• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata që Faktoje.al i ka ballafaquar me të dhënat kryesore të raportit të TALIS

Rama

Kryeministri Edi Rama e paraqiti TALIS-in si “PISA për mësuesit”, duke e quajtur “një anketim prestigjioz ndërkombëtar” ku “mësuesit tanë kanë dalë mirë” dhe ku “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Ai shtoi se “85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënien si vokacion, edhe profesion”, se “mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”.

TALIS

Krahasimi i kryeministrit se TALIS është “PISA për mësuesit” është i gabuar për natyrën e instrumentit. TALIS nuk është test performance; është një anketë me vetë-raportim të mësuesve dhe drejtorëve, që mat perceptime dhe përvoja, jo njohuri apo performancë.

Teknologjia dhe AI

Lidhur me deklaratën e dytë të Ramës se, “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera, raporti TALIS citon se, 52% e mësuesve shqiptarë raportojnë përdorim të inteligjencës artificiale në punë, mbi mesataren e OECD që është 36%. Por, ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se shkolla e tyre nuk ka infrastrukturën e nevojshme, krahasuar me 37% të OECD-së.

Pretendimi për “përdorim mbi mesatare” është i vërtetë, por në fjalimet politike mungoi aspekti i dytë: pengesa e infrastrukturës që kufizon përdorimin më të gjerë.

Motivimi

Shifra 85%, që Rama e përdor për të gjithë mësuesit, raporti i TALIS  e referon vetëm për mësuesit rishtarë (novice), ata me më pak vite përvojë, që kanë deklaruar se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë (krahasuar me 58% të OECD-së). Përdorimi i saj nga ana e kryeministrit për të përshkruar gjithë trupën mësimore është një përgjithësim i pallogaritur nga anketa.

Fjalimi i Kumbaros

Në fjalimin e saj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u mbështet tek treguesit pozitivë që TALIS raporton për Shqipërinë. Ministrja theksoi se “98% e mësuesve deklarojnë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë”, se “85% e mësuesve të rinj e kanë zgjedhur mësimdhënien si profesion të parë”, se “96% e mësuesve deklarojnë që trajnimet kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies”, dhe se “95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjen e stafit”.

Trajnimet

Ministrja theksoi se mësuesit e vlerësojnë në masën 96% efektin e trajnimeve në përmirësimin e mësimdhënies.

Por në fjalim nuk u përmend pengesa kryesore që vetë mësuesit artikulojnë sipas TALIS: 43% e konsiderojnë koston e trajnimeve “shumë të shtrenjtë”. Ndërsa ndikimi perceptohet i lartë, aksesueshmëria ekonomike mbetet problem.

98% dhe 95%

Shifra “98%” u përdor si të ishte provë se mësuesia ka qenë zgjedhja e parë e karrierës për të gjithë mësuesit. Në fakt, TALIS njeh 98% si kënaqësi e përgjithshme me profesionin, ndërsa treguesi për “zgjedhjen e parë” është 85% dhe vlen vetëm për nën-popullatën e mësuesve të rinj (novice). Po kështu, pohimi se 95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit nuk gjen mbështetje si përqindje e veçuar në raport. Sipas raportit TALIS, nivelet e autonomisë dhe vendimmarrjes së mësuesve në Shqipëri janë pranë mesatares së OECD. Raporti nuk paraqet asnjë tregues të vetëm 95% për “pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”.

Renditja mes 55 sistemeve

Ministrja e përdori pjesëmarrjen e Shqipërisë në TALIS dhe rezultatet e mira në disa indikatorë për të folur për një “renditje dinjitoze” mes 55 sistemeve arsimore. Por TALIS, si anketë vetë-raportimesh, nuk prodhon klasifikime të tipit “top-listë” ; ai paraqet shpërndarje dhe dallime statistikisht domethënëse për indikatorë të veçantë. Shqipëria është një nga 55 sistemet pjesëmarrëse, jo “ndër vendet e para” sipas një renditjeje zyrtare të OECD-së.

Pagat

Në fjalimin e saj, Ministrja u ndal te paga duke theksuar se ky studim është realizuar përpara rritjes së pagave të mësuesve.

Megjithatë, ajo nuk përmendi një të dhënë themelore të TALIS: vetëm 36% e mësuesve në Shqipëri shprehen të kënaqur me pagën e tyre, çka e pozicionon vendin nën mesataren e OECD.

Fjalimi i ministres, njësoj si ai i Kryeministrit, anashkalon tri sfida që vetë mësuesit i identifikojnë në raportin TALIS: vetëm 36% janë të kënaqur me pagën; 43% e konsiderojnë shumë të shtrenjtë koston e trajnimeve; dhe ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se pengesa është mungesa e infrastrukturës në shkollë.

Si Rama ashtu edhe Kumbaro  propaganduan shifrat më optimiste të raportit edhe ato të nxjerra jashtë kontekstit./ Jona Cenameri, Faktoje.al

Etiketa: arsimEdi Ramamesuesmirela kumbaro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
Para

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

TË GJITHA

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

19:12 : 09/11/2025

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com