• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas flakëve në Gramsh, fshatra të shkrumbuar, bagëti të groposura dhe lot pa fund

20:53 : 15/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

baneve

gGjashtë fshatra të Njësisë Administrative Skënderbegas në Gramsh janë përfshirë këtë vit nga flakët, duke lënë pas një tragjedi të rëndë njerëzore dhe materiale.

Dhjetëra shtëpi dhe kasolle  me bagëti janë djegur plotësisht, ndërsa dëshmitë nga vendngjarja janë tronditëse. Nga Kullollasi në Bletëz, zjarri shkrumbon thuajse gjithçka duke lënë fëmijë dhe të moshuar pa strehë.

Zjarri nisi në fshatin Kullollas, një nga më të largëtit e zonës, ku dy banesa dhe disa stalla u shkrumbuan. Në një nga këto shtëpi humbi jetën një banor, pasi flakët shpërthyen vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.

Të afërmit tregojnë se zjarri nisi papritur dhe përhapi me shpejtësi përreth banesave. Një grua nga fshati thotë se shpëtimi i shtëpisë së saj ishte një luftë me kohën, duke përdorur vetëm kova uji për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Lexo edhe:

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

“Ne e mbajtëm shtëpinë vetëm me kova uji… ishte tmerr. Kasollet e bagëtive nuk i shpëtuam dot, janë djegur të gjitha,” – tregon ajo.

Në vendngjarje takuam dhe një infermier, i cili edhe pse nuk ka marrë ndihma për shkak të “pagës së mirë”, shprehet se në raste emergjence nuk duhet të ketë përjashtime. “Emergjenca është emergjencë, të gjithë kemi humbje,” – u shpreh ai.

Pamjet nga droni tregojnë përmasat e shkatërrimit: shtëpi të djegura, pyje të shkrumbuara dhe zona të tëra të mbuluara nga hiri. Fshati Bletëz, fqinj me Kullollasin, ka gjithashtu dëme të mëdha – dy shtëpi janë djegur plotësisht, ndërsa qindra bagëti janë humbur ose groposur nga banorët.

Në rrugën drejt një shtëpie të shkrumbuar, gazetarët takojnë një djalë të mitur. Ai  tregon me lot në sy se ajo ishte shtëpia e tij. Pranë rrënojave qëndronte gjyshi i tij, me lot që nuk pushonin. “Gjithçka na është djegur. Nuk shpëtuam asgjë,” – thotë ai, ndërsa i mituri na tregon vendin ku dikur kishte dhomën e tij.

“Kam vetëm kujtime, por tani edhe ato janë djegur. Dhimbja më e madhe është se humbëm veglat e punës të xhaxhait tim,” – rrëfen ai duke shpërthyer sërish në lot.

Në këtë shtëpi jetonin tetë anëtarë. Fëmija thotë se nuk donte të largohej, tentoi të luftonte me flakët për të shpëtuar banesën, por u largua me forcë nga familjarët dhe banorët e tjerë për shkak të rrezikut të madh.

Banorët apelojnë për ndihmë të menjëhershme, si për strehim, ashtu edhe për ushqime, mjete pune dhe përkrahje psikologjike, ndërsa autoritetet vendore kanë nisur një proces evidentimi të dëmeve./TopChannel

Etiketa: fshatratgramshzjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

18:16 : 15/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025
KRONIKE

Zjarri në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

09:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

Zjarr në Gramsh, asnjë zjarrfikës në vendngjarje, banorët shuajnë flakët me mjete rrethanore

16:10 : 20/09/2025
Para

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

TË GJITHA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com