• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

10:10 : 14/09/2025
në BOTA

Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë – përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg nga vijat e frontit – teksa Rumania ka raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët rusë, disa ditë pasi shteti tjetër i NATO-s, Polonia, tha se dronët rusë hynë në territorin e saj.

Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, që gjendet thellë brenda Rusisë, thanë më 13 shtator, se kishte shpërthyer zjarr në një prej rafinerive më të mëdha të naftës të shtetit që gjendet në qyteti Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë në ndërtesë.

“Dy dronët e rrëzuar ranë në hapësirën e ndërtesës”, shkroi në Telegram, Radiy Khabirov, kreu i rajonit rus të Bashkortostanit.

“Në rastin e parë, një zjarr i vogël që shpërtheu u shua shpejt. Në rastin e dytë u ndërprenë furnizimet me ujë”, tha ai, duke shtuar se ndërtesa vazhdon të operojë. Aeroporti i Ufas ndërpreu përkohësisht punën pas sulmit.

Tri orë më vonë, Aleksandr Drozdenko, guvernatori i rajonit të Leningradit, tha se rafineria e naftës Kirishi ishte goditur po ashtu nga copëzat e dronëve të rrëzuar ukrainas që shkaktuan zjarr mëngjesin e 14 shtatorit.

Lexo edhe:

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

Drozdenko tha se nuk ka të plagosur nga ky rast. Kjo rafineri ishte goditur nga dronët ukrainas edhe në mars të vitit 2024, kur kishte shkaktuar ndërprerjen e gjysmës së prodhimit.

Zyrtarët rusë po ashtu thanë se një sulm me dronë ukrainas goditi një “ndërmarrje industriale” në rajonin Perm, pranë maleve Urale, më shumë se 1.500 kilometra larg kufirit ukrainas. Por, për këtë rast ende nuk ka detaje.

Agjencia Reuters raportoi se sulmet ukrainase deri në fund të gushtit kishin nxjerrë jashtë funksionit 17 për qind të industrisë ruse të përpunimit të naftës, duke kërcënuar se do të rritet mungesa e karburanteve dhe duke i dhënë një goditje të madhe buxhetit të Kremlinit për shkak të humbjes të të ardhurave nga nafta.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së lidhur me luftën e Kremlinit, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve infrastrukturës civile në Ukrainë.

“Ne po bëjmë gjithçka të mundemi për të zvogëluar aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij mbrëmjen e së shtunës.

“Goditjet tona në thellësi do të intensifikohen – financimi dhe detyrat për këtë tashmë janë në fuqi. Diplomatët po punojnë gjithashtu në mënyrë aktive me të gjithë partnerët për të reduktuar raportet e tyre tregtare me Rusinë. Dhe ne po koordinojmë veprimet tona”.

Këto deklarata erdhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, më 13 shtator u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të ndalojnë së bleri naftë ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë.

Trump propozoi që shtetet e NATO-s të vendosin tarifa dytësore nga 50-100 për qind ndaj Kinës për blerjen e benzinës ruse, duke sugjeruar se tarifa të tilla do të hiqeshin kur lufta të përfundonte.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur nga një dron rus gjatë një sulmi të Rusisë ndaj infrastrukturës në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, i tha Radios Evropa e Lirë se më pas droni doli nga hapësira ajrore rumune dhe hyri në atë të Ukrainës. Ai tha se dy avionë rumunë F-16 u ngritën në ajër me të detektuar dronin. Më vonë, ata u zëvendësuan nga dy dronë gjermanë Eurofighter Typhoon.

Më 10 shtator, të paktën 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake, duke rritur tensionet mes NATO-s dhe Moskës. Më 12 shtator, aleanca ushtarake perëndimore nisi Rojën Lindore, një mision që synon forcimin e mbrojtjes të shteteve anëtare që gjende pranë Rusinë./ REL

Etiketa: Rusiasulmukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
Para

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com