• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

13:59 : 23/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.

Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.

“Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e gjerë e perceptimit midis drejtuesve se nuk do të ndëshkohen dhe se kufijtë e shpejtësisë janë kufizues të panevojshëm. Kjo dëmton iniciativat e zbatimit të ligjit dhe edukimit”, theksohet në dokument.

Lexo edhe:

Ra në koma pasi shpëtoi dy fëmijë në Velipojë, ndërron jetë elektriçisti Arjan Kraja

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

Më tej nënvizohet se shpejtësia përtej normave të lejuara përveçse është një problem, bëhet edhe me e rrezikshme kur prej drejtuesve të mjeteve kombinohet me sjellje të tjera, si ndryshimet e papritura të korsisë, drejtimi agresiv, tejkalimet e pasigurta dhe kalimi i shpejtë i automjetit.

Gjatë viteve 2021–2024, 50% e aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë përfshirë drejtues mjetesh, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Pasagjerët (19%), këmbësorët (14%) dhe motoçiklistët (12%) janë gjithashtu kategori të ndjeshme ndaj rrezikut. Përdoruesit e pambrojtur të rrugës, këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët përbëjnë mbi 30% të të aksidentuarve.

”Drejtuesit e rinj shpesh përfshihen në më shumë aksidente për shkak të mungesës së përvojës dhe tendencës më të madhe për të marrë risqe. Drejtuesit më të vjetër mund të jenë më të rrezikuar për shkak të rënies fizike ose konjitive që lidhet me moshën. Kjo është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme pasi numri i drejtuesve më të vjetër vazhdon të rritet”, nënvizohet në dokument.

Rrezikimi i këmbësorëve, motoçiklistëve dhe çiklistëve në aspektin e vdekjeve në rrugë është veçanërisht i dukshëm. Këto grupe përbëjnë më shumë se 55% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rrugë. Këmbësorët, motoçiklistët dhe çiklistët përbëjnë gjithashtu më shumë se 45% të të lënduarve. Përdoruesit e rrezikuar të rrugës po përballen me më shumë rreziqe në rrugë, prandaj është e rëndësishme të përqendrohemi në mbrojtjen e atyre që janë më të ekspozuar dhe më pak të mbrojtur.

Strategjia e prezantuar synon reduktimin me 50% të fataliteteve në rrugë deri në 2030 krahasuar me shifrat e 2021, bazuar në standardet e BE-së./ Monitor

Etiketa: Aksidentplagosjevdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra në koma pasi shpëtoi dy fëmijë në Velipojë, ndërron jetë elektriçisti Arjan Kraja

11:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

08:52 : 14/10/2025
AKTUALITET

44-vjeçari përplas tre makina në Tiranë në gjendje të dehur

15:26 : 13/10/2025
BOTA

Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

14:53 : 13/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025
AKTUALITET

Vdiq një i mitur/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja)

10:01 : 12/10/2025
Para

Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale

TË GJITHA

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë i tha vrasësi vetëm pak çaste para se të kryente krimin

19:20 : 14/10/2025

Zjarr pranë një shkolle në Vlorë, ka edhe shpërthime fishekësh

19:12 : 14/10/2025

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025

“Vijonë hetimet për fondet e OLAF”, Dumani: Nuk njoh ndonjë çështje “Aruba”

18:46 : 14/10/2025

Arlinda e qejfeve në jahte, “virgjireshë” e korrupsionit

18:46 : 14/10/2025

Mazhoranca nuk merr pjesë në Komisionin e Edukimit, Boçi: Lojëra politike, kanë frikë

18:27 : 14/10/2025

“Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”/ Dumani: Hetimet për Eco Park drejt përfundimit

18:27 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com