• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

08:56 : 15/09/2025
në BOTA

Lexo edhe:

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

Sipas një lajmi ekskluziv të Jerusalem Post, operacionet e fundit të Mossad në Iran u kryen në masë nga agjente gra, të cilat duket se janë bërë bërthama operative e shërbimit sekret për misionet jashtë vendit.

Gazeta shkruan se dhjetëra prej tyre infiltruan territorin iranian në qershor, kur synohej goditja e pjesëve të programit bërthamor të udhëhequr nga ajatollahët. Artikulli saktëson se detajet specifike të veprimeve mbeten të klasifikuara, por përmend edhe rastin e një agjenteje të njohur si “G”, e nderuar në 2024 me ndezjen e një flake në Ditën e Pavarësisë për kontributin e saj në zbulimin e sekretit iranian.

Sipas Jerusalem Post, nën drejtimin e drejtorit të Mossad, David Barnea, gratë po trajnohen jo thjesht për operacione joshëse ose mbikëqyrje, por edhe për sulme, rekrutime dhe misione aktive në terren. Në qershor, raporti thotë se qindra agjentë vepruan njëkohësisht në operacione të koordinuara, duke shfrytëzuar gjithashtu ndihmën e disa disidentëve iranianë për të paralizuar sisteme radarësh dhe raketash balistike.

Burimet përshkruajnë se operativët në terren i kanë dhënë Izraelit informacione të sakta për objektivat ushtarake që duhej të goditeshin dhe vetëm pas ditës së dytë Irani arriti të reagonte.

Gazeta thekson gjithashtu se Mossad disponon tani të dhëna të mjaftueshme për të lokalizuar depozitat e uraniumit të pasuruar që ende nuk janë shkatërruar dhe po monitoron çdo përdorim të mundshëm të tyre nga Teherani për ndërtimin e një bombe bërthamore.

Sulmet e fundit izraelite kanë synuar impiantet e Natanz, Fordow dhe Isfahan, si dhe rreth dhjetë vende të tjera. Megjithatë, raportohet se rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në 60% kanë mbetur të paprekur, sasi që, nëse pasurohet më tej, mjafton për prodhimin e rreth pesë bombave bërthamore.

Etiketa: agjenteagjente femraIraniIzraeliMossad

Lajme të lidhura

BOTA

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025
BOTA

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

20:14 : 01/10/2025
BOTA

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial: Çdo sulm ndaj jush, prek interesat amerikane

18:55 : 01/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025
BOTA

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

09:32 : 28/09/2025
Para

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

TË GJITHA

Kancelari gjerman zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun, Merz bën thirrje për marrëveshje paqeje në Gaza

17:39 : 05/10/2025

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh

17:34 : 05/10/2025

U kap sot nga policia me armë, Imer Krrashi pjesë e grupit të Marklen Hakës

17:22 : 05/10/2025

Superliga/ Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

17:07 : 05/10/2025

FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina

16:56 : 05/10/2025

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com