Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Ende nuk dihet detajet e aksionit, por siç shihet edhe në foton e mësipërme, kanë qenë tre furgona policie.
Pjesa më e madhe e efektivë kanë qenë në hyrje të një lokali të njohur në këtë zonë, pranë një karburanti.
Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth këtij aksioni.