• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
në BOTA

FBI ka shkarkuar një grup agjentësh të cilët ishin fotografuar duke u gjunjëzuar gjatë një proteste për drejtësi racore, pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020.

Agjentët morën pjesë në një demonstratë në Washington DC, ku u gjunjëzuan bashkë me protestuesit si shenjë solidariteti. Floyd, një burrë me ngjyrë, u vra nga ish-polici, Derek Chauvin, i cili i qëndroi mbi qafë për më shumë se nëntë minuta, duke shkaktuar reagime të fuqishme në mbarë botën.

Mendohet se rreth 15 ose 20 agjentë u shkarkuan të premten, megjithëse shifrat e sakta mbeten të paqarta, raporton BBC. Shoqata e Agjentëve të FBI-së e dënoi vendimin, duke e quajtur një shkelje të të drejtave të tyre. Vetë FBI nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin.

Vendimi vjen në një klimë të re politike, ku administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të largojë, sipas saj, politikat “të majta” apo “woke” nga institucionet federale. Në vitin 2020, shumë komentues konservatorë kritikuan agjentët dhe oficerët e policisë që u gjunjëzuan, ndërsa mbështetësit e këtij gjesti theksuan se bëhej fjalë për një strategji për të ulur tensionet, jo domosdoshmërisht për mbështetje politike.

Gjesti i gjunjëzimit u kthye në një simbol të protestës kundër racizmit dhe dhunës policore në SHBA, duke u bërë edhe më i fuqishëm pas publikimit të pamjeve të Chauvin mbi qafën e Floyd. Ai aktualisht po vuan një dënim prej 22 vjetësh e gjysmë për vrasjen e tij.

Lexo edhe:

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

Shkarkimet e fundit janë pjesë e një vale më të gjerë largimesh në FBI. Ish-drejtues si Brian Driscoll, Steven Jensen dhe Spencer Evans janë larguar gjithashtu muajt e fundit. Më herët këtë muaj, tre ish-agjentë paditën drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe Prokuroren e Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi, duke pretenduar se u shkarkuan për të kënaqur politikisht Trumpin.

Etiketa: agjentetFBIGeorge FloydprotestaSHBAshkarkon

Lajme të lidhura

RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

16:05 : 08/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
Para

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com