• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sistemi në prag kolapsi, draft i Kodi Penal, i pavlerë”, Olsian Çela prezanton Prokurorinë pa filtra

16:28 : 14/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Drafti i Kodit Penal është i pakonsultuar, është represiv”. Shkurt-nuk bën. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, duhet të jetë përpjekur shumë për të ruajtur qetësinë. Projekti që ai hartoi si Ministër Drejtësie, së bashku me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, dhe që u tha se ishte një hap i rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Europian, po “masakrohej” brutalisht.

Kritikat e forta për draftin e ligjit të ri penal po vinin nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. Personi, i cili drejton trupën e prokurorëve, njerëzve që janë përgjegjës për zbatimin e Kodit Penal.

Në foto: Komisioni i Ligjeve

Olsian Çela është në vitin e pestë të tij si Kryeprokuror. Për shkak të kompetencave të kufizuara, por edhe profilit të tij personal, nuk është shquar për ton agresiv në komunikim.

Por, edhe qëndrimi i tërhequr ka një limit. Çela shfrytëzoi seancën në Parlament për raportimin e Gjendjes së Kriminalitetit gjatë vitin 2024, për të shprehur morinë e problematikave që shoqërojnë aktivitetin e përditshëm të sistemit prokurorial.

Lexo edhe:

Kritikat e Ramës, dosja “Eco Park”, aferat e Qeverisë dhe zgjedhjet/ Altin Dumani raporton tek “Ligjet”

TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse…

Gjatë drejtimit të tij, prej vitit 2019, Prokuroria është përgjysmuar në organikë për shkak të Vetingut. Ngarkesa e krijuar prej vakancave e ka çuar institucionin shpesh pranë pikës së kolapsit. Gjendja e godinave dhe infrastrukturës në tërësi është e degraduar. Shtuar këtyre edhe një draft Kod Penal, që më shumë krijon konfuzion sesa zgjidhje, duket se kanë ndikuar që Olsian Çela të fliste troç.

Kod Penal i pavlerë

Kryeprokurori informoi deputetët e Komisionit të Ligjeve se institucioni që ai drejton nuk ishte përfshirë në konsultime për draftin e Kodit të ri Penal. Çela tha se u vendosën përballë faktit të kryer. Nga vlerësimi tërësor i draftit Manja-Rakipi, kreu i Prokurorisë nuk gjeti asnjë element për ta vlerësuar.

“Nuk ka asnjë nxitim për të ndryshuar Kodin Penal. Ju niseni vetëm nga fakti që është miratuar në vitin 1995. Por, ai është amenduar shpesh gjatë viteve dhe nuk i ngjan atij që u miratua 30 vjet më parë”, tha Çela.

Në foto: Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve

Ai vijoi më tej: “Është projekt represiv, që nuk përputhet me nevojat e kohës dhe nuk u jep zgjidhje problematikave në praktikë”. Përkundrazi, ai vlerësoi se, në rast miratimi të atij drafti, sistemi do të vendoset në vështirësi.

“Mendoj se drafti duhet t’i nënshtrohet një kritike profesionale me ekspertë të ndryshëm, edhe të huaj. Por, me kushtin që të mos marrin pjesë ata ekspertë që e kanë hartuar. Vetëm në këtë mënyrë, mund të merret një produkt cilësor”.

Prag kolapsi

Kryeprokurori foli hapur për ngarkesat voluminoze, që shoqërohen me zvarritje të proceseve hetimore. “Ka pasur një periudhë, sidomos në vitet 2021-2022, që sistemi i prokurorisë po shkonte në prag kolapsi. Për shkak të Veting-ut u shkarkuan 35-40 përqind e stafit të prokurorëve”, deklaroi ai.

Edhe aktualisht, gjendja nuk është aspak e mirë. “Megjithatë, po mundohemi prej disa vitesh që të menaxhojmë ngarkesën. Prurjet e reja nga Shkolla e Magjistraturës, po e zbusin disi ngarkesën”. Por, sërish janë ende shumë larg asaj që nevojitet. “Prokurorëve të rinj, për shkak të mungesës së përvojës, do t’u duhet shumë kohë që të kalibrohen në sistem”.

Infrastruktura e rënduar

Prokurorët e rinj nevojiten për të shpërndarë ngarkesën e punës. “Por, sa më shumë vijnë, aq më vështirësi kemi për t’i sistemuar. Nuk kemi godina optimale, nuk kemi zyra të mjaftueshme”, përsëriti kryeprokurori Çela.

Më herët, në atë sallë, paraqiti raportin e tij për vitin e kaluar, Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ai premtoi se po përgatiteshin projekt-idetë për përmirësimin e godinave të gjykatave dhe prokurorive në disa rrethe të vendit, “aty ku situara është më emergjente”.

Megjithatë, fjalët e tij, për momentin janë vetëm në erë. Ministria e Drejtësisë, e drejtuar më herët nga Manja, ka të paktën tre vjet që udhëheq procesin për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën e Apelit dhe deri tani, gjithçka ka mbetur vetëm në letër.

Arresti në burg, traditë e keqe

Kryeprokurori Olsian Çela i pranoi kritikat e deputetëve, kryesisht të opozitës, që evidentuan se në Shqipëri ka shumë më tepër të paraburgosur sesa të dënuar.

“Zyra ime ka shpërndarë udhëzim të përgjithshëm për të gjithë prokurorët, që të aplikojnë masën e arrestit me burg, vetëm atëherë kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Kemi udhëzuar që të përdoren masa dhe dënime alternative”, tha ai.

Por, kryeprokurori pranoi se ka një traditë të keqe mes prokurorëve, por edhe gjyqtarëve, që janë të prirur të aplikojnë masat e sigurimit më të ashpra. “Është traditë e rrënjosur, por edhe presion nga publiku, nga media”, tha ai.

Në këtë pikë, kryeprokurori iu rikthye sërish draftit të Kodit të ri Penal. “Është represiv, më shumë se sa ai aktuali. Nëse do të na duhej një Kodi i ri shpejt e shpejt zoti Gjiknuri, mund të përkthehej ai i Gjermanisë”, deklaroi ai në një moment pyetje-përgjigje me deputetin socialist.

Damian Gjiknuri pranoi se ai kishte qenë kundër decentralizimit të Prokurorisë dhe zbehjes së rolit të Prokurorit të Përgjithshëm, siç ndodhi pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

“Çfarë ndodhi me udhëzimin tuaj për masat e sigurimit?”, pyeti ligjvënësi socialist. “Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzime, por nuk ka asnjë mundësi t’i kontrollojë se si zbatohen nga prokurorët. Ky kontroll bëhet nga gjykata, ose nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në rast denoncimi, ose nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në rast vlerësimi periodik të prokurorëve”.

Decentralizimi i Prokurorisë ka sjellë edhe këto lloj paradoksesh.

Ambasadat

Prokurori i Përgjithshëm theksoi se është i pavarur dhe nuk ka ndikime nga faktorë të brendshëm apo edhe ambasada të huaja, një çështje që e përmendi deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke kujtuar rastin e “prokurorit të përgjithshëm të mëparshëm, që deklaroi publikisht se ishte vënë nën presion nga ambasadorë të huaj të rëndësishëm për çështje konkrete”.

Megjithatë, Olsian Çela dha një detaj tjetër mbi raportet e prokurorëve të ndryshëm me ndërkombëtarët.

“Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit”.

Etiketa: kodi penalKomisioni i ligjeveOlsian CelaUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kritikat e Ramës, dosja “Eco Park”, aferat e Qeverisë dhe zgjedhjet/ Altin Dumani raporton tek “Ligjet”

20:01 : 14/10/2025
AKTUALITET

TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse…

19:40 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Korrupsioni është në nivel të lartë, ka rritje të abuzimeve me fondet dhe tenderat

17:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Kemi hasur pengesa në hetimin dhe gjurmimin e kriptovalutave, duhen ndryshime ligjore!

17:06 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani tek Ligjet: SPAK ka presion nga politika, janë goditur 10 grupe kriminale shqiptare në BE

17:03 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani raporton tek “Ligjet”: Janë sekuestruar 65.5 mln euro dhe po heton 33 zyrtarë të lartë për korrupsion

16:51 : 14/10/2025
Para

“Beteja” me Sadushin/ Gjykata Kushtetuese regjistron padinë e Naureda Llagamit, caktohet relatori

TË GJITHA

Dumani e konfirmon: Kemi marr të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi

20:48 : 14/10/2025

Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

20:45 : 14/10/2025

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

20:39 : 14/10/2025

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025

Përmbyset rezultati, Broja futet në fushë dhe i jep avantazhin Shqipërisë

20:34 : 14/10/2025

E “paralizoi” Tiranën nga trafiku, ARRSH njofton se autostradën Vorë-Durrës do e bllokojë vetëm natën

20:27 : 14/10/2025

Vrau Astrit Kalanë në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: Ja ku e fsheha pistoletën

20:22 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com