• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, u organizua një mbledhje urgjente me pjesëmarrjen e 260 gjyqtarëve në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe filloi me një minutë heshtje për viktimën.

Në mbledhje u diskutua për denigrimin dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve nga figura publike dhe mediat, si dhe për vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore dhe zvarritjet procedurale që kanë krijuar pasiguri në sistem.

Për të rritur sigurinë e magjistratëve, u propozuar ngritja e një Grupi Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë.

Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë, tha se vrasja e Kalasë ishte e paralajmëruar dhe se gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve dhe kërcënimeve.

Lexo edhe:

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

“Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Duhet të ngremë një Grup Pune Ndërinstitucional për të hartuar dhe zbatuar masa sigurie.”

Gjyqtari Gerd Hoxha, tha se kanë kërkuar ndërtimin e godinave të reja gjyqësore dhe përfundimin e vendosjes së gjykatave në ambiente të papërshtatshme, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Policinë.

“Kemi kërkuar ndërtimin e godinave të reja gjyqësore. Duhet të marrë fund vendosja e gjykatave nëpër ambiente të papërshtatshme dhe bashkëpunimi me Policinë duhet të përmirësohet.”

Ndërkohë gjyqtari Sandër Simoni, tha se ka ardhur koha për një analizë të thelluar të sigurisë.

“Ka ardhur koha për një analizë të thelluar të gjendjes së sigurisë. Shpresoj që kjo të jetë ngjarja e fundit e këtij lloji. Do të merren vendime për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve.”

Kalaja u vra pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës.

Gjyqtari kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend.

Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën

Etiketa: Astrit KalajaGjyqtaretKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

14:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025
Para

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

TË GJITHA

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com