• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Poligoni “Action Target” ku vrau veten i riu, pronë e ortakut të qeverisë, Emiljano Dusha

15:01 : 17/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Në FOTO: Poligoni “Action Target” pronë e biznesmenit Emiljano Dusha

Në FOTO: Poligoni “Action Target” pronë e biznesmenit Emiljano Dusha

35-vjeçari Bledi Hasani, në rrethana ende të paqarta, ka vrarë veten mesditën e sotme (17 tetor) në ambientet e poligonit të qitjes “Action Target”, një mjedis ku gjithmonë duhet të jesh i shoqëruar nga një punonjës i cili presupozohet se duhet të shmangë çdo rrezik që mund tu kanoset klientëve që frekuentojnë poligonin.

Mësohet se Bledi Hasani ka qenë klient i poligonit “Action Target” në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, sipërmarrësit të lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale.

I riu mësohet se ishte klient i rregullt pasi kishte shkuar për qitje shpeshherë në poligonin e Emiljano Dushës i cili ndodhet pranë stadiumit ‘Air Albania’.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Lexo edhe:

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.”- njoftoi policia.

PAMJE nga vendngjarja

Kush është Emiljano Dusha dhe ortakëria që ka me shtetin tek KAYO për prodhimin e armëve

Emiljano Dusha është një emër i lakuar në disa tendera të dyshimtë të mbrojtjes dhe sigurisë, me akuza për lidhje klienteliste me zyrtarë të qeverisë. Duke marrë kontroll mbi prodhimin e municioneve, ai përfiton një nga sektorët më të ndjeshëm të industrisë ushtarake shqiptare. Kjo përkon me skemat klasike të transferimit të pasurisë shtetërore drejt interesave private nën petkun e “partneriteteve strategjike”.

Biznesmeni Emiljano Dusha krijoi në gusht të këtij viti dy kompani ushtarake, “M.K.D” dhe GUNA TACTICAL, të cilat kanë për shoqëri mëmë, kompaninë shtetërore KAYO sh.a, e cila u ngrit në vitin 2024 për të administruar kapacitetet e mbetura të industrisë së dikurshme ushtarake shqiptare: Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.

KAYO drejtohet nga Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, një figurë e përfolur shpesh për lidhje me tenderë dhe menaxhim klientelist.

M.K.D zotërohet 80% nga kompania MSSC e Emiljano Dusha dhe 20% KAYO. Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe objektivat e parashikuara në aktet normative për krijimin e Shoqërisë. Kjo përfshin prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura dhe për struktura të tjera të sigurisë.

GUNA TACTICAL zotërohet 49% nga kompania MSSC e Emiljano Dusha dhe 51% KAYO. Objekti i saj është projektimi, prodhimi dhe tregtimi i uniformave dhe aksesorëve ushtarakë për forcat e armatosura dhe strukturat e sigurisë.

Edhe në këtë rast, MSSC e Dusha merr kontrollin praktik të sektorit të uniformave, një fushë që ka pasur historikisht tendera me skandale për çmime të fryra dhe produkte me cilësi të ulët. Përqindja 51% që i mbetet shtetit është vetëm formale: vendimmarrja reale dhe përfitimi ekonomik pritet të dominohet nga ortakët privatë.

Kompanitë e krijuara brenda 72 orëve në fillim të gushtit 2025 tregojnë një model të qartë të privatizimit të fshehur: shteti (në këtë rast KAYO) mban një pjesë minoritare të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër u kalon individëve ose kompanive private me të shkuar të dyshimtë.

Kjo skemë, sipas ekspertëve të industrisë së mbrojtjes, rrezikon të kthejë sektorin strategjik të armëve në një çerdhe korrupsioni dhe monopoli, ku kontratat publike do të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve individë që kanë fituar tenderë të dyshimtë në të kaluarën.

Etiketa: Emiljano Dushapoligonvrasje“Action Target”

Lajme të lidhura

RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

08:54 : 04/11/2025
BOTA

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e shqiptarit para Universitetit të Peruxhias, arrestohet një 21-vjeçar i dyshuar si autor

15:59 : 02/11/2025
RAJONI

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025
AKTUALITET

U vra me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del foto e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

09:12 : 02/11/2025
Para

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com