• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune

Lufthansa planifikon të shkurtojë rreth 4,000 vende pune deri në vitin 2030. Shkurtimet do të ndikojnë kryesisht në administratë, jo në "rolet operative". Linjat e ndryshme ajrore do të integrohen më ngushtë.

08:29 : 30/09/2025
në BOTA

Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, “nën presion”. Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve të punës, shqetësimi tjetër vjen nga Lufthansa. Siç njoftoi menaxhmenti më 29 shtator, rreth 4,000 vende pune janë planifikuar të shkurtohen deri në vitin 2030.

Sipas kompanisë, fokusi i shkurtimeve të vendeve të punës do të jetë në administratë dhe jo në “punën operative”. Proceset administrative duhet të digjitalizohen, automatizohen dhe unifikohen. Me këtë u specifikuan dhe konfirmuan shqetësimet e shfaqura në publik pas spekulimeve për shkurtime në shoqërinë ajrore gjermane më e madhja në Europë.

Për më tepër, do të formulohen objektiva financiare më ambicioze afatmesme – prandaj planifikohen fitime më të larta. Lufthansa, e cila ka 103,000 punonjës, dëshiron të arrijë një fitim operativ prej tetë deri në dhjetë përqind të të ardhurave në të ardhmen. Deri më tani, vlera e synuar ishte tetë përqind.

Për vitin aktual, menaxhmenti është optimist: fitimi operativ duhet, siç është planifikuar, të tejkalojë ndjeshëm shumën e vitit të kaluar prej 1.6 miliardë eurosh.

Lexo edhe:

SHBA, humbin 911 mijë vende pune për 1 vit!

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

Logoja e Lufthansës dhe një person që nuk shihet mirë
Shkurtimet në LufthansaFotografi: Hannes P Albert/dpa/picture alliance

Menaxhim i centralizuar

Për të arritur rritjen e planifikuar të të ardhurave, linjat ajrore të ndryshme që janë pjesë e koncernit duhet të unifikohen dhe të menaxhohen më fort në mënyrë të centralizuar. Përveç markës qendrore Lufthansa, e cila ka disa vështirësi, kompania përfshin edhe Swiss, Austrian, Brussels Airlines, e Lufthansa është gjithashtu aksioner i vogël edhe i kompanisë italiane Ita.

Dega me kosto të ulët e Lufthansës, Eurowings, do të forcohet gjithashtu, si dhe departamentet e saj të logjistikës dhe shërbimit dhe mirëmbajtjes së avionëve. Plani përfshin edhe aktivitet të shtuar në fushën e forcave ajrore, domethënë në mbrojtje.

Qëllimi i të gjitha masave është të pozicionohet më mirë koncerni për të ardhmen dhe të sigurohen fitime të mira për aksionerët edhe në të ardhmen: ata ende mund të mbështeten në dividentë në shumën prej 20 deri në 40 përqind të fitimit të koncernit.

A do të ketë një grevë tjetër të pilotëve?

Megjithatë, menaxhmenti duhet së pari të merret me grevën e afërt të pilotëve. Referendumi i sindikatës së pilotëve Vereinigung Cockpit (VC) përfundon të martën.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të tij në kompaninë mëmë Lufthansa dhe degën e ngarkesave Lufthansa Cargo të vendosin për grevë. Pika e mosmarrëveshjes janë pensionet. Lufthansa i hodhi poshtë kërkesat si të parealizueshme për shkak të kostove.

Stenda e kompanisë Bosch në panairin e automobilëve, ku shihet një skelet veture
Bosch do të shkurtojë shumë vende puneFotografi: Michael Bihlmayer/CHROMORANGE/picture alliance

Bosch shkurton 13,000 vende pune në Gjermani

Në fund të javës së kaluar, furnizuesi më i madh në botë i pjesëve të automjeteve, Bosch, nga Gerlingen pranë Shtutgartit, njoftoi se planifikon të shkurtojë rreth 13,000 vende pune në fabrikat e tij në Gjermani, më shumë se sa ishte njoftuar më parë. Së bashku me shkurtimet e njoftuara më parë, deri në fund të vitit 2030, do të shkurtohen rreth 22,000 vende.

Në muajt e fundit, kompania ka sinjalizuar vazhdimisht se ka teprica të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht në segmentet që lidhen me prodhimin e pjesëve për makina me motorë me djegie të brendshme.

Ndërsa industria e automobilave kalon më shpejt në automjete elektrike, kërkesa për lloje të caktuara të pjesëve dhe teknologjisë po bie. Rezultati është se në disa segmente prodhimi nevoja për punëtorë po zvogëlohet, ndërsa në të njëjtën kohë kërkesa për ekspertë në fushën e sistemeve të baterive, zgjidhjeve softuerike dhe efikasitetit të energjisë po rritet.

Bosch punëson më shumë se 400,000 njerëz në të gjithë botën, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve është në Gjermani. Janë fabrikat gjermane, veçanërisht ato që lidhen me prodhimin e motorëve dhe komponentëve klasikë të automobilave, ato që do të preken më shumë nga shkurtimet.

Kompania thekson se qëllimi është të shmangen shkarkimet masive nga puna dhe se preferohen pensionet e parakohshme, rikualifikimi dhe transferimet e brendshme të punonjësve. Pavarësisht kësaj, punëtorët dhe sindikatat po shprehin shqetësim për pasigurinë e mundshme në punë dhe pasojat afatgjata./DW

Etiketa: lufthansavende pune

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA, humbin 911 mijë vende pune për 1 vit!

22:08 : 09/09/2025
BOTA

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

20:58 : 31/08/2025
BOTA

Industria automobilistike në Gjermani shkurton 51.500 vende pune

09:00 : 28/08/2025
AKTUALITET

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025
AKTUALITET

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vendesh pune

08:07 : 01/07/2025
BOTA

Avioni i Lufthansës pa pilot për 10 minuta/ Ndihmësit i ra të fikët, kapiteni në tualet

17:09 : 19/05/2025
Para

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

TË GJITHA

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

10:37 : 30/09/2025

Tensione te Konferenca e Kryetarëve/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj – PS: Keni frikë

10:28 : 30/09/2025

Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë, ish-kryebashkiakja e komanduar e Tropojës merret e pandehur

10:28 : 30/09/2025

U lirua nga burgu për arsye shëndetësore/ Ish-gjyqtarja e bandave paraqitet në SPAK

10:20 : 30/09/2025

“Diella”, gjetje në imazh… një provë e vështirë në praktikë

10:12 : 30/09/2025

I hodhën në erë “Range Rover”, reagon administratori i Njësisë Administrative Fushë-Krujë

10:06 : 30/09/2025

Kandidat i “paracaktuar”, Asim Vokshi zgjidhet anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese

09:49 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com