• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

Presidenti francez Emmanuel Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu si kryeministër. Lecornu pason François Bayrou, i cili dha dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit.

09:15 : 10/09/2025
në BOTA

39-vjeçari Lecornu konsiderohej si kandidat për pozicionin e kryeministrit që dhjetorin e kaluar, por Macroni zgjodhi në fund Bayrou-n. Lecornu u largua nga partia konservatore Les Republicains dhe iu bashkua lëvizjes politike të qendrës së Macron-it kur ky u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017. Pesë vjet më vonë, ai udhëhoqi fushatën e rizgjedhjes së Macron-it. Lecornu konsiderohet njeri i besuar i Macron-it. Lecornu ka pasur pozicione në qeveritë lokale dhe territoret jashtë shtetit. Ai  luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në trajtimin e lëvizjes së Jelekëve të Verdhë nga Macroni, duke ndihmuar në menaxhimin e zemërimit popullor përmes dialogut.

Kryeministri i ri i Francës me Presidentin Emmanuel Macron
Ngritja e Lecornu-së pasqyron prirjen e Macron-it për të shpërblyer besnikërinë. Vëzhguesit  e shohin emërimin edhe si një shenjë vazhdimësie.Fotografi: Benoit Tessier/AFP

Shpërblim për besnikërinë

39-vjeçari është ministri më i ri i Mbrojtjes në historinë franceze dhe arkitekti i një fuqizimi ushtarak masiv deri në vitin 2030, që lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ngritja e Lecornu-së pasqyron prirjen e Macron-it për të shpërblyer besnikërinë. Vëzhguesit  e shohin emërimin edhe si një shenjë vazhdimësie.

Që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar Asambleja Kombëtare është thellësisht e përçarë. Partia e Macron-it, nacionalistët e djathtë të Le Pen-it dhe kampi i majtë janë përballë njëri-tjerit si tre blloqe të mëdha, por asnjëri prej tyre nuk ka shumicën e vet. Qeveria e Barnier-it, e varur nga nacionalistët e djathtë, dështoi; Bayrou fillimisht u tolerua nga socialistët, por më pas e humbi mbështetjen e tyre.

Ish-kryeministri i Francës, Francois Bayrou duke biseduar me ish-Ministrin e Forcave të Armatosura të Francës, Sebastien Lecornu.
Ish-kryeministri i Francës, Francois Bayrou dhe Sebastien LecornuFotografi: Ludovic Marin/AFP

“Fisheku i fundit”

Kryetarja e grupit parlamentar të populistëve të djathtë, Marine Le Pen, e akuzoi Macronin se kishte qëlluar “fishekun e tij të fundit”. Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Marine Tondelier, e quajti emërimin e një kryeministri tjetër nga kampi qeveritar – i cili u rendit i dyti në zgjedhjet parlamentare – “provokim”. Megjithatë Lecornu konsiderohet si politikan që tolerohet nga e djathta konservatore dhe të paktën nuk është përballur me kundërshtim të hapur nga e majta./DW

Lexo edhe:

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

Etiketa: macronSébastien Lecornu

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025
BOTA

Francë, kryeministri i ri paditet për falsifikim të diplomës

15:37 : 30/09/2025
Para

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

TË GJITHA

Atentat tek rrethrrotullimi i Rinasit, viktimë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit/ DETAJE – PAMJE

15:09 : 11/11/2025

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, digjet një makinë në zonën e Krujës

15:08 : 11/11/2025

SKY Express nis linjën e re që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Heraklionin

14:55 : 11/11/2025

EMRI-FOTO/ Atentati me armë zjarri në Rinas, zbulohet identiteti i viktimës

14:54 : 11/11/2025

U qëllua me breshëri plumbash drejt një automjeti, detaje nga atentati në Rinas (VIDEO)

14:51 : 11/11/2025

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina përplaset me furgonin e policisë

14:45 : 11/11/2025

Atentat me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

14:34 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com