Në vitin 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmln e Edi Ramës, miratoi lejen për kullën “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës), projekt që po ndërtohet nga kompania “Nova Construction 2012” e cila rezulton me 91% të aksioneve në pronësi të Ilir Shtufit dhe 9 % në pronësi të Kujtim Shtufit.
Projekti parashikon ndërtimin e një kulle 205 metra të lartë, me 58 kate në sipërfaqe dhe 7 kate nën tokë, tek lulishtja prapa Pallatit të Kulturës, e cila në fillim të viteve ’90, mori emrin “gropa e Ajdin Sejdisë”.
Në vitin 2023, shumë media pranë qeverisë aluduan se aksioner në këtë kullë ishte dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha, por këto akuzua u mohuan publikisht si nga lideri demokrat, po ashtu edhe djali i tij.
Ndërkohë, së fundmi, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se projekti për kullën “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës) del nga regjistrimet e anti-mafias italiane për takimin në ishullin Aruba mes personazheve të krimit dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë.
Sipas liderit demokrat, e vërteta është se ajo nuk është e Berishës, por pronë e krimit të organizuar, me bekimin e Edi Ramës.
“Në 2023, mediat e kontrolluara shpifën se kulla në qendrën e kryeqytetit, “mali i Tiranës” ishte e Sali Berishës. Sot doli e vërteta! Regjistrimet e antimafias italiane nga takimi në Aruba me kartelet dhe qeveritarët shqiptarë faktojnë se “mali i Tiranës” është pronë e krimit të organizuar, me bekimin e Ramës!” – shkruan Berisha.
LEXO EDHE:
Historia e kullës “përbindësh” 58 kate të Rama-Veliaj që bëri politikën shurdh-memece