Një i ri është plagosur në dorë pak më parë në Vlorë.
Sipas raportimeve paraprake, autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi B. Brahimaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar, ndërsa i lënduari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe po merr trajtim për plagën në dorë.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.