• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Belind Këlliçi akuzoi PS për prishjen e konsensusit parlamentar, me një jetëgjatësi 20-vjeçare, pas vendimit të mazhorancës për t’i hequr opozitën drejtimin  disa prej komisioneve parlamentare, siç ishte edhe ai i integrimit.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se këtë praktikë të konsoliduar parlamentare, PS e shkallmoi, duke sjellë në Kuvend një projekt-vendim pa një rregullore, lidhur me shkrirjen e Komisionit të Integrimit, e cila tanimë do të drejtohet nga mazhoranca.

Sipas Këlliçit, përmes një vendimi të tillë, PS e ka çuar debatin parlamentar drejt konfliktit, ndërsa shtoi nevojën për ngritjen e një komisioni të përhershëm për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Për deputetin e PDS, këto ndryshime vijnë për shkak të arrogancës me forcën e kartonit në Kuvend, ndërsa shtoi se socialistët i marrin udhëzimet nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Këlliçi shprehu bindjen se njëjtë si Veliaj dhe drejtorët e tij bashkiakë, edhe Rama me deputetët e tij do të kenë të njëjtin fund.

Lexo edhe:

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

Kuvendi miraton vetëm emrat e PS-së te Komisionet Parlamentare, PD nuk i dorëzon

“Kjo mazhorancë edhe pse kaq e inkriminuar ka një bekim të madh që ka një opozitë, që për hir të integrimit gjithmonë ka thënë ‘Po’. Jo si ata që u binin bilbilave kundër anëtarësimit në NATO, apo liberalizimin e vizave. Nëse ka pasur konsensus, ka pasur për rregulloren e Kuvendit. Ajo është bërë me dakordësi mes palëve, pasi është kushtetuta e menaxhimit të jetës parlamentare. Kjo u shkelmua sot, u shkallmua dhe në emër të performancës së komisioneve parlamentare.

Unë sot duhej të votoja një propozim të mazhorancës, ndërsa nuk m’u dha në relacion. Ke një praktikë të konsoliduar parlamentare prej 2 dekadash, me që kemi të bëjmë me një vend që qytetarët aspirojnë në BE, edhe këtë praktikë të konsoliduar parlamentare e ka të nevojshme mazhoranca ta shkallmojë e të sjellë në parlament një projekt-vendim pa një rregullore. S’ka një arsye për marrjen e një vendimi për shkrirjen e një komisioni parlamentar për Integrimin, iu hoq opozitës pas një konsensusi të konsoliduar 20-vjeçar.

E ke çuar debatin parlamentar drejt konfliktit. Është shkrirë komisioni që drejtonte opozita, është bërë në 3 komisione e thua ia ke lënë opozitës. Ka komisione të tjera se përse janë riemërtuar dhe fusha e veprimtarisë së tyre, këta deputetë që do shkojnë, kush do jetë baza ligjore e menaxhimit të këtyre sektorëve, përveç se kanë ngushtuar hapësirat e opozitës por edhe të mazhorancës.

Si nuk i vajti mendja Ramës të bëjë një komisionin kundër krimit të organizuar dhe karteleve. Ku do t’i çojë deputetët e tyre, Çapjat e Troplini në Elbasan e Durrës?!

Një komision me krimin e organizuar, komision njëpartiak, një forcë politike të PS. Fjala e autokratit, e liderit të PS, përkthehet në ligj dhe shkelet kushtetuta se do Rama, prishet konsensusi opozitar se do Rama, e s’ka asnjë debat. 11 komisionet parlamentare, i konsideron anekse të qeverisë, njëjtë si KQZ, bashkitë e Shqipërisë, kreu i Akademisë së Shkencave. Ke një kryeministër që është vendimmarrësi për gjithçka. Ka Diellën, për t’u hedh hi sy, qytetarëve e për t’u shpëlarë trutë socialistëve.

Gjatë 2 dekadave komisionin e Integrimit e ka drejtuar opozita, ka qenë portë hyrëse me ndërkombëtarët. Gjithçka thoshte ishte mashtrim e s’i dridhej qerpiku. Ata s’njohin njeri-tjetrin, kush janë deputetët e PS, anonimë. 20 deputetët, produkt i krimit.

Këta vijnë me arrogancën e kartonave, udhëzimet i marrin nga kartelet e drogës dhe propozimet e mia do ecin përpara. Këtë lloj arrogance kishte dhe Veliaj më 2023. Sot jemi njohur me programin qeverisë, të PS për 4 vite, ka 2 rreshta për shëndetësinë, ca rreshta për veriun. Në seancën e së enjtes do të tentojnë ta censurojnë opozitën. Të njëjtin fund që pati Bashkia eTiranës me strukturën e  hajdutëve, së shpejti do kenë edhe këta me Edi Ramën në krye.”- tha ai.

 

 

Etiketa: Belind KëlliçiparlamentPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton vetëm emrat e PS-së te Komisionet Parlamentare, PD nuk i dorëzon

17:27 : 16/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen EMRAT, PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita

15:07 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025
AKTUALITET

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025
Para

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

TË GJITHA

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025

“Shqipëria vendi më i sigurt”/ Rama kritikon Britaninë në Bruzh: Ata kanë probleme me kriminalitetin

20:48 : 16/09/2025

Nga djali i Benetit, te Lenc Vangjeli e Knut-i i BE-së/ “Qokat” e Spiropalit në staf me lekët e shqiptarëve

20:36 : 16/09/2025

Komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qëndrueshme, por ka rrezik përshkallëzimi

20:30 : 16/09/2025

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025

Kontrollohej nga ‘Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

19:52 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com