• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

13:17 : 15/10/2025
në AKTUALITET, VETTING

Drejtuesi i SPAK ndryshoi kërkimin lidhur me vetingun e prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnika gjatë seancës që u zhvillua të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson Dumanin në këtë çështje parashtroi konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Ylli Pjetërnika. Komisioni aplikoi parimin e objektivitetit dhe proporcioalitetit për gjetjet në kriterin e pasurisë që kishin të bënin me të pasuri të krijuara me të ardhurat nga familja bujqësore, kur subjekti kishte qenë i mitur dhe me studime.

Konfirmimi u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, me pretendimin se nuk është arritur të provohet e kundërta e barrës së provës, lidhur me mosvërtetimin e ligjshmërisë së burimeve financiare të deklaruara si të përfituara nga ferma bujqësore e blegtorale, që janë deklaruar si një prej burimeve kryesore të krijimit të një gjendjeje cash në vlerën 20 milionë lekë në vitin 2013, deklarim i kryer para fillimit të detyrës si prokuror në stazh, si dhe për investime të familjarëve të kryer në vite, kur subjekti ishte ende i mitur.

Drejtuesi i SPAK u qëndroi shkaqeve të ankimit gjatë parashtrimeve, por në seancën e së mërkurës, prokurori Braho paraqiti në përfundim të shqyrtimit të gjykimit në Kolegj konkluzione të ndryshme, duke nënvizuar se problemet e gjetura nuk mund të sjellin penalizim për subjektin.

Lexo edhe:

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

Ai vërejti se subjekti ka deklaruar se pasuritë janë krijuar me të ardhurat e krijuara prej familjes bujqësore, si dhe pagat e pensionet e anëtarëve të familjes së origjinës. Po ashtu, Pjetërnika ka deklaruar se nuk ka asnjë kontribut për krijimin e të ardhurave apo pasurive. Për likujditetin cash ka deklaruar se nuk i përkasin atij, por se ka qenë gjendja aktive e likujditeteve të familjes bujqësore në momentin e deklarimit.

Në vijim, Braho parashtroi se subjekti paraqiti prova për të ardhurat dhe veprimtarinë e fermës bujqësore, si dhe për zhvillimin e saj në vite.

Bazuar në provat dhe shpjegimet e paraqitura, drejtuesi i SPAK vlerëson se familja e subjektit ka ushtruar veprimtarinë bujqësore dhe blegtorale prej vitit 1990 e në vijim dhe se në vijim e ka formalizuar, prej nga rezulton të ketë përfituar dhe fonde nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Sipas Brahos, pasaktësitë e konstatuara lidhen me karakterin e përbashkët të familjes bujqësore. Në përfundim, është arritur në konklusionin se pasuritë lidhen me aktivitetin bujqësore, si dhe se nuk ka dyshime të jenë krijuar nga burime të paligjshme. Po ashtu, Braho evidentoi se nuk ka rezultuar asnjë e dhënë që subjekti të jetë përfshirë në ndonjë veprimtari të kundërligjshme. Për  rrjedhojë, u konstatua se problemet e gjetura në kriterin e pasurisë, nuk mund të çojnë në penalizim.

I njëjti qëndrim u mbajt dhe lidhur me shkaqet e ngritura në aspektin profesional, ku sipas Brahos, problemet e evidentuara nuk janë serioze dhe se nuk mund të sjellin shkarkim,

Në përfundim, prokurori Klodian Braho paraqiti kërkimin e drejtuesit të SPAK, për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Ylli Pjetërnika.

Subjekti paraqiti në mënyrë të përmbledhur qëndrimin e tij përfundimtar. Ai vërejti se familja bujqësore rregullohet nga ligji dhe se pjesa e tij takuese, ashtu si e çdo anëtari të familjes përcaktohet sipas ligjit. Pjetërnika tha se dhe deklarimi i tij, ka qenë për pjesën ideale që përcakton ligji përkatës. Ai nënvizoi se burime e deklaruara janë të verifikueshme. Po ashtu, solli në vëmendje të Kolegjit se kur janë krijuar të ardhurat dhe pasuritë ka qenë në moshë të mitur ose në shkollë.

Në përfundim, prokurori Pjetërnika kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.

Vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs pyeti prokurorin Braho, nëse kërkimi ishte një heqje dorë nga ankimi apo për konfirmimin e vendimarrjes së KPK. Jacobs vërejti se ishte e rëndësishme të përcaktohej qartë kërkimi, pasi ka të bëjë me mënyrën e vendimarrjes së Kolegjit.

Braho tha se drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit të KPK. “Thelbi i kërkimit tonë është që Kolegji të lërë në fuqi vendimin e KPK”, deklaroi prokurori Braho.

Trupi gjykues i KPA, deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe shtyu seancën për shpalljen e vendimit më datë 17 tetor, në orën 12:00./ BIRN

Etiketa: prokurorspakYlli Pjetërnika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

21:22 : 03/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Palloshi i gjatë”, Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

15:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025
Para

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

TË GJITHA

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025

Drone të dyshimta mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

22:17 : 04/11/2025

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025

Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut

22:00 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com