• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Legjislatura e XI-të nis me tensione, çfarë ndodhi në seancën hapëse në Kuvend

11:33 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 10:00 u mbajt seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në sallë janë ulur 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Në zgjedhjet e 11 Majit, PS arriti të merrte 83 mandate, PD dhe aleatët 50 mandate, ndërsa 7 mandate u takojnë forca të reja, më konkretisht, 3 deputetët PSD e Tom Doshit, 2 deputetë Partia Mundlsia e Agron Shehajt, dhe nga një deputet “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Për shkak të numrit të lartë të mandateve, disa deputetë të mazhorancës u ulën në krahun e djathtë, në të njëjtin krah ku janë edhe deputetët e mazhorancës.

Sipas legjilsacionit, seanca e parë duhej të hapej nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, por kreu i PD-së Sali Berisha refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu. Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si më i vjetri pas dy demokratëve.

Lexo edhe:

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

Vasil Llajo është pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it gjatë pandemisë.

Në foto: Vasil Llajo

Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik, mes tyre dhe e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, si dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në hapjen e legjislaturës së XI të parlamentit.

Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja si tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë, rrjedhimisht bazuar në rregulloren e Kuvendit formuan sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.

Deputetja e PD-së Klodiana Çapja ka refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.

Seanca zgjati vetëm 24 minuta, teksa pasi kryesuesi i seancës Vasil Llajo përfundoi së lexuari emrat e deputetëve, kreu i PD-së, Sali Berisha iu drejtua foltores dhe kërkoi fjalën për procedurë. Lideri demokrat hodhi akuza drejt deputetëve të mazhorancës, pasi sipas tij, ata përfaqësojnë në parlament personazhe të krimit të organizuar si Behar Bajri, Pëllumb Gjoka, etj.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.

Por fjala e Berishës u ndërpre pasi kreu i grupit të PS-së Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.  Kjo gjë ka sjellë tensione dhe më tej deputetët e tjerë demokratë si Flamur Noka, Gazment Bardhi bllokuan foltoren e Kuvendit nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.

Deputetët e PD-së gjithashtu kanë shfaqur në Kuvend pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe personazhe të krimit të organizuar dhe të mbishkruara me akuza.

Lidhur me situatën në Kuvend, kryeministri Edi Rama bëri një postim ironizues në rrjetet sociale ndaj opozitës për tensionet që shkaktoi.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama.

Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve, ku kreu i grupit të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e Milva Ekonomit, Olsi Komicit, Aulona Bylykbashit, Hatixhe Konomit, Elton Korreshit dhe Arkend Ballës.

Ndërkohë, Partia Demokratike zgjodhi të mos ketë përfaqësuesit e saj në Komisionin për Verifikimin e Mandateve dhe as në Sekretarinë e Përkohshme.

Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.

Jashtë Kuvendit, Berisha tha për gazetarët se Edi Rama shkeli rregulloren e Kuvendit me ndryshimin e komisioneve parlamentare, teksa akuzoi kryesuesin e seancës Vasil Llajo se është pa eksperiencë parlamentare dhe se u mashtrua nga kryeministri.

“Ky është një narkoparlament. A e morët vesh se si e filloi Edi Rama? E filloi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren. Asnjë komision! Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë. Nuk ka gjë, morali i tij është droga dhe vetëm droga. Ky është parlamenti i atyre që thashë. Nuk është parlament. Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan. Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje. Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore. Kaq është puna. Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit…” – tha Berisha

Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar. Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili u mësua një ditë më parë (11 Shtator) dhe është Niko Peleshi, pasi kryesocialisti Edi Rama e shpalli në mbledhjen e partisë.

Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar se do ta braktisë procesin e votimit.

Etiketa: BerishaKuvendiseancetensione

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

13:05 : 25/09/2025
Para

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025

Abilekaj: Rama qeveris me paranojë, nuk pranon që askush të vërë në dyshim autoritetin e tij

22:06 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com