• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Plaurent Dervishajn. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimit ndaj masave të caktuara nga GJKKO më 25 korrik 2025.

Në të njëjtën dosje po hetohen edhe persona të tjerë, mes tyre Devid Patrut (alias Devid Boraj alias Elidon Skëndaj), Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri alias Andrea Dylgjeri) dhe Ilir Lloshi.

Shtatë të dyshuarit akuzohen për “trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. SPAK kërkoi arrestimin e tyre më 25 korrik, kërkesë që u pranua nga gjykata. Nga shtatë urdhër-arrestet, gjashtë janë ekzekutuar, ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfunduan vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmeni Ermir Ndreaj dhe Ilir Lloshi. Ndërsa masat për Erion Alibej dhe Plarent Dervishajn u komunikuan nga qelia, pasi ata ndodheshin tashmë në paraburgim për çështje të tjera penale.

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte ngritur një rrjet të sofistikuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Deri tani janë identifikuar 16 anëtarë të tij.

Lexo edhe:

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK lëshon 8 urdhër arreste, mes tyre një grua/ DETAJE nga operacioni

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare,” thanë në një njoftim për shtyp dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

Hetuesit dyshojnë se droga, me vlerë tregu rreth 411 milionë euro, transportohej e maskuar si mallra tregtare: e fshehur në paleta me dru drejt Belgjikës dhe Francës, në kuti me banane drejt Holandës, si edhe në thasë me kokrra kakaoje në Roterdam. Organizatorët e grupit jo vetëm siguronin financimin e ngarkesave, por gjithashtu menaxhonin logjistikën dhe ruanin komunikimin përmes aplikacioneve të koduara Sky/ECC.

Si pjesë e organizatës ishin dhe bashkëpunëtorët që siguronin mënyrën e organizimit dhe transportin. Këta gjenin kompani eksporti apo transporti, kontaktonin shoferë dhe përgatitnin ngarkesat duke i fshehur nën mallra të ligjshme si lëndë drusore apo kakao.

“Gjithçka mbahej nën kontroll përmes komunikimit të koduar nëpërmjet aplikacioneve Sky/ECC,” konfirmon SPAK, mjet komunikimi thelbësor që është hasur në thuajse shumicën e organizatave kriminale.

Në aspektin financiar, grupi përdorte sistemin informal të pagesave “Hawala”, për të shmangur sistemin bankar tradicional, sërish një “rrugë” e përdorur masivisht.

Hetimet njoftohet të jenë nisur që prej 4 vitesh, në 2021 deri në goditjen e 25 korrik 2025, ku u mundësua arrestimi i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Në total janë vënë nën hetim 16 persona.

“Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe me strukturat e Policisë së Shtetit gjatë fazës së ekzekutimit,” thuhet në deklaratën e SPAK.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve në banesa dhe automjete, autoritetet kanë sekuestruar një sërë pasurish të dyshuara si produkt i veprimtarisë kriminale, përfshirë shuma të konsiderueshme parash, mjete luksoze dhe aksesorë të shtrenjtë.

Janë sekuestruar gjithashtu dokumente identifikimi, kontrata noteriale, certifikata pronësie dhe dokumentacion mbi pasuri të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Itali dhe Panama.

Hetimet nisën në vitin 2021 dhe u finalizuan më 25 korrik 2025 me goditjen e rrjetit. Autoritetet sekuestruan pasuri të shumta, përfshirë para cash, automjete luksoze, bizhuteri dhe dokumente pronësie në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Itali dhe Panama.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, partnerët britanikë dhe autoritetet e disa vendeve të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Holandën, Belgjikën dhe Kroacinë./Shteg.org

Etiketa: Artur HoxhosmanidrogeErmir NdreajnGJKKOKlevis HoxhosmanikokainePlaurent Dervishajspaktzrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK lëshon 8 urdhër arreste, mes tyre një grua/ DETAJE nga operacioni

10:58 : 02/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:12 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vijon operacioni i SPAK, arrestohet vëllai i “Rrumit të Shijakut” / EMRI

09:43 : 02/10/2025
AKTUALITET

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

09:18 : 02/10/2025
AKTUALITET

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

08:59 : 02/10/2025
Para

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

TË GJITHA

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025

Masakruan në fytyrë Klea Prengën, motrat Berisha paraqiten në Gjykatë

11:31 : 02/10/2025

Sherr masiv pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagoset një nxënës

11:24 : 02/10/2025

Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari

11:17 : 02/10/2025

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK lëshon 8 urdhër arreste, mes tyre një grua/ DETAJE nga operacioni

10:58 : 02/10/2025

Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, arrestohet autori

10:58 : 02/10/2025

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com