Deputeti demokrat Samir Korreshi ka ironizuar tek “Ligjet”, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama s’është paraqitur ndonjëherë në Komision.
“Ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, u shpreh ai teksa iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cila ia kthen se “nuk e mbërrin dot”.
Korreshi: Ore mqs na ka marrë malli për atë kryeministrin nuk e kemi parë ndonjëherë, nuk e kemi, ta puthim se na mori malli o burrë i dheut. Duke qenë se kryeministri…
Manja: Ju lutem, se edhe po erdhi ai, ti nuk e mbërrin dot.
Korreshi: O shoku Ulsi, ai Kryeministri nuk vjen këtu, po e ndërroj pyetje. Por tek ASHK ka një kullë roje që po na fut frikën. E kishe ti më përpara kullën, por ti si bëje dot gjë. Nuk ia qëllove dot kullës, lëri këto o Sajmir, kullën e rojës shikoni ju se nuk po ju ndahen ato pa një 500 nga ato të hollat, leftat.














