• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar në lidhje me vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja, në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, pas dhënies së vendimit për një çështje pronësie.

Sipas KLGJ-së, ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

“Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.” – thuhet në reagimin e KLGJ-së.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit.

Etiketa: Astrit KalajagjyqtariKLGJvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

14:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

TË GJITHA

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

15:52 : 27/10/2025

Bozdo-Çelës: Grupet e krimit të organizuar po lulëzojnë, Prokuroria hesht

15:51 : 27/10/2025

VIDEO/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

15:38 : 27/10/2025

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025

Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti

15:32 : 27/10/2025

“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë

15:11 : 27/10/2025

Shoferi braktis makinën gjatë ndjekjes policore, kapen 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

15:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com