Autoritetet kanë sekuestruar 18 asete me vlerë 3 milionë euro të Sanja Telhallari 35-vjeçe, notere nga Tirana, të dyshuara se janë përfituar gjatë ushtrimit të detyrës nga aktivitete kriminale.
Sekuestrimi përfshiu 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe gjurmuar pasuri të tjera të dyshuara, si dhe për të dokumentuar burimin e të ardhurave të shtetases.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.
Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.