, kur mbarojnë shkollën bëjnë një betim që duhet të jenë shumë humanë me njerëzit, kjo nuk është as humane dhe as njerëzore.

I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë të parës, duhet të marrë masa urgjente, sepse nuk është vetëm rasti i fëmijës sim, sepse ka dhe shumë raste të tjera që nuk dalin në pah, dhe ministria duhet t’i bendosë më në pah këto gjëra se si do të funksionojnë. Ana është njël mjeke arrogante dhe nuk e meriton atë vend të punës. Ndaj i bëj thirrje 100 herë ministres së Shëndetësisë, të marri rrugën nga Tirana dhe të vijë në Gjirokastër të përballet me mjeken.” – është apeli i të ëmës së 16-vjeçarit me sindromën down.

Etiketa: Ana LlukaniAthina ÇoniGjirokasterMico Rapimjekesindromen down

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025
AKTUALITET

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Depo armësh dhe bazë droge, përgjimet zbulojnë familjen kriminale në Gjirokastër. 3 në pranga, 2 në kërkim

11:08 : 05/11/2025
AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025
AKTUALITET

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025
Para

Vendimi i BE-së për gazin rus trondit Beogradin: Serbia në vështirësi të thella energjetike

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com