• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Nga Mirton Lika, te Fusha, Gent Sula e Bektashi, kush janë 7 biznesmenët e pandehur

16:59 : 10/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shtatë biznesmenë janë marrë zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila sot përmes një komunikate për mediat bëri me dije se e kishte dërguar për gjykim.

ELMAN ABULE

Në foto: Biznesmeni Elman Abule

Një prej tyre është biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili që prej muajit shkurt, është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk.

Abule akuzohet nga SPAK-u si pjesë e një skeme të ndërlikuar korrupsioni dhe pastrimi parash, të ngritur nga miku i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa.

Lexo edhe:

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

Një rrjet kompanish të lidhura me Abulen dhe bashkëshorten e tij, Marisa Nito, dyshohet se qarkullonin shuma të mëdha parash përmes faturave për “shërbime konsulence” me vlerë të dyshimtë. Një pjesë e këtyre fondeve përfundonin në zyrën ligjore të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, përmes faturave të rregulluara paraprakisht, pa dokumentacion mbështetës real.

GENTIAN SULA

Një tjetër i biznesit, i marr i pandehur është edhe Gentian Sula i “Kodrës së Diellit”, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk.

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

FATMIR BEKTASHI

I pandehur është marrë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare, “Kontakt” shpk.

Kjo kompani e Betkashit, pikërisht në periudhën kur kërkonte leje ndërtimi për një projekt në Tiranë, është përfshirë në sponsorizime dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit për Veliajn dhe Xoxën

Në dosjen e SPAK, thuhet se në lidhje me financimin e organizatës jo fitimprurëse “BYL-A” nga kompania “Kontakt”, Adela Kondakçiu në cilësinë e bashkëpunëtores së drejtësisë deklaron se shoqëria “Kontakt” ka bërë dy sponsorizime por herën e parë ka paguar direkt “Tim Newman” për festivalin “ICDF” edicioni i parë në vitin 2022. Ndërsa për edicionin e dytë, në vitin 2023 është paguar “Byl-A” gjithmonë me konfirmim të Ajolës.

Po ashtu dyshohet se në funksion të miratimit të projektit dhe lejes për kompleksin e pallateve “Mangalem” në Ali Demi, biznesmeni Fatmir Bektashi ka financuar bileta udhëtimi dhe hoteli për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës për në Roterdam të Holandës në dhjetor të vitit 2016.

MIRTON LIKA

Një tjetër biznesmen i pandehur në dosjen e Erion Veliajt është edhe Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, në emër të shoqërisë “Lani” shpk.

Më konkretisht, biznesmeni Mirton Lika, i cili është edhe Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë, akuzohet në lidhje me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga bashkëshortja e Erion Veliaj, si pronë e fshehur.

Ambienti ndodhet një kat më sipër zyrës së regjistruar të organizatës “Harabel“ që drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave të pasurisë së çiftit Veliaj-Xoxa. Me urdhër të SPAK, BKH ka ushtruar kontrolle në këto ambientet, ku janë gjetur materiale që kanë implikuar Ajola Xoxën.

Në letra, ambineti zotërohet nga kompania “Lani Shpk”, që është administruese e kullës “Sky Tower” dhe pronarë të saj janë ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta me 70% të aksioneve, si dhe Mirton Lika me 30% të aksioneve.

Palët pretendojnë se ambienti ishte marrë me qira nga “Partners Law“ e Ajola Xoxës dhe përdorej për evente dhe skenografi, por SPAK, nga hetimet e kryera, dyshon se kemi të bëjmë me një pasuri të fshehur të bashkëshortes së Erion Veliajt.

“Brenda kësaj hapësirë, me disa dhoma, një hapësirë shumë e vogël (1 dhomë plus një pjesë e një dhome tjetër) përdoren si magazinë në kuadër të marrëveshjes së qirasë me “Partners Law”, ku ndodhen kryesisht objekte që përdoren për evente dhe skenografi.” – ka deklaruar avokati i Xoxës

SHKËLQIM FUSHA

Një biznesmen i pandehur në dosjen e Erion Veliajt është edhe Shkëlqim Fusha, i cili u përfshi në aferën e Teatrit Kombëtar, ku ky i fundit do të ngrejë një kullë mbrapa teatrit.

Shkëlqim Fusha është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk.

Shkëlqim Fusha është pronari i kompanisë së ndërtimit ‘Fusha Shpk’, një kompani e lidhur ngushtësisht me punët publike gjatë periudhës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj, përgjatë tri mandateve të tij.

Sipas SPAK, Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, e cila do të realizohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha. Në këtë rast del në skenë edhe një nga OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e z. Veliaj.

Kjo OJF, sipas hetimeve, ka kryer transaksione të çuditshme bankare, të cilat SPAK i konsideron si përfitime të ardhura nga klientelizmi i bashkëshortit të saj me administratorin e kompanisë ‘Fusha Shpk’.

Nga dokumentacioni i administruar pranë Bashkisë së Tiranës rezulton se ‘Fusha Shpk’, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha, ka përfituar disa herë leje ndërtimi nga kjo bashki. Në një nga këto raste, Erion Veliaj ka firmosur një leje për ndërtimin e një shtëpie në Yrshek, që do të ndërtohej nga kompania ‘Fusha Shpk’.

Pas dhënies së lejes, kompania ‘Fusha Shpk’ ka transferuar një shumë të konsiderueshme parash në llogaritë bankare të dy avokateve, të cilat kanë lidhje të afërta me Ajola Xoxën. Këto avokate kanë kaluar gjysmën e shumës në llogarinë e organizatës ‘Harabel’.

Sipas SPAK, një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për qendrën ‘Harabel’ – e cila, siç u përmend, zotërohet nga Ajola Xoxa – kanë ardhur nga sponsorizime të subjekteve të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Bashkinë e Tiranës. Këto fonde janë përdorur për të paguar qiratë e zonjës Xoxa, si edhe për likuidimin e faturave për shërbime të ofruara nga shoqëri të familjarëve të saj.

Hetimet thellohen më tej dhe zbulojnë se mënyra sesi janë bërë pagesat nga subjekte të caktuara në drejtim të qendrës ‘Harabel’ ngre dyshime të forta për një skemë të strukturuar klienteliste, e cila shtrihet përtej marrëdhënies mes Veliajt dhe kompanisë ‘Fusha’. Në shumë raste, pagesat e sponsorizimeve nuk janë deklaruar si të tilla, por janë realizuar përmes kontratave fiktive për shërbime që nuk rezultojnë të jenë kryer realisht.

MERIMAN PALUSHI

I pandehuri i radhës në dosjen e Erion Veliajt është edhe biznesmeni i ndërtimit Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

Në dosjen e SPAK rezulton se ai kishte planifikuar që të paguante 50 mijë euro për sponsorizimet e aktiviteteve të kryera nga rrjeti i organizatave jo-qeveritare të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliaj. Por, shuma fillestare e sponsorizimit të dyshuar për Ajolën mund të rritej në vlerën e 70-80 mijë eurove, pasi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Veliaj të miratonte një leje ndërtimi për kompaninë “Palushi” shpk.

Ky detaj është deklaruar pranë prokurorëve të SPAK-ut nga financierja Adela Kondakçiu, e cila në Prill 2025 ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë dhe ka deklaruar para prokurorëve episode të ndryshme, mes të cilëve një bisedë me arkitekten private, Albana Koçollari.

E pyetur lidhur me pagesat e kryera nga “Palushi” shpk, Adela Kondakçiu deklaron se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro sponsorizime e ka marrë nga shtetasja Koçollari. Kjo e fundit i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.

Po ashtu, financierja thotë se, pasi ka informuar Ajola Xoxën se kompania private kishte paguar 50 mijë euro, bashkëshortja e Veliajt kishte shprehur shqetësimin se përse kjo vlerë ishte e ulët. Adela Kondakçiu, sipas asaj që ka deklaruar para prokurorëve, ka qetësuar Ajolën, duke i thënë se, pas bisedës me arkitekten Koçollari, pjesa tjetër e pagesës nga “Palushi” shpk do të paguhej në një moment të dytë.

Të dhënat nga burime të hapura tregojnë se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Erion Veliaj.

SOKOL KRYEZIU

Një tjetër biznesmen i marrë i pandehur nga SPAK për dosjen e Erion Veliajt është edhe Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk.

Në vitin 2015, ai ishte fatorino në shoqërinë “Gerard-A” dhe më pas kontrollor në shoqërinë që në atë kohë zotërohej nga Altin Kumara.

Më vonë, Sokol Kryeziu rritet në gradën e kontrollit të shoqërisë së autobusëve, ndërkohë që rezultonte edhe fshesar në drejtoritë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2021, Kryeziu blen kompaninë ku punonte për 33.4 milionë lekë. Vetëm pas një muaji, nëpërmjet disa transaksioneve, Kryeziu e shet licensën e autobusëve tek “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit.

Sipas kontratës, Çausholli e bleu licencës për 100 mijë euro, por ndërkohë merrte përsipër edhe shlyerjen e borxheve që kishte shoqëria “Gerard-A” e Kryeziut për një vlerë prej rreth 1.9 milionë euro. Ndërkohë, kompania “Gerard-A” mbeti në pronësi të Kryeziut

Në një përmbledhje shumë të shkurtër, Sokol Kryeziu ishte fshesari që u bë fatorino, fatorino që u bë pronar autobusësh brenda 5 vitesh dhe, më pas, e shiti licencën tek Çuasholli.

Kompania “Gerard-A”, aktualisht në pronësi të Sokol Kryeziut, ka fituar rregullisht tendera në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, vlera e këtyre tenderave përllogaritet në rreth 6 milionë euro (mbi 600 milionë lekë të reja).

Fshesari dhe fatorinoja Sokol Kryeziu, pasi u bë pronar i madh nga hiçi, zbuloi se kishte edhe shije të holla artistike. Sipas SPAK-u, Kryeziu rezulton se ka blerë vetëm dy piktura, me një vlerë totale prej 50 mijë eurosh, në galerinë “Nan”, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt.

Etiketa: "Agi Kons"BoldnewsdosjaElman AbuleFatmir BektashiGentian SulaGerard-AkontaktMeriman PalushiMirton Likashkelqim fushaSokol KryeziuspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
AKTUALITET

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

17:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Zyrtarisht e pandehur nga SPAK/ Si Klotilda Bushka i bëri presion dëshmitares në zyrën e Ballancës

17:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

17:16 : 10/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

15:47 : 10/09/2025
AKTUALITET

SPAK i caktoi “arrest në shtëpi”, avokati Logu: Nuk jam i përfshirë në asnjë episod korrupsioni

14:54 : 10/09/2025
Para

SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

TË GJITHA

E papritur! Arrestohet ylli i serialit ‘Breaking Bad’

20:26 : 10/09/2025

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025

“Kurbani” i mandatit të radhës

20:17 : 10/09/2025

E rëndë në Durrës, mbytet në det 16-vjeçari

20:04 : 10/09/2025

EMRAT/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

20:02 : 10/09/2025

Koka: Deklarata e Van Horn skaner i rrezikut ku ndodhet Shqipëria, rreziku ka emrin Edi Rama

20:02 : 10/09/2025

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

19:47 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com