• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj negocioi me Ramën amnistinë, jo bashkinë

10:31 : 24/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Kur Veliaj vazhdonte korrupsionin ditë pas dite e vit pas viti, këshilltarët socialistë squkeshin dhe nuk hapnin gojë. Madje edhe kur nuk i konsideroi asnjërin por firmosi për inceneratorët në emër të tyre askush nuk zukati. Kur Rama e mbante ende varur në një fije të hollë mbështetjeje ata u trinëruan rreth tij. Vajtën deri në atë çmenduri sa rrethuan Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme duke kanosur institucione të sigurisë dhe zyrtarët publikë. Deri në atë derexhe sa policia njoftonte se nuk kishte dijeni për një protestë pranë gjykatës dhe nuk gjeti mundësi ndërhyrjeje. E gjithë kjo komedi e zezë luhej dhunshëm me porosi e leje të Edi Ramës.

Dhe vjen një ditë

Pilafi kishte marrë aq ujë sa po kapërcente edhe supën. Fatet hetimore kërkonin të pandehurin aty ku duhej. Kodet e kërcënimeve Rama-Veliaj ishin përpëlitje për të shpëtuar diçka. Një marrëveshje. Shkarkimi dihej. Nuk i dhanë leje të paraqitej. Nuk na duhesh se të shpëton padashje ndonjë fjalë e pakujdesshme. Pastaj nis Gjykata Kushtetuese. Ka kohë për zgjedhjet. Politikisht është një ngordhje e urdhëruar.

Lexo edhe:

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

LVV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

Çfarë po piqet përtej?!

Çfarë di dhe çfarë ka bërë Veliaj për dhe me Ramën?!

Janë të dy “vëllezër” të Aleks Soros, sipas deklarimeve publike, pra kanë një “baba” Xhorxh, si kujdestar shpirti.

Kanë bërë inceneratorin e Tiranës bashkë duke firmosur bashkë

Kanë vjedhur vota për çdo palë zgjedhje bashkë

Kanë dhënë leje ndërtimi për miliona metër katror në Tiranë bashkë. Këto sipërfaqe janë adresa e pastrimit të miliarda eurove.

Kanë sajuar drejtësinë e re duke dhënë racione jo të pakta bashkiakut Veliaj

Kanë lobuar e paguar, urdhëruar, shkelur ligjet kundër opozitës, bashkë

Kanë sajdisur diplomatë e ambasadorë, duke i korruptuar me financa, dashnore e dashnorë, bashkë.

Kanë bërë bashkë agjendën gjinore soros allasoj, duke martuar gratë me gra, e burrat me burra.

Kanë dhënë tendera klientëve të porositur dhe këtë e kanë bërë bashkë

Sa ministra e deputetë, zyrtarë drejtësie e policie, apo politikanë ndoshta edhe matanë gardhit politik, janë respektuar me leje e bereqet ekonomik.

Por në mandatin e katërt Rama nuk do t’ia dijë më për askënd. Sepse jo suksesi por telashet janë shtuar dukshëm. Veliaj ishte kurbani i domosdoshëm. Së paku politik. Se financiar duhet parë. Rama dëshmoi se urdhërat e tij janë mbi drejtësinë. Nëse do të ishte ndryshe, drejtësia e pavarur duhej të kishte marrë të pandehur të dy bashkiak e kryeministër, së paku tre apo katër vite më parë. Veliaj në lutjen e para dy ditëve si dele e burgosur, shfajësonte kasapin e tij. Ka hallin e vëllait, bashkëshortes. Ndoshta dhe një dalje e butë është dakortësuar. I burgosuri negocion me shefin amnistinë për shumë vepra të lëna mënjanë, e jo bashkinë. Dërgimi i Gjushit për një kafe qelie, ishte oferta dhe modeli. Veliaj është siguruar me bindje për diçka.

SPAK nuk do ta hetojë për:

Inceneratorin

ECO Tiranën

Shembjen e Teatrit Kombëtar

Lejet e ndërtimit për Ndranghettën dhe mafiozët pastrues parash

Përqindjet për të quajturat banesa sociale, gjobat ndaj ndërtuesve

Tenderat e mëdhenj ku përfshihet edhe unaza 22 milionë euro kilometri

Pyllin orbital me miliona pemë !!

Për këtë është i qetë. Këtë ia ka siguruar Rama. Sepse në këto dosje Rama është i pandehuri i parë, Veliaj i dyti. Për këto e ca të tjera, ka prangosur KM të pavarurit e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme..

Etiketa: bashkia tiraneBasir ÇollakuEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

13:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Korreshi ironizon Ramën: Ku je? Mos ke filluar punë të dytë si infermier pas Baromit? Përgjigju për Specialen

12:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

Në thellësitë e iluzionit: Shqipëria dhe ministrja që nuk ekziston

10:29 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV i tha të kërkojë falje, Rama: Nuk e dija që Specialja do hetonte Thaçin! S’dal në protestë se politizohet

10:07 : 16/10/2025
Para

VIDEO/ Korreshi i “gjen” burrë ministres Diella, i blen edhe “pajën”

TË GJITHA

Aksident tragjik në Shëngjin, punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën

17:53 : 16/10/2025

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025

Bardhi: Peleshi, ‘kloun’ i Ballës, ta harrojë se do na mbyllë gojën!

17:23 : 16/10/2025

Peleshi i “mbyll gojën” opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

17:17 : 16/10/2025

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025

Plagosja me armë tek “Megatek”, detaje të reja rreth ngjarjes! Gjendet një makinë e braktisur

16:51 : 16/10/2025

Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, dënohet me burg përjetë Eduard Danaj

16:43 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com