• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na riktheni bazën e Bagramit

14:45 : 21/09/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.

Zyrtarët talibanë të Afganistanit kundërshtuan, duke thënë se marrëveshja “nuk është e mundur” dhe kërkuan nga Shtetet e Bashkuara t’i respektojnë marrëveshjet e mëparshme për të mos u përzier në çështjet afgane.

Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Duke folur për mediat afgane të dielën, Fasihuddin Fitrat, shefi i shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes së talibanëve, tha se “disa njerëz” duan ta rimarrin bazën përmes një “marrëveshjeje politike”. Ai nuk specifikoi për kë e kishte fjalën.

“Asnjë marrëveshje, qoftë edhe për një pëllëmbë tokë të Afganistanit, nuk është e mundur. Nuk kemi nevojë për të”, citohet të ketë thënë ai.

Në një postim në X, një zëdhënës i Qeverisë talibane i bëri thirrje Uashingtonit ta respektojë Marrëveshjen e Dohas të vitit 2020, e cila hapi rrugën për tërheqjen e forcave amerikane në vitin 2021.

“Shtetet e Bashkuara u zotuan se ‘nuk do të përdorin dhe as nuk do të kërcënojnë me forcë kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të Afganistanit, dhe as nuk do të ndërhyjnë në punët e tij të brendshme'”, tha zëdhënësi Hamdullah Fitrat.

“Prandaj, është e domosdoshme që ata t’u përmbahen zotimeve të tyre”, shtoi ai.

Talibanët – të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste – kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Dy ditë më parë në Londër, Trumpi la të kuptohej se talibanët po bisedonin me Uashingtonin për çështje të papërcaktuara.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne”, tha Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.

Baza ajrore e Bagramit është një aeroport ushtarak dhe ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit. Ajo u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50, dhe më pas shërbeu si qendra kryesore për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan nga viti 2001 deri në tërheqjen e forcave amerikane në gusht të vitit 2021.

Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.

Sipas gazetës Ëall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit.

Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.

Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.

Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Uashingtoni ka ruajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga rikthimi i talibanëve në pushtet, kryesisht i kufizuar në bisedime për pengjet.

Afganistani vijon të jetë vend i izoluar në skenën ndërkombëtare dhe përballet me shumë vështirësi për të joshur mbështetje të huaj ekonomike dhe investime private.

Zyrtarët talibanë hodhën poshtë kërkesën e Trumpit për kthimin e mundshëm të SHBA-së në Bagram, por lanë të hapur mundësinë për bisedime në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve.

“Pa pasur ndonjë prani ushtarake të SHBA-së në Afganistan, të dyja vendet kanë nevojë të angazhohen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë marrëdhënie politike dhe ekonomike mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, tha Zakir Jalaly, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme talibane, në rrjetet sociale./REL

Etiketa: donald trumpSHBAuashington

Lajme të lidhura

BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
Para

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

TË GJITHA

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com