• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025
në BOTA

Kina ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dhe kundër konflikteve të mëtejme, teksa tensionet rajonale janë rritur.

“Bota sot qëndron përballë një tjetër udhëkryqi: paqe apo luftë, dialog apo konfrontim”, tha ministri i Mbrojtjes, Dong Jung, gjatë ceremonisë hapëse të forumit Shiangshan në Pekin më 18 shtator.

Ai tha se Tajvani është pjesë e Kinës, duke shtuar se Ushtria e Kinës është një forcë e fuqishme, e aftë të mbrojë “ribashkimin”.

Pekini kurrë nuk do të lejojë që përpjekjet e Tajvanit për pavarësi të kenë sukses, tha Dong. Ai shtoi se Kina është e përgatitur të zmbrapsë çdo “ndërhyrje të huaj ushtarake” në çdo kohë, duke mos përmendur emra shtetesh në të cilat aludonte se mund të bënin një ndërhyrje të tillë.

Tajvani, shtëpi e 23.4 milionë personave, ka qeveri të veten që nga viti 1949. Megjithatë, Kina pretendon se ai është pjesë e territorit të saj dhe shpesh kërcënon se mund ta marrë atë, duke mos e përjashtuar as përdorimin e forcës.

Lexo edhe:

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

SHBA, Kina dhe Evropa në garë për avionët luftarakë me inteligjencë artificiale

Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor i Tajvanit, janë ligjërisht të detyruara të mbështesin kapacitetet mbrojtëse të ishullit vetëqeverisës, sipas Ligjit për raporte me Tajvanin të vitit 1979 Për shkak të mosmarrëveshjeve, veçanërisht me Filipinet, mbi zonat e pasura me burime në Detin e Jugor të Kinës, Dong theksoi se Kina do të mbrojë sovranitetin e saj territorial si dhe të drejtat dhe interesat e saj.

Sipas ministrit kinez, synimi për një dominim absolut ushtarak dhe qasja se “i forti ka të drejtë” do të çojnë “në rregullin e xhunglës”. Së fundi, Kina e shpalli një ishull koralor në Detin Jugor të Kinës si rezervë natyre. Forumi Shiangshan konsiderohet si kundërpeshë e Kinës ndaj konferencës ndërkombëtare të sigurisë, Shangri-La Dialogue, që mbahet çdo vit në Singapor.

Shtetet perëndimore zakonisht dërgojnë vetëm përfaqësues me rang më të ulët në Forumin Shiangshan – Gjermania dhe SHBA-ja dërguan atashe ushtarakë nga ambasadat e tyre. Ndërkohë, Kina dërgoi këtë vit një delegacion të nivelit të ulët në Singapor për herë të parë pas një kohe të gjatë, duke pamundësuar një takim mes Dongut dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth. Disa vende nga Azia Qendrore dhe Jugu Global dërguan ministrat e tyre të Mbrojtjes. Sipas Kinës, politikanë të fushës së mbrojtjes dhe ekspertë nga më shumë se 100 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në forumin Shiangshan./REL

Etiketa: botakinaLufta

Lajme të lidhura

BOTA

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

11:39 : 14/11/2025
BOTA

SHBA, Kina dhe Evropa në garë për avionët luftarakë me inteligjencë artificiale

17:27 : 13/11/2025
BOTA

Kreu i FBI-së vizitoi fshehurazi Kinën, çfarë u dakordësua

14:24 : 10/11/2025
BOTA

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025
BOTA

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025
BOTA

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025
Para

“PD do të kalojë në veprime”, Berisha: Hapja e kapitujve për Ramën, licencë për asgjësimin e parlamentit

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com