• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Ramazan Matajt, ngjarje e rejgistruar mbrëmjen e 5 Janarit, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç” në Postribë të Shkodrës. Dosja u dërgua dy ditë më parë për gjykim nga Prokuroria e Shkodrës ku janë marrë të pandehur vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor.

Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës rezulton se viktima ishte futur në “kurth” nga një profil mashtrues në rrjetin sociale Instagram, që përdorej nga Arjon Hasaj dhe hiqej si femër.

Ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit, ka shfaqur pendesë dhe ka treguar se ka paguar një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore Matajt dhe për ta bindur atë se po fliste me një femër.

Arjon Hasaj ka deklaruar se 2-3 netë përpara se të kryente vrasjen, se kishte parë në Instagram-in e motrës së tij, Armela Hasajt, me të cilën nuk kishin komunikim prej 3 vitesh, një video të saj me një makinë që e dalloi se ishte e Ramazan Mataj.

“Më rëndoi edhe më tepër psikologjikisht”, tha ai, teksa ka rrëfyer se motra e tij kishte një lidhje disa vjeçare me Ramazan Matajan, ku e akuzonte për marrëdhënie intime dhe për shpërndarje të përmbajtjeve të fotove e video intime të motrës së tij, duke i shkaktuar dy divorce.

Lexo edhe:

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

Pasi kishin lënë takimin në një natë me shi, Arjon Hasaj tregon se sapo pa që viktima u afrua me makinë “e qëllova 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largova me biçikletë në shtëpi dhe fsheha armën pas shtëpisë”.

“Për vrasjen askush nuk ka patur dijeni dhe nuk më ka ndihmuar askush”, ka deklaruar Arjon Hasaj, edhe pse Policia ka arrestuar vëllain e tij, Klismanin si bashkëpunëtor.

Dy të pandehurit gjatë qëndrimit në mjediset e policisë Shkodër nga një përgjim i bërë në komisariat flasin për vrasjen duke rënë dakord që fillimisht të mos e pranojnë nëse policia nuk ka prova por pas sekuestrimit të armës së krimit, 16 gëzhojave në vendngjarje dhe një municioni luftarak Arjon Hasaj pranoi se e kreu ai vrasjen ndërsa u arrestua në Muriqan duke tentuar të kalonte në Malin e Zi menjëherë pasi vrau Ramazan Mataj.

Në dosje përfshihet edhe dëshmia e motrës së autorëve, e cila pranoi se kishte pasur një lidhje me viktimën që nga viti 2018 dhe se shpesh herë ai e ka kanosur gjë për të cilën ka bërë edhe kallëzim por viktima nuk e ka pranuar kanosjen ndaj saj e cila ka marrë disa herë urdhër mbrojtje nga gjykata për këtë rast.

“E kisha bllokuar por më shkruante me adresa fallco dhe shpërndante foto dhe video të mia. Gjatë gjithë kohës kam qenë e përndjekur nga Ramazani”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, ka deklaruar se djali i tij i kishte thënë se do të takohej me një vajzë nga fshati Drisht, me të cilën kishte qëllime serioze, por mesazhet dhe telefonatat e babait në celular gjatë gjithë natës nuk morën përgjigje derisa në mëngjes mësoi për vrasjen e të birit përmes mediave.

Prokuroria e Shkodrës thekson se dosja përmban prova materiale dhe dëshmi të shumta që e lidhin drejtpërdrejt Arjon Hasajn me ekzekutimin.

Etiketa: Arjola HasajArjon HasajKlisman HasajRamazan MatajaShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kanosën me armë fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari

16:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025
AKTUALITET

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025
Para

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

TË GJITHA

Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare – EMRAT

20:12 : 07/11/2025

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër sh-drejtori i bankës në Kombinat

19:54 : 07/11/2025

Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij

19:47 : 07/11/2025

Një nga modelet më të paguara në botë, sa është pasuria neto e Kendall Jenner

19:34 : 07/11/2025

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025

E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur në makinë

19:00 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com