• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Problematike numri i ulët i prokurorëve dhe mbipopullimi i burgjeve

13:02 : 14/10/2025
në AKTUALITET

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore raportin mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.

Çela deklaroi se viti 2024 vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Çela tha se gjatë vitit 2024 kanë trajtuar në total 61 176, një rritje prej më shumë se 10% në krahasim me vitin 2023.

“Në 2024, në Prokurori janë trajtuar 61 176 materiale në shqyrtim, rritje prej 10.52% në krahasim me një vit më parë. Janë ndjekur 47 576 procedime penale, rritje prej 4.79% krahasuar me 2023. Nga të cilat, 24 956 procedime penale të regjistuara, 22 441 janë procedime të mbartura dhe 179 të rifilluara. Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara është në Tiranë, 35.5% të totalit, ndërsa më i ulët në Dibër dhe Kukës, rreth 2.5%”, tha ai.

Lexo edhe:

Olsian Çela kritikon prokurorët: S’kuptojnë pozicionin e tyre! Ankohen në ambasada për vendimet e Apelit

Kryeprokurori Olsian Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen

Çela veçoi shqetësimin e mbipopullimit të burgjeve. Pavarësisht rekomandimeve, tha Çela, nuk ka asnjë reflektim nga prokurorët, të cilët vijojnë me masat ekstreme burg dhe jo përdorimin e masave të paraburgimit. Sipas tij, 80% e masave të sigurisë janë arrest në burg gjatë 2024-ës, në rritje nga një vit më parë.

Çela ka adresuar kërkesën urgjente për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë.

Raporti i plotë:

Viti 2024, ashtu si dhe paraardhësi, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, si dhe intensifikimi e përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport.

 

I. TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL

1. Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.

Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi;

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë.

Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare.

Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.

Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë.

II.EFICENCA NË PËRFUNDIMIN E NDJEKJES PENALE DHE E KËRKESAVE NË GJYKATË

1. Eficenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale

Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim (janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve), 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar. Ka një tendencë të rritjes së çështjeve të pushuara në krahasim me vitin paraardhës për shkak të zbatimit të ligjit për amnistinë.

Janë paraqitur në gjykatë 13062 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal. Nga ana tjetër, të dhënat statistikore mbi kërkesat e prokurorëve për caktimin e masave të sigurimit tregojnë se për vitin 2024, për rreth 60 % të të pandehurve të regjistruar (ose për rreth 34 % të personave në hetim) është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese. Ndërkohë, rezulton se afërsisht 59.5% e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për pothuaj 36% të të pandehurve regjistruar (ose rreth 20% të personave në hetim). Në vitin 2023, është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese për mbi 55 % të të pandehurve të regjistruar (ose 32% të personave në hetim). Ndërkohë, rezulton se rreth 59,3% e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masë e kërkuar për 32,8 % të të pandehurve regjistruar (ose për 19 % të të personave në hetim).

Vetëm në 31 raste është kërkuar masa e garancisë pasurore, ndërkohë që është kërkuar arresti në burg ndaj 3078 personave dhe detyrimi për paraqitje ndaj 2611 personave. Nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, në frymën e vendimit të GJEDNJ (Hysa k. Shqipërisë), u miratua në muajin korrik 2024 një udhëzim i përgjithshëm në lidhje me masat e sigurimit, nisur nga nevoja për një përdorim më të kujdesshëm dhe proporcional të tyre, sidomos në lidhje me “arrestin në burg”, dhe një aplikim më të gjerë të masave të tjera. Megjithë këtë udhëzim, nuk konstatohet ende një reflektim nga ana e prokurorëve, edhe pse çështja është trajtuar gjerësisht edhe në të gjitha analizat vjetore, por gjithsesi prirjet për ndryshimin e mundshëm të tendencës priten të duken me qartë në vitin 2025 për shkak të kohës relativisht të shkurtër në 2024.

Sa i përket kërkesave për miratim të urdhrit penal, vazhdoi një tendencë në ulje, me vetëm 91 të tilla, ndërsa u rritën ndjeshëm kërkesat për miratimin e marrëveshjeve të fajësisë dhe gjykimit të drejtpërdrejtë, përkatësisht 183 dhe 333 raste.

2. Eficenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë

Gjatë vitit 2024 nga prokuroritë pranë gjykatës të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit shqiptar për 9052 procedime penale me 10781 të pandehur.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm.

Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 5201 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 1090 vendime. Numri i vendimeve sipas llojit të tyre të mbetura pa ekzekutuar është 298 vendime me burgim, 220 vendime për dënime me gjobë dhe 572 dënime alternative.

3. Efektiviteti i ndjekjes penale për disa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2024

3.1 Evidentohet se në vitin 2024 janë filluar kryesisht 155 procedime penale që përbën rritje 12,32 % të numrit të procedimeve të filluara kryesisht krahasuar me vitin 2023. Rritja e numrit të çështjeve të filluara kryesisht është kërkesë e vazhdueshme, e cila pavarësisht se nuk është ende në nivelin e duhur nga viti në vit ka pësuar rritje. Një nga arsyet kryesore vijon të mbetet mbingarkesa e cila kufizon prokurorët në ushtrimin e këtij diskrecioni ligjor.

Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për vitin 2024 kanë kryer hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 405 procedimeve penale. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 354 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Hetimi gjithëpërfshirës i kryer nga prokurorët e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm në kuadër të hetimit dhe ndjekjes penale për vepra në kompetencë lëndore të tyre, si dhe vlerësimi i të dhënave/indicieve të përftuara nga përdorimi i mjeteve të posaçme të hetimit, ka çuar në zbulimin e veprave penale të kryera në kuadër të krimit të organizuar dhe veprave penale të korrupsionit, në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posaçme. Të dhënat statistikore tregojnë se për vitin 2024, në zbatim Kodit të Procedurës Penale dhe të Aktit të Koordinimit Institucional, datë 15.12.2020 “Për rritjen e eficiencës nëpërmjet, bashkërendimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme”, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë transferuar 67 procedime/referime penale, prej të cilave në Prokurorinë e Posaçme janë pranuar 61 procedime/referime ose 91,04 % e procedimeve të transferuara për grup vepra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose të lidhura me detyrën, në kompetencë lëndore të asaj prokurorie.

3.2 Referuar të dhënave statistikore të vitit 2024, për grupveprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën në kompetencë të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur janë dërguar për gjykim, Gjithashtu vihet re një rritje prej 4,84% të të pandehurve të dënuar për 2024, krahasuar me vitin 2023

Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 19 procedime penale dhe në kryerjen e hetime proaktive, në 34 procedime penale. Ky proces ka çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.

Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 39 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën.

3.3 Të dhënat statistikore për vitin 2024 tregojnë progres në hetimin dhe ndjekjen penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 287 dhe 287/b të Kodit Penal, ku rezulton se janë regjistruar 251 procedime penale dhe 14 të pandehur. Ndërkohë 17 procedime me 33 të pandehur u dërguan për gjykim dhe 19 të pandehur rezultojnë të dënuar, Në këtë periudhë vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenit 287 të Kodit Penal, 13 procedime me 21 të pandehur janë dërguar për gjykim.

3.4 Në zbatim të nenit 3/1 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, në kuadrin e procedimeve/hetimeve pasurore, për vitin 2024 në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm janë regjistruar 185 verifikime pasurore. Ndërkohë në kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të Kodit Penal si dhe në zbatim të nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe në zbatim të ligjit nr. 10192/2009, pas kërkesave të prokurorëve gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive/aseteve kriminale në total, në kuadrin e 14 çështjeve dhe sekuestrime pasurie/asete kriminale në kuadrin e 35 çështjeve.

Nga një analizë e kryer mbi të dhënat e përcjella nga prokuroritë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2024, rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara në total me vlerë të përcaktuar mbi 290 milion lekë dhe 48 milion euro, ndër të cilat 125 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 314,679 m² dhe vlerë mbi 280 milion lekë dhe 37 milion euro, 62 pasuri të luajtshme rreth 1 milion euro dhe 67 llogari bankare mbi 10 milion euro.

Treguesit e konfiskimeve gjatë vitit 2024, dëshmojnë për mbi 89 pasuri të konfiskuara, me vlerë mbi 163 milion lekë, ndër të cilat 79 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 20,542 m² dhe vlerë mbi 90 milion lekë, 3 pasuri të luajtshme, 4 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare, 1 titull pronësie dhe para kesh.
3.5 Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, ka një tendencë rritje për vitin 2024, pasi janë regjistruar 1656 procedime penale, me 1238 të pandehur ose me rritje 18,62 % të procedimeve dhe rritje 14,84 % të të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023. Janë dërguar për gjykim 1124 procedime me 1194 të pandehur, ose me rritje prej 12,85 % të procedimeve dhe rritje 13,93 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.

Efektiviteti i ndjekjes penale në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2024 është i lartë, ku evidentohet se kemi një rritje prej 12,85 % të procedimeve të dërguara për gjykim krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që raporti i çështjeve të dërguara në gjyq është shumë më i lartë krahasuar me ato të pushuara (79,45 % dërguar gjyqit dhe 20,55 % të pushuara).

Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit janë të ashpra, ku 88,86 % janë kërkesa për masa sigurimi me arrest, që përbën rritje në krahasim me vitin 2023 ku kërkesat për arrest ishin në masën 87,35 %.

Sa i përket arsyeve të rritjes së numrit të procedimeve, është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ka ardhur nga një tendencë e rritjes së fenomeneve të dhunës në përgjithësi, apo nga një rritje e ndërgjegjësimit të viktimave si dhe e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë për të denoncuar rastet.

3.6 Një tendencë shqetësuese rritjeje është konstatuar tek krimet me dashje kundër jetës. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këto grupvepra në vitin 2024 është 14,7, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 10,5. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, Korçë 12 %, Durrës 10 %, Fier dhe Lezhë 8 %, Elbasan 6%, Vlorë 5%, ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara është në Dibër, me rreth 1 %.

Ka një rritje të ndjeshme të vrasjeve me dashje. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %. Në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për këtë vepër, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023.

Tendencë të fortë rritje ka pasur edhe vepra penale e “vrasjes me paramendim”, pasi janë regjistruar 31 procedime penale që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, që përbën një rritje prej 2 herë.

III. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar punën për rritjen e eficencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Theksojmë këtu intensifikimin e kontakteve me autoritetet belge dhe holandeze për goditjen e kriminalitetit, me theksin tek pastrimi i produkteve të veprës penale dhe krimet e rënda. Në këtë kuadër, në muajin nëntor 2024, Prokurori i Përgjithshëm nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Belgjikës në këto fusha.

Të dhënat kryesore të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar të administruara në sistemin elektronik IMPRO për vitin 2024 tregojnë rritje të numrit të ekstradimeve nga Shqipëria për jashtë vendit me 38 % (nga 99 në 137), rritje të numrit të letërporosive nga jashtë me 39 % ( nga 431 në 599), rritje të numrit të letërporosive për jashtë me 10 % (nga 491 në 539), rritje të njohjeve të vendimeve penale të ardhura nga jashtë me 6 % (nga 33 në 35). Vlen të theksohet se megjithë vështirësitë që kemi hasur për shkak të vakancave të theksuara në organikë, përqindja e ekzekutimit të letërporosive nga ana jonë është dukshëm me lartë se ai i autoriteteve të huaja (36.5% / 23.2%), çka tregon për prioritetin që ka pasur për prokurorinë bashkëpunimi ndërkombëtar.

Gjithashtu vlerësojmë të theksojmë rëndësinë që kanë pasur ndryshimet legjislative të viteve të fundit, përfshirë edhe marrëveshjet dypalëshe të ekstradimit. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi (në të cilat parashikohet ekstradimi i shtetasve respektivë) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën. Vlen të përmendim se në zbatim të marrëveshjes dypalëshe aktualisht kemi 20 praktika aktive të transferimit të të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kompetent ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, nëpërmjet veprimtarisë të Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust, Referuar të dhënave nga Zyra e Prokurorit Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust, në vitin 2024, volumi i çështjeve të ndjekura në Eurojust ishte 247 çështje, 5% më lart se në 2023. Zyra Shqiptare në Eurojust mbështeti krijimin dhe vijimin e 24 skuadrave të përbashkëta hetimore, ku 6 skuadra hetimore janë krijuar gjatë vitit 2024, Autoritetet shqiptare kanë marrë pjesë në 3 Qendra Koordinimi të Ditëve të Aksionit dhe 19 mbledhje të koordinuara bilaterale dhe multilaterale.

IV. Dekriminalizimi

Gjatë vitit 2024 nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 132 subjekte. Nga 72 kërkesa të reja, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 64 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2024, ju përkasin, 61 kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike, 2 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 1 nga KLGJ. Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 77 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 39 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2024 dhe 38 vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017 – 2023.

Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 13 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon:

– 6 nga Departamenti i Administratës Publike;

– 7 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

V. Zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës për rritjen e eficiencës në prokurori

Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme ka vazhduar koordinimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për zgjidhjen e çështjeve në drejtim të infrastrukturës. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara. Së bashku më Këshillin e Lartë Gjyqësor i kemi drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sigurimin e një sheshi ndërtimi, në mënyrë që të vijohet me hartimin e projektit, por si çështja e terrenit dhe e financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për marrjen e masave konkrete është tejet urgjente. Gjatë vitit 2024 përfundoi me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, që ofron tashmë hapësira të mjaftueshme për ushtrimin normal të aktivitetit. Gjatë vitit 2025 do të përfundojnë investimet në prokuroritë Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku janë zgjeruar ambientet në këto prokurori në zbatim të marrëveshjes me KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambjentet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.

Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata vazhdon të rëndohet, edhe pse nga ana jonë janë marrë masa administrative në këtë drejtim. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore në lidhje me përcaktimin e saktë të periudhës së ruajtjes së dosjeve penale, sipas praktikave më të mira evropiane, si dhe për marrjen e masave ndërinstitucionale adeguate për sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre.
Sa i përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, në vitin 2025 do të nisë puna për ngritjen e tij me fonde të BE, proces i cili do të përfundojë në vitin 2028. Në këtë kuadër, ka vijuar punën grupi i ekspertëve mbështetës për sistemin e qendërzuar të çështjeve për të siguruar mbështetje dhe koordinim sa më efektiv të prokurorisë për realizimin e këtij projekti, duke bashkërenduar punën me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.

Etiketa: Olsian CelaProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Olsian Çela kritikon prokurorët: S’kuptojnë pozicionin e tyre! Ankohen në ambasada për vendimet e Apelit

14:08 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kryeprokurori Olsian Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen

13:16 : 14/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

16:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
Para

VIDEO/ Golin e fitores ndaj Serbisë, Rey Manaj ia dedikon shqiptarëve të eksodit në Kosovë

TË GJITHA

Gjykata iraniane dënon me mbi 60 vite burg 2 francezët e arrestuar për spiunazh

16:16 : 14/10/2025

“Dekriminalizimi në pikëpyetje”/ Këlliçi kërkon hetim të rastit “Irena Gjoka”, prokurori kontradiktor e pranon…

16:10 : 14/10/2025

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

16:05 : 14/10/2025

Qëlluan drejt një banese dhe fshehën armën në një varr, arrestohen 2 adoleshentë në Pogradec

15:53 : 14/10/2025

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

15:45 : 14/10/2025

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

15:41 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com