• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deklaratat e shkurtra para medias dhe refuzimi për të pranuar pyetje la të paqartë se sa ishin shpenzimet e marra përsipër nga qeveria për këtë vizitë, edhe pse zëdhënësja e Adams ka deklaruar se qëndrimi në Shqipëri është marrë përsipër nga qeveria shqiptare.

Edhe pse Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe duke qëndruar në vilën qeveritare në Vlorë, kryeministri Rama u përgjigj me një ‘jo’ pyetjes nëse shpenzimet e vizitws po paguheshin nga qeveria shqiptare.

Udhëtimi i Adams në Shqipëri i ndërmarrë gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak ka ngritur pikëpyetje. Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara. Adams i mohon akuzat.

Arsyeja e vizitës gjithashtu mbeti e paqartë, pasi protokolli i pritjes, dalja para shtypit nuk iu përshtat formatit zyrtar të pritjes së personaliteteve të huaja që vizitojnë Shqipërinë apo kanë bisedime zyrtare me kryeministrin e qeverinë.

Deklarata për mediat në mënyrë të pazakontë u mbajt jashtë godinës së qeverisë, ndryshe nga protokollet rutinë të takimeve zyrtare dhe konferencave për shtyp me zyrtarë të huaj.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Vizita u përshkrua prej tyre më shumë si private dhe miqësore, madje dhe si një kuriozitet i Adams për të takuar Diellën, ‘ministren’ virtuale të Ramës.

Adams tha se “…ka pasur shumë spekulime sepse jam këtu dhe çfarë po bëj këtu”, duke sqaruar se “arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me një miqësi që nuk do ta na lejojë që ne do të kemi ndasi”.

Ai foli për një dëshirë të hershme për të parë Shqipërinë dhe për një kuriozitet për zhvillimin e teknologjisë në vend dhe i thuri lavde Ramës si një ‘revolucionist’ në këtë sektor.

Të dy zyrtarët e përmendën si temë me rëndësi diskutimet për vendosjen e një linje direkte fluturimi mes new  York dhe Tiranës, por pa ndonjë të dhënë konkrete apo zyrtare që lidhej me këtë gjë.

“Erdha këtu të flas për turizmin dhe për të parë se si mund të ndihmojmë e të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që kanë mbetur në detyrë, por edhe muajt më pas detyrës, për të siguruar një linjë të fluturimit të drejtpërdrejtë nga New  York City në Shqipëri, sepse ndihmon banorët atje por edhe ata që janë këtu në vend,” tha Adams.

Kurse Rama foli për një rol nxitës të Adams në përpjekjen që po bën tashmë qeveria për ta vendosur këtë linjë direkte.

Kryebashkiaku shtoi se gjithashtu ai do të inkurajonte biznesin amerikan të hidhte sytë për mundësi biznesi në Shqipëri./BIRN

Etiketa: Edi RamaEric Adamsvizita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com