• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

17:53 : 10/09/2025
në BOTA, RAJONI
Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme në Mal të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-kryetari i Budvës, Millo Bozhoviç

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme në Mal të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-kryetari i Budvës, Millo Bozhoviç

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica. Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Uashingtonit, Bozhoviç ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.

Lexo edhe:

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Çfarë dihet për ta?

Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit.

Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviç, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani. Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata.

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme.

Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.

Ajo është konsideruar për një kohë të gjatë si figurë kyç e sistemit gjyqësor nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit. Zgjedhja e saj në krye të Gjykatës Supreme është kritikuar shpesh nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsion.

Nga ana tjetër, Millo Bozhoviç, ish-kryetar i Komunës së Budvës, u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës.

Në shkurt të këtij viti, kryetar i ri i Budvës u zgjodh Nikolla Jovanoviç, duke i dhënë fund mandatit të Bozhoviçit, i cili për 22 muaj kishte drejtuar komunën nga burgu, duke ekzekutuar paga, duke marrë vendime për investime dhe tenderë publikë. Bozhoviç vjen nga radhët e një partie të ish-aleancës proruse, Fronti Demokratik, të drejtuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Andrija Mandiç./REL

Etiketa: Budvëskryetarikryetarja e Gjykatës Suprememali i ziMillo Bozhoviçnon grataSHBAVesna Medenicazyrtare

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

18:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
BOTA

“E papranueshme”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën për ujë të ftohtë gjeneralët për peshën

15:44 : 30/09/2025
RAJONI

Kurti takim me kongresistin amerikan Mike Lawler, në fokus thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA

15:42 : 29/09/2025
RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
Para

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

TË GJITHA

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com