Zv. Presidentja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, ka denoncuar mungesën e shkollave dhe kopshteve publike në zonën e Astirit, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho theksoi se fëmijët edhe këtë vit të ri shkollor janë shpërndarë në shkolla të tjera të Tiranës, duke humbur orë të tëra në trafik dhe duke detyruar prindërit të mbajnë shpenzime shtesë për transport, shkolla private apo programe pas mësimit.
Xhixho shkruan se situata tregon se arsimi nuk është prioritet i qeverisë dhe shumë familje mbeten të detyruara të kërkojnë alternativa private për fëmijët e tyre.
REAGIMI I XHIXHOS
Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.
Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.
Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.
Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.
‘Vetëm pak minuta larg Hasit’, reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni
Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.
Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.