• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Basir Çollaku, në një intervistë për Syri Tv, ngriti alarmin për përfshirjen e thellë të Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës, duke akuzuar qeverinë shqiptare si pjesë e një strukture kriminale me bazë institucionale.

Ai deklaroi se rrjetet shqiptare të trafikut të drogës kanë shtrirje nga Amerika Latine deri në SHBA dhe Evropë, me Portin e Durrësit si një pikë kyçe e këtij trafiku, krahas portit të Antwerp-it në Belgjikë.

Sipas tij, DEA amerikane ka mbledhur prova të shumta për këtë aktivitet, duke operuar prej tre vitesh me një zyrë në Tiranë. Çollaku theksoi se nuk bëhet fjalë për thashetheme mediatike, por për të dhëna konkrete që tregojnë për pastrim të parave, lidhje të forta me kartelet dhe një fuqi ekonomike kriminale që ka depërtuar në institucionet shtetërore shqiptare.

Deklarata:

“Unë jam i bindur për këtë, nuk është thjesht një tendencë për të zhurmuar me një artikull ose me disa të dhëna. Historia e lidhjes së shoqërisë shqiptare me kartelet e drogës nuk është më sekret.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Ajo ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë prej vitesh, i ka kapërcyer jo thjesht si lajm por me tendencën e aktivitetit të ushtruar, e parasë së pastruar, e lidhjeve të forta dhe fuqisë së madhe ekonomike të krijuar. Pra, ne kemi një fuqi narkotike që quhet qeveria shqiptare.

Pra, këto efekte, ky zhvillim le të themi negativ në drejtim të ligjit, kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë e kanë mbërritur në Amerikën Latine. Janë kartelet e kokainës ku elementët e botës së trafikut të Shqipërisë kanë lidhjet e fuqishme përveç furnizimit atje dhe shpërndarjes në Evropë, por janë grupet që kanë akses në këtë botë të paligjshmërisë me aktivitetin e tyre jo vetëm në Amerikën Latine por edhe atje ku këto grupe kanë aktivitet në SHBA.

Dalja e kësaj fuqie në këtë treg me këtë agresivitet, ashpërsi dhe sasi marramendëse parash duke qarkulluar, duke pastruar dhe duke pasur një bërthamë institucionale e cila të forcon dhe të jep leje të pastrosh, e natyrisht e ka përfshirë qeverinë shqiptare dhe sigurisht kryeministrin Rama në këtë lupë të investigimit amerikan. Ata kanë të dhëna të shumta.

DEA ka gati prej tre vitesh me një zyrë në Tiranë dhe nuk ka nevojë të marrë thashetheme askund. Ata kanë prova, kanë fakte. Dihet që Porti i Durrësit është një port i dhënë me qira tek grupet kriminale dhe kjo është e mjaftueshme. Një konkurrent i fortë është porti në Belgjikë, janë dy porte ku qarkullojnë tonelata kokainë ku bëjnë miliarda euro. Dhe këto miliarda pastrohen diku.”

 

 

 

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Ramaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
Para

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com