• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Babai i britanikes që u mbyt në Sarandë: Vajza ime vdiq në duart e gangsterit shqiptar

16:24 : 17/10/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një rrëfim tronditës është publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ku flet babai i 29-vjeçares Rebecca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje në Sarandë në gusht të vitit 2022. George Gannon akuzon shtetasin shqiptar Saimir Kushova, pronar i një qendre zhytjeje, si personin përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij.

Sipas tij, pajisjet e zhytjes që kishte ofruar kompania e Kushovës ishin jashtë standardeve të sigurisë. Ai tregon se që prej asaj dite ka kërkuar drejtësi, por përpjekjet e tij janë kthyer në një makth, pasi është sulmuar dhe kërcënuar disa herë nga persona që pretendon se janë të lidhur me të akuzuarin.

“Më rrahën dhe më thanë të largohesha nga Shqipëria ose do të më vrisnin. Kam brinjë të thyera, por nuk do të dorëzohem kurrë. Dua drejtësi për vajzën time,” tha ai për The Sun.

Babai britanik, i cili ka qëndruar për rreth dy vjet në Sarandë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor, akuzon autoritetet shqiptare për zvarritje, pasi seancat janë shtyrë gjashtë herë brenda një viti.

The Sun shkruan se, Saimir Kushova, i cili më pas u lirua me kusht nga gjykata shqiptare, është arrestuar në Norvegji në vitin 2023 dhe është dënuar me 15 vite burg për trafik droge, si pjesë e një grupi që tentoi të transportonte 150 kilogramë kokainë.

Lexo edhe:

Bie nga ulliri, humb jetën 43-vjeçari në Berat – EMRI

E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur në makinë

Rebecca Gannon, një zhytëse me përvojë që kishte eksploruar vende të ndryshme në botë, humbi jetën në ujërat e Sarandës, vetëm pak minuta pas nisjes së ekspeditës nënujore. I dashuri i saj, i cili ndodhej me të, rrëfeu se ajo kishte dalë në sipërfaqe “në panik dhe duke kërkuar ndihmë”, por nuk mundi të shpëtohej.

Familja britanike vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa gjyqi ndaj Kushovës është shtyrë sërish për muajin e ardhshëm. “Vajza ime vdiq dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Dua të di pse. Dua drejtësi për Beccie-n time,” përfundon George Gannon.

 

Etiketa: BritaniipoliciaSaimir Kushovasarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie nga ulliri, humb jetën 43-vjeçari në Berat – EMRI

20:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur në makinë

19:00 : 07/11/2025
BOTA

Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to

18:34 : 07/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

21:11 : 06/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të birit

16:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
Para

"40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie", Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

TË GJITHA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025

Bie nga ulliri, humb jetën 43-vjeçari në Berat – EMRI

20:29 : 07/11/2025

Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare – EMRAT

20:12 : 07/11/2025

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër sh-drejtori i bankës në Kombinat

19:54 : 07/11/2025

Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij

19:47 : 07/11/2025

Një nga modelet më të paguara në botë, sa është pasuria neto e Kendall Jenner

19:34 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com