• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsian Çela i tha thuajse të gjitha, por “harroi” OPGJ gjobëvënës që ka promovuar vetë

12:06 : 17/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Me laptopin si prestigj, dhe çelësat e “magazinës së OPGJ-ve” në xhep, kompetenti pa shumë kompetencë, kryeprokurori Olsian Çela, bëri “lajm të bujshëm” teksa para dy ish-ministrave socialistë të drejtësisë Xhafaj-Manja dhe deputetëve, prej të cilëve edhe ish-gjyqtarë dhe prokurorë tha se Kodi i Ri Penal ishte represiv, që duhej zhbërë dhe jo arrnuar.

Disa e përgëzuan për “guximin”; “profesionalizmin” dhe “artikulimin elokuent”, të tjerë thonë se “iu tha fyti” nga befasia e gjëmës që u plas në atë komision parlamentar me emër të gjatë, i krijuar së fundmi nga qeveria rishtare e mandatit të katërt. Vetë deputetët, të mëngjër e të djathtë i ranë pishmanit se përse në vitin 2016 i kishin hequr kaq shumë kompetencat kryeprokurorit, jo vetëm si institucion, por duke e lidhur me emrin e përvetshëm që kishin aty në ballë.

Reforma në drejtësi e ngjizur në një “orgji” diplomatiko-qeveritare, Rilindi drejtësinë që kemi tani, të centralizuar deri në copëzim dhe ndarë në oaze në dukje pavarësie. Po kryeprokurorit ç’i’ mbeti? Nomeklatura e tij shkonte deri në transferime, emërimet apo lëvizjen e brendshme të Oficerëve të Policisë Gjyqësore në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm (Prokuroritë e Rretheve”. Në nisje të punës së tij, për atë pak kopetencë që ia jepte ligji, kryeprokurori Olsian Çela “bëri ligjin” me OPGJ-të.

Lexo edhe:

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

Boldnews.al ka mësuar se shumë Oficerë të Policisë Gjyqësore u transferuan nga Tirana në rrethe, po ashtu edhe nga një rreth në një tjetër. Ky ishte çasti kur Çela duke qenë pjesë e sistemit kishte dijeni për OPGJ të përvetshëm dhe dyshime për afera korruptive. Rastet janë të shumta që OPGJ rezultojnë të përfshirë në korrupsion, për të cilët kanë nisur edhe procedime penale, madje edhe arrestime në flagrancë.

Nën kostumin e kryeprokurorit, Çela dha shenjat se aq kompetencë sa kishte me OPGJ-të të bënte një ristrukturim, për të treguar se edhe nëse nuk kishte prova për përfshirjen e tyre në afera, çdokush prej tyre mund të levizte me një të rënë lapsit.

Ajo që ndodhi më vonë tregoi se pas një firme transferimi mund të fshihet një lojë më e madhe sesa minutat shtesë të një ndeshje që përfundon me “golden gol”. Nuk kaloi gjatë dhe kohë pas kohe, të “internuerit” nëpër rrethe u rikthyen sërish në Tiranë, me argumentin e nevojës, poshtë së cilës qëndronte po firma e kryeprokurorit. Por nëse një OPGJ transferohet diku në një rreth që dosjet penale numërohen me gishtat e gjymtyrëve dhe akuzat penale më të rënda janë “djegia e mullarit të komshiut”, përse rikthehen në oazin ku veladoni mbi supe mban ngjyrën e artë?

Çfarë ndryshoi për këta OPGJ? Transferimi disamujor nëpër rrethe dhe më pas rikthimi në Tiranë, në vatrën ku rroga në bankomat shpesh harrohet të tërhiqet më së paku tregon dyshimin e arsyeshëm se çdo transferim dhe rikthim ka një kosto, më e pakëta kosto morale, për t’i lënë hapësirë më shumë kompetentëve pa kompetencë për të llogaritur kosto të tjera.

Rrallë shfaqet, por kur del përbën lajmin e madh. Herë duke kërkuar më shumë kompetenca e herë duke bërë kompetentin për diçka që llafi nuk i ka vlerë, më shumë sesa një “lajm i bujshëm” ditor. Sa për OPGJ-të, janë fort të ndërgjegjshëm për të gjetur marifetet që të mos largohen nga vendi i punës që fjalën ryshfet e kuptojnë “si një e drejtë që u takon”.

LEXO EDHE:

“Sistemi në prag kolapsi, draft i Kodi Penal, i pavlerë”, Olsian Çela prezanton Prokurorinë pa filtra

Etiketa: kryeprokurorOlsian Celaopgj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

14:52 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

14:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt!

14:42 : 27/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

14:35 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025
Para

Shkodër/ Babë e bir u arrestuan pasi kërcënuan fqinjin, gjendet arma e zjarrit me të cilën qëlluan

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025

Ndërron jetë dirigjenti i njohur italian Giuseppe Vessicchio! Maestroja i Sanremos

16:55 : 08/11/2025

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

16:42 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com