• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me “votën e pavlefshme”/ Ekspertizë minimale e injorim nga kolegët, si u zgjodh Asim Vokshi në Kushtetuese

12:17 : 30/09/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Procesi i votimit të zhvilluar nga Gjykata e Lartë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, shoqërohet me dyshime të forta për tjetërsim të votave.

Gjykata e Lartë njoftoi paraditen e kësaj të Marte (30 shtator 2025) se mbledhja e gjyqtarëve kishte zgjedhur kolegun e tyre, Asim Vokshi, si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi zyrtar sqaron se në garë për këtë pozicion ishin tre kandidatë-Asim Vokshi, i cili mori 6 vota, Naureda Llagami, e cila arriti të sigurojë 8 vota dhe Florian Ballhysa, me zero vota, ndërkohë që një votë u shpall e pavlefshme.

Lexo edhe:

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

Ligji parashikon që fitues shpallet kandidati që arrin të sigurojë tre të pestat e votave të të gjithë gjyqtarëve të lartë që marrin pjesë në votim. Në procedurën e kësaj të marte merrnin pjesë 15 gjyqtarë dhe kuorumi i nevojshëm ishte 9 vota.

Në foto: Asim Vokshi u emërua gjyqtar kushtetues nga procesi në Gjykatën e Lartë

Duke qenë se asnjëri prej tre kandidatëve nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm, atëherë fitues u shpall automatikisht Asim Vokshi, i cili ishte renditur i pari në listën e kandidatëve të verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një strukturë e drejtuar nga shefi i Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi.

“Skandali” me votat

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarit të ri kushtetues, i cili do të zëvendësojë gjyqtaren me mandat të përfunduar, Holta Zaçaj, ka pasur një episod të dyshimtë, i cili mund të ndryshonte tërësisht rrjedhën e vendimmarrjes.

“Boldnews.al” mëson nga burime të brendshme se vota e shpallur e pavlefshme, në fakt tregonte qartësisht se ishte në favor të kandidates Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të njëjtat burime deklarojnë për redaksinë se “vullneti në votën e shpallur të pavlefshme ishte qartësisht në favor të kandidates Llagami”. Në rast se ajo votë do të konsiderohej e rregullt, kandidatja Llagami do të arrinte në shifrën 9 të verdikteve pro saj dhe, rrjedhimisht, do të siguronte edhe kuorumin e nevojshëm për t’u zgjedhur gjyqtarja e re kushtetuese.

Asim Vokshi me “ekspertizë minimale”

Asim Vokshi u rendit i pari me pikët më të larta në listën e kandidatëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në dokumentat e pikëzimit rezulton se ai ka mangësi të theksuara në disa prej kritereve që lidhen drejtëpërdrejtë me aspektin profesional.

Në foto: Vlerësimi i KED-it për kandidatin Asim Vokshi për “ekspertizë në fushën e së drejtës”

Në procesin e pikëzimit, Asim Vokshi rezulton se ka marrë 62 nga 108 pikë në total në kriterin e “Ekspertizës në fushat e së drejtës”. Për këtë kriter, secili nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi mund të bëjë një vlerësim maksimalisht me 12 pikë, sipas Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese.

Në foto: Metodologjia e KED për vlerësimin e kandidatëve për “ekspertizës në fushën e së drejtës”

Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”, kandidati Asim Vokshi është vlerësuar për këtë kriter nga 4 deri në 8 pikë, një rezultat dukshëm shumë larg nga ajo që pritet nga një gjyqtar kushtetues.

“Cilësia”, e ulët

Kandidati fitues për në Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi, është vlerësuar dobët edhe në kriterin e cilësisë, një tjetër indikator shumë i nevojshëm për një profil të lartë gjyqtari.

Në mbledhjen e datës 23 Shtator 2025, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vendosën të vlerësonin kandidatin Vokshi me një total prej 198 pikësh në “vlerësimin cilësor”, ndërkohë që maksimumi për këtë kriter ishte 270 pikë.

Në foto: Vlerësimi i KED-it për kandidatin Asim Vokshi për “cilësinë”

Sipas dokumentit të pikëzimit, Asim Vokshi është vlerësuar për cilësinë përgjithësisht me 23-24 pikë, ndërkohë që njëri prej anëtarëve i ka dhënë pikë minimale, vetëm 16 të tilla. Për këtë kriter, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi mund të votonin maksimalisht me 30 pikë. Dukshëm, kandidati dhe tashmë gjyqtari i ri kushtetues, Asim Vokshi, është vlerësuar shumë larg maksimumit.

Injorim nga kolegët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) e kanë vlerësuar pozitivisht kandidatin Asim Vokshi për kriteret e “punës në grup”, “aftësitë e komunikimit” dhe “reputacionit”. Megjithatë, këto kritere duket se janë pikëzuar “fiktivisht” nga 9 anëtarët e KED-it.

Në këtë mënyrë mund të lexohet votimi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për gjyqtarin e ri kushtetues.

Asim Vokshi, i cili është prej katër vitesh anëtar i Gjykatës së Lartë, arriti të marrë votat e vetëm 6 kolegëve të tij, nga një total prej 15 pjesëmarrësish.

Ky rezultat i dobët është një tregues domethënës se ai nuk ka arritur të krijojë “punë në grup” apo edhe “reputacion” të mirë mes kolegësh, megjithëse për këto dy aspekte është vlerësuar pozitivisht në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatja humbëse

Emërimi i Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese është paralajmëruar më herët nga “Boldnews.al” dhe vjen si vijim i një “lobimi” të fortë në favor të tij nga kreu i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Sadushi.

Megjithatë, votimi në Gjykatën e Lartë tregoi se edhe kandidatja “humbëse”, Naureda Llagami, duket se ka pasur një lobim shumë të fortë.

Në foto: Naureda Llagami, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Llagami ka qenë personi përgjegjës për emërimin e anëtarëve aktualë të Gjykatës së Lartë. Po ashtu, Llagami ka “luftuar” prej kohësh për të marrë një post të tillë, sipas disa mesazheve telefonike që u publikuan më herët dhe që thuhet se i përkisnin kohës kur ajo ishte ende në krye të KLGJ-së.

Sipas bisedave telefonike, të cilat gjithësesi u mohuan nga Llagami, ajo diskutonte me Klotilda Bushkën, ish-kryetare e Komisionit të Ligjeve në atë kohë, për të siguruar një vend në Gjykatën Kushtetuese. Bisedat me këtë kontekst, sipas denoncuesit anonim të atyre mesazheve, janë detajuar më tej në zyrën ligjore të Ajola Xoxes, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Etiketa: Asim VokshiGjykata e larteGjykata KushtetueseNaureda Llagamisokol sadushivote

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025
AKTUALITET

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
Para

U rrëzua në skenë, sopranoja Eva Golemi: Neglizhencë e tenorit! Kam shembur legenin

TË GJITHA

Skandali në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

21:58 : 20/10/2025

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com