• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori duke folur në Mcn e krahasoi fjalimin e mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama në Kuvend me atë të Benito Mussolini-t në vitin 1922.  Qori theksoi se sot u mbajt një seancë parlamentare e turpshme, ku fajtore janë të dyja palët, si PS ashtu edhe PD.

Po ashtu kreu i Lëvizjes Bashkë vuri në dukje se është shqetësues fakti që kryetari i Kuvendit “nuk ka autonomi dhe sillet si dordolec”, ku kryeministri e mbyll seancën sipas dëshirës së tij.

“Ky është mbase turpi më i madh që i bëhet jetës parlamentare në 30 e ca vite parlamentarizëm. Ky është turp i dyanshëm, fajtor janë të dyja palët, pasi të dyja palëve u intereson që mos ketë jetë parlamentare të vërtetë.

Ne e dimë që z.Rama është provokator, kjo gjë dihet, z.Rama i intereson sherri, mirëpo gjen nga ana tjetër njerëz që e duan sherrin, zhurmën dhe spektaklin, për të mos shkuar te përmbajtja. Në Kuvend kanë të drejtë të flasin njerëzit, jo inteligjenca artificiale. Nëse e merr fjalën inteligjenca artificiale në Kuvend, pse mos të votojë AI-ja në Kuvend?! Ky patjetër është skandal dhe fyerje. Problemi është si reagon ti, reagon duke bërë wrestling, apo duke e marrë fjalën dhe duke e demaskuar këtë shëmti. Aty është pamundësuar debati parlamentar.

Frika ime është se kjo mund të zgjasë 4 vjet. Më shqetëson fakti që kryetari i Kuvendit s’ka minimumin e vullnetit dhe autonominë. Rama thotë po u sollët keq, do ta mbyll seancën, dhe kryetari i Kuvendit sillet si dordolec, s’ka minimumin e autonomisë. Zhduket edhe puna disa mujore e deputetit Redi Muçi, për atë fjalim që i takonte me ligj. Askujt s’iu dha mundësia, iu dha Diellës, dhe s’iu dha një deputeti të zgjedhur nga populli.

Lexo edhe:

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

Sjellja e z.Rama sot i ngjan sjelljes së një kryeministri europian të para 103 viteve, Benito Mussolini, kreu i fashizmit, i sapo ardhur në pushtet në vitin 1922, me imponimin e rrugës, gangsterëve të vet. Ka mbajtur një fjalim interesant kur paraqiti qeverinë në 1922, u tha deputetëve të opozitës, po të doja i fusja djemtë e mi këtu brenda dhe u thyenin kokën me shkopinj, por unë s’dua dhe po u toleroj për momentin. Mussolini priti pak, vrau një nga deputetët e opozitës Giacomo Matteotti, shpërbehu edhe parlamentarizmin. Z. Rama s’i ka futur akoma patronazhistët që t’i rrahin të tjerët aty vërdallë, por edhe kjo mund të ndodhë s’është çudi.

Ajo që më shqetëson është që Rama i jep vetes të drejtën për të thënë këtu s’ka për të pasur më parlament po s’u sollët ju si dua unë. Bashkëpërgjegjës janë dhe palo opozitarët e PD, mirëpo këta janë pakica, përgjegjësia e tyre është më e ulët, vendimet i marrin Rama me të vetët. Kemi përsëri një kryetar Kuvendi që është hu gardhi natyror, pa pik autonomie dhe serioziteti. Ka vetëm një kapoje partie që vendos gjithçka, dhe krejt ngrehina institucionale, kryetari Kuvendit, Presidenti, mbase nesër Gjykata Kushtetuese, të gjithë do jenë nën këmbët e këtij tirani që s’do t’ia dijë për asgjë.

Rrezikojmë të mos kemi jetë parlamentare përmbajtësore. Po bëhet një spektakël i shëmtuar, i padenjë, për t’u thënë qytetarëve të Shqipërisë që s’keni alternativë” – tha Qori.

Etiketa: arlind qorikuvendNiko PeleshiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025
Para

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com