• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Vetingu shkaktoi “tërmet” në sistemin gjyqësor shqiptar, ku thuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve u larguan nga detyra, në vijim të një procesi të shumë-diskutuar mbi standartet e dyshimta dhe “prapavijë politike”.

Kriza e imponuar në Drejtësi krijoi mundësi “të arta” për personazhe të lidhur fuqimisht me Partinë Socialiste në pushtet, për t’u përfshirë në gjyqësor. Drejtorë të shumtë të “Rilindjes” së kryeministrit Edi Rama mbushën listat e magjistratëve të rinj, të regjistruar në Shkollën e Magjistraturës, nga një tjetër militant ekstrem i majtë, Arben Rakipi.

Disa prej tyre, pas një kohe shumë të shkurtër si gjyqtarë, morën pozicionet drejtuese në gjykata të rretheve të ndryshme, kjo falë edhe një “modifikimi ligjor”, miratuar në vitin 2021, që shkonte në të drejtim tërësisht të kundërt me frymën fillestare të Reformës në Drejtësi.

Drejtoresha e Rilindjes, kryegjyqtare në Shkodër

Lexo edhe:

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

Në Tetor të vitit 2024, trupa e gjyqtarëve të Shkodrës, zgjodhi kolegen Egla Mirashi në pozicionin e zv.kryetares së Gjykatës. Duke qenë se kjo gjykatë nuk ka kryetar të emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Mirashi kryen prej gati një viti edhe rolin e drejtueses së institucionit.

Zonja Mirashi ka qenë, të paktën deri në vitin 2019, Drejtoreshë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër, një institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në foto: Egla Mirashi, në kohën kur drejtonte Transportin Rrugor Shkodër (foto e marrë nga një kronikë e tv “Star Plus”

Në vitin 2020 ajo regjistrohet në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar. Përfundon studimet në vitin 2023 dhe në Tetor të atij viti emërohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) si gjyqtare në qytetin e Shkodrës.

Pa mbushur ende asnjë vit në detyrë, Egla Mirashi zgjidhet zv.kryetare me funksionet e kryetarit të Gjykatës, detyrë të cilën e vijon ende edhe sot, pasi KLGJ-ja ende nuk ka kryer procedurën për emërimin e drejtuesit sipas përcaktimeve ligjore. Në bigrafinë profesionale (CV) zyrtare, zonja Marashi nuk e përmend aspak përvojën e saj profesionale si drejtuese e Transportit Rrugor në qytetin e saj.

Në foto: Zv.kryetarja e Gjykatës Shkodër, Egla Mirashi, gjatë analizës së punës për vitin 2024

Reforma në Drejtësi ishte “fat-sjellëse” jo vetëm për Mirashin, por edhe për bashkëshortin e saj, Albert Spahiu.

Ai ka mbajtur më herët një post të rëndësishëm në administratën e Rilindjes, si drejtor rajonal i zyrës së ALUIZNI-t, në Shkodër.

Në vitin 2022, Spahiu fiton në konkursin e zhvilluar nga Arben Rakipi në Shkollën e Magjistraturës. Në korrik 2025, emri i Albert Spahiut është në listën prej 42 emrash, të cilët përfunduan Shkollën e Magjistraturës dhe aktualisht është në pritje të emërimit të tij si gjyqtar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Enkel Peza në Vlorë

Në vitin 2019, Enkel Peza ishte këshilltar ligjor pranë Gjykatës Administrative në Tiranë. Ai kreu një kurs të përshpejtuar 1-vjeçar “ex-officio” pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2020, Peza u titullua gjyqtar dhe u emërua pranë Gjykatës së Vlorës.

Në Korrik të vitit 2023, kur ende nuk kishte bërë tre vjet në detyrë, Enkel Peza zgjidhet zv.kryetar i Gjykatës, me funksione kryetari, pasi edhe në këtë rast, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk ka kryer procedurat për emërimin e drejtuesit përfundimtar.

Në foto: Enkel Peza, zv.kryetar me funksione kryetari i Gjykatës Vlorë

Enkel Peza është pjesë e një familjeje të lidhur ngushtësisht me “Rilindjen” e Edi Ramës. Babai i tij, BAqif Peza, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Kavajës me logon e Partisë Socialiste.

Po ashtu, motra e tij, Matilda Peza, ka qenë drejtoreshë e zyrës së Hipotekës në Kavajë, gjatë mandateve të kryeministrit Rama.

Pas aktivitetit në administratën shtetërore, zonja Peza fiton Shkollën e Magjistraturës dhe emërohet prokurore po në qytetin e Vlorës.

Prokurorja Peza u bë e njohur publikisht, kur udhëhoqi operacionin me sfond politik për arrestimin e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Në foto: Prokurorja Matilda Peza, në kohën që ishte zyrtare e lartë e Hipotekës

Gjyqtari Enkel Peza, krahas funksionit të zv.kryetarit me detyra drejtuese në gjykatën e Vlorës, është gjithashtu edhe pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor, e cila çertifikoi së fundmi fitoren e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.

Elbasan, familja “drejtuese” e gjykatës

Artur Prenga është zv.kryetar i gjykatës së Elbasanit, me funksione kryetari. Ai ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2019, ndërkohë që në CV-në e tij publike nuk sqarohet se çfarë aktiviteti profesional ka ushtruar të paktën prej vitit 2014, kur deklaron se ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi.

Në foto: Artur Prenga, zv.kryetar me funksione kryetari në gjykatën e Elbasanit

Prenga është bashkëshort i gjyqtares Emona Muçi, e cila aktualisht ushtron detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Gjyqtari Prenga nuk plotëson kushtet fillestare për të qenë në postin e zv.kryetarit të gjykatës dhe aq më tepër të kryetarit të saj. Megjithatë, vonesat tërësisht të pajustifikuara të KLGJ-së për emërimin e kryetarit, i kanë krijuar atij mundësitë që të ushtrojë kompetencat e drejtuesit.

Në foto: Emona Muçi, gjyqtare Apeli dhe aktualisht anëtare e KLGJ-së

Në një vështrim disi më të gjerë, ato që duken si “vonesa” burokratike të Këshillit të Lartë Gjyqësor për zhvillimin e procedurave për emërimin e kryetarëve të gjykatave në shumë rrethe gjyqësore, mund të shihen edhe si një “lojë” e qeverisë së gjyqtarëve për të ngritur në karrierë, në kundërshtim me ligjin, persona të lidhur ngushtësisht me qeverinë.

“Loja” e KLGJ-së

Shumica dërrmuese e gjykatave në Shqipëri drejtohen nga kryetarë “të komanduar”, më saktësisht zv.kryetar që luajnë rolin e shefit.

Gjyqtarët, sipas Kushtetutës, janë të pavarur dhe kryetari konsiderohet si “i pari ndër të barabartët”. Megjithatë, drejtuesi i gjykatës ka rol shumë të rëndësishëm në aspektet që lidhen me shortin e proceseve gjyqësore, me udhëzimet për gjyqtarët, të drejtën për të sugjeruar inspektimet ndaj tyre. Pra, praktikisht, drejtuesi i gjykatës, nuk është edhe aq i “barabartë” me të tjerët.

Reforma në Drejtësi e konsideron si “ngritje në karrierë” emërimin e gjyqtarëve në postin e kryetarit dhe zv.kryetarit të gjykatave. Për këtë arsye, legjislacioni i ka kushtuar një hapësirë të veçantë kritereve për të qenë në këto detyra.

Në foto: Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë një mbledhjeje

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” përcakton se kryetari i gjykatës duhet të ketë mininalisht 7 vjet në detyrë si gjyqtar.

Përballë një Reforme të thellë dhe që pritej të kishte luhatje tektonike në gjyqësor, një ligj tjetër, ai për “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” krijoi disa hapësira elastike, duke parashikuar se, në rast të mungesës së kryetarit, gjykata do të drejtohet nga zv.kryetari.

Për këtë pozicion, pra për zv.kryetarin, ligji fillestar, i miratuar në vitin 2016, si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, parashikonte që gjyqtari që do të emërohej në këtë detyrë, duhet të kishte më së paku 5 vite përvojë profesional.

Por, një ndërhyrje e shumicës parlamentare në vitin 2021, bëri një modifikim “të vogël” në pamje të parë, por që duket se i hapi rrugën katapultimit të ish-drejtorëve të Rilindjes në krye të gjykatave.

Sipas atij modifikimi ligjor, “në rast kur nuk konkuron për zv.kryetar asnjë nga gjyqtarët që plotësojnë kriterin minimal të përvojës profesionale….atëherë zgjidhet njëri prej gjyqtarëve që ushtron funksionet në atë gjykatë”.

Pra, automatikisht, u “rrëzua” parashikimi ligjor që zv.kryetari të kishte më së paku 5 vite përvojë në detyrë.

Në këtë mënyrë, gjyqtarë si Egla Mirashi me një vit përvojë në Shkodër apo Enkel Peza me 3 vjet përvojë në Vlorë, u zgjodhën zv.kryetarë me funksione kryetari.

Këta të dy magjistratë, si edhe të tjerë të ngjashëm në gjykata të ndryshme, mbajnë funksionet e kryetarit në detyrë, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor, i krijuar 6 vite më parë, nuk ka arritur të kryejë thuajse asnjë emërim sipas ligjit për postin e kryetarit të gjykatave.

 

Etiketa: Artur PrengaEdi RamaEgla MirashiKLGJqeveriavetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ramës i dorëhiqet “krahu i djathtë” Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

17:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
AKTUALITET

Veliaj e kundërshtoi shkarkimin, Rama dërgon në Presidencë vakancat në 6 bashki, përfshi Tiranën

12:10 : 30/09/2025
Para

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin

TË GJITHA

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com